Sport

Reagojnë “Dardanët”: Suksese pasardhësit, falënderime trajnerit Challandes

Pas 40 ndeshjeve si trajner i ekipit A të Kosovës, Challandes ka regjistruar 17 fitore, tetë barazime dhe 16 humbje.

Publikuar

Sot, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar që trajneri Bernard Challandes nuk do të jetë më trajneri i Kombëtares së Kosovës.

Pas 40 ndeshjeve si trajner i ekipit A të Kosovës, Challandes ka regjistruar 17 fitore, tetë barazime dhe 16 humbje.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe tifo-grupi kosovar “Dardanët”, të cilët e falënderuan Challandes për kontributin e dhënë drejt Kosovës, dhe i uruan suksese pasardhësit të tij në kombëtare.

“Lamtumirat nuk janë asnjëherë momente të gëzueshme, sa janë çast i mirë për reflektim. Ne, tifozët e Kosovës, Bernard Challandes’in dëshirojmë ta falënderojmë për kontributin që dha te Kosova, me aq sa mundi të na ndihmojë. Çdo cikël e ka fundin e tij. I Challandes preku fundin, mirëpo ne do ta respektojmë për momentet e delirit që përjetuam nën drejtimin e tij në disa faza të caktuara”, shkruante në postimin e “Dardanëve” në “Facebook”.

“Nga trajneri i ri dhe zyrtarët që do të punojnë me të, presim rezultate konform pritshmërive objektive, qasje serioze dhe profesionale, si dhe zell të punës. Suksese pasardhësit, ndërsa trajnerit Challandes – faleminderit dhe shëndet”, shkruante më tej në postimin e “Dardanëve”.

Nën drejtimin e Challandes, në tre ndeshjet e fundit që Kosova i zhvilloi, regjistroi humbje kundër Kombëtares së Spanjës, Suedisë dhe asaj të Gjeorgjisë.

Lajmet

Neymar tregon një nga momentet më të këqija në karrierë

29-vjeçari i Paris Saint-Germain po ashtu tregoi që ditët e tij të futbollit janë pranë fundit.

Publikuar

nga

Ylli brazilian, Neymar ka treguar që lëndimi i tij që e pësoi në çerekfinale të Kupës së Botës në vitin 2014, ishte një nga momentet më të këqija në karrierën e tij.

Gjatë xhirimeve të një dokumentari të ri me emrin “Neymar dhe Rendi i Mbretërve”, 29-vjeçari i Paris Saint-Germain po ashtu tregoi që ditët e tij të futbollit janë pranë fundit.

Gjatë Kupës së Botës së vitit 2014, Neymar pësoi një lëndim në çerekfinale, ku mbrojtësi i Kolumbisë Camilo Zuniga bëri një ndërhyrja nga mbrapa duke e lënduar në shpinë yllin brazilian.

“Ishte një nga momentet më të këqija të karrierës sime. Më ka shkatërruar ëndrrën që të vazhdojë të luajë në Kupën e Botës. Kur e ndjeva dhimbjen në shpinë, e mbaj mend që Marcelo dëshironte që të më ndihmonte, por me të vërtetë kisha shumë dhimbje”, tha Neymar.

“Më pas u mundova të lëvizja këmbët, por nuk mundja ta bëjë. Nuk e kisha fuqinë që të kthehesha përsëri në këmbë. Iu thash atyre që nuk mundem, nuk mundem të ndjej asgjë. Doktori më tha, kam lajme të mira dhe të këqija. Kërkova lajmin e keq, dhe ai më tha që Kupa e Botës për ty ka përfunduar. Kurse lajmi i mirë ishte që kam qenë vetëm 2 centimetra larg që mos të kisha mundësinë për të ecur më”, shtoi Neymar.

Asokohe, Kombëtarja e Brazilit siguroi kualifikimin tutje për në gjysmëfinale pa Neymarin, ku më pas u shpartallua me rezultat 7:1 nga Gjermania, në njërën nga ndeshjet më turpëruese në histori të Kupës së Botës.

Vazhdo të lexosh

Sport

Fortesa Orana e bronztë në Kampionatin Ballkanik

Në luftën për të bronztën, karateistja kosovare mposhti Simona Simovska të Maqedonisë së Veriut.

Publikuar

nga

Karateistja kosovare, Fortesa Orana ka arritur të fitojë sot medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik të karatesë që po zhvillohet në Poreç të Kroacisë.

Gjatë rrugëtimit deri te medalja e bronztë, Orana regjistroi tri fitore në kategorinë e saj mbi 68 kilogramë.

Në luftën për të bronztën, karateistja kosovare mposhti Simona Simovska të Maqedonisë së Veriut.

Skuadra kosovare e karatesë është duke u përfaqësuar në Kampionatin Ballkanik me 11 garues.

Vazhdo të lexosh

Sport

Drenica mposht Feronikelin, Ulpiana ndal Dritën

Skuadra e Drenicës shënoi fitore sot me rezultat të thellë 4:0 kundër Feronikelit, kurse Ulpiana barazoi me rezultat 1:1 kundër Dritës.

Publikuar

nga

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të xhiros së nëntë në Superligën e Kosovës, ku skuadra e Dritës i është rikthyer fitores, kurse Drita u ndal si mysafire nga skuadra e Ulpianës.

Skuadra e Drenicës shënoi fitore sot me rezultat të thellë 4:0 kundër Feronikelit, kurse Ulpiana barazoi me rezultat 1:1 kundër Dritës.

Me tre pikët e reja, skuadra e Drenicës tani pozicionohet në vendin e parë në tabelë me 17 pikë, një më shumë se Ballkani në vendin e dytë por me një ndeshje më pak. Në anën tjetër, Feronikeli zë pozitën e shtatë me gjithsej 10 pikë.

Kurse, nga barazimi mes Ulpianës dhe Dritës, skuadra nga Lipjani gjendet në pozitën e tetë me shtatë pikë, ndërsa Drita pozicionohet në vendin e katërt me 13 pikë, aq sa ka edhe Gjilani në vendin e tretë.

Rezultatet e ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës i gjeni më poshtë:

Drenica 4 – 0 Feronikeli

KF Ulpiana 1 – 1 Drita

Vazhdo të lexosh

Sport

Drenica-Feronikeli, përfundon pjesa e parë

Rezultati pas pjesës së parë është 3:0 në favor të Drenicës.

Publikuar

nga

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes skuadrës së Drenicës dhe asaj të Feronikeli, ku momentalisht nikoqirët gjenden në avantazh prej tre golave.

Ndeshja filloi me 11 minuta vonesë, për shkak të mungesës së auto ambulancës.

Rezultatin fillimisht e zhbllokoi Kreshnik Uka, i cili shënon në minutën e 12’ të ndeshjes për ta kaluar Drenicën në epërsi. Epërsinë e dyfishoi mesfushori brazilian Denisson, i cili shënon në minutën e 25’ për 2:0.

Golin e fundit për Drenicën në pjesën e parë e shënoi Baton Zabërgja në minutën e 40’.

Rezultati pas pjesës së parë është 3:0 në favor të Drenicës.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara