Sport

PSG ofron 80 milionë për Thuram, Inter ka gati zëvëndësuesin e tij

Skuadra parisiene e sheh Thuramin si futbollistin e duhur për të zëvendësuar Kylian Mbappen.

Publikuar

Marcus Thuram mund të largohet nga Interi në fund të sezonit. Aventura e sulmuesit francez me klubin zikaltër mund të përfundojë pas vetëm një sezoni, pasi 26-vjeçari ka përfunduar në shënjestrën e Paris Saint-Germainit.

Skuadra parisiene e sheh Thuramin si futbollistin e duhur për të zëvendësuar Kylian Mbappen, i cili do të largohet me parametra zero në fund të sezonit dhe skuadra është e gatshme të paguajë deri në 80 milionë euro për kartonin e tij.

Natyrisht kjo shifër josh Interin, që mori Thuramin me parametra zero verën e kaluar dhe nëse arrin ta shesë për 80 milionë, atëherë mund të rregullojë kushtet financiare.

Në të njëjtën kohë, Marotta dhe Ausilio kanë nisur të bëjnë edhe llogaritë, pasi me 80 milionë euro mund të afrojnë dy futbollistë me peshë, sulmuesin islandez Gudmundsson nga Genoa dhe mbrojtësin italian Buongiorno nga Torino.

Në këtë mënyrë, jo vetëm që reparti i sulmit do të mbetej i kompletuar, por do të vinte edhe një mbrojtës i të tashmes dhe të ardhmes, teksa të dy bashkë mund të marrin një pagë aq sa merr aktualisht Thuram te Interi./UBTNews/

Sport

Thiago Silva i jep lamtumirën skuadrës së Chelsea

Publikuar

nga

Thiago Silva do të largohet nga Chelsea këtë verë pas katër vitesh. Braziliani u bashkua me anglezët si transferim i lirë në gusht të vitit 2020 dhe ka bërë 151 paraqitje me fanellën blu, duke fituar Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën e UEFA-s.

Chelsea do të thotë shumë për mua. Erdha këtu me qëllimin që të qëndroj vetëm për një vit dhe përfundova në katër vjet. Jo vetëm për mua, por edhe për familjen time. Djemtë e mi luajnë për Chelsean kështu që është një burim krenarie e madhe të jesh pjesë e kësaj familje. Shpresoj që ata të mund të vazhdojnë karrierën e tyre këtu në këtë klub fitimtar ku shumë lojtarë dëshirojnë të jenë pjesë.” –  u shpreh Silva në një mesazh emocionues për tifozët.

Në anën tjetër, ai nuk e përjashtoi mundësinë që një ditë të jetë sërish pjesë e Chelseat në ndonjë rol tjetër.

Unë mendoj se në gjithçka që kam bërë këtu gjatë katër viteve, kam dhënë gjithmonë gjithçka. Por, për fat të keq, çdo gjë ka një fillim, një mes dhe një fund. Kjo nuk do të thotë se ky është një fund përfundimtar. Shpresoj që pasi të largohem. dera hapet që në një të ardhme të afërt të mund të rikthehem, edhe pse në një rol tjetër këtu, por…është një dashuri e papërshkrueshme”, – shtoi ndër tjerash ai.

Lamtumirat janë për ata që ikin dhe nuk kthehen më. Kam ndërmend të kthehem një ditë” – përfundoi Silva.

Vazhdo të lexosh

Sport

Muhamet Hyseni “Ylli i javës” për javën e 31-të në Albi Mall Superligë

Publikuar

nga

Çmimi “Ylli i javës” për javën e 31-të në Albi Mall Superligë i ka takuar sulmuesit të Llapit, Muhamet Hyseni.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Skender Krapa, Fatmir Mehmeti dhe Fisnik Ademi.

Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e 31-të t’i takoj Muhamet Hysenit, i cili shënoi të dy golat për fitoren e skuadrës nga Podujeva në udhëtim ndaj Prishtinës.

Pasi mori këtë çmim, Hyseni u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës.

Ndihem jashtëzakonisht mirë pasi që për herë të pestë shpallem “Ylli i Javës”, çmim ky që vjen pas paraqitjeve shumë të mira në vazhdimësi të të gjithë ekipit. Kjo po më ndihmon edhe mua të realizoj gola dhe të fitoj këtë çmim. Tek Llapi kemi një atmosferë fantastike dhe jemi shumë të bashkuar, andaj besoj që do ta mbyllim sezonin me trofeun e kampionit që e kemi si synim. Na mbetet që edhe këto pesë ndeshjet e fundit të japim maksimumin dhe t’i gëzojmë gjithë tifozët llapjanë dhe “Legjendat” – u shpreh Hyseni për faqen zyrtare të FFK-së.

Vazhdo të lexosh

Sport

Gripshi te Suhareka? – trajneri Arsim Thaqi sqaron gjithçka

Publikuar

nga

Në duelin e fundit ndërmjet Ballkanit dhe FC Suharekës u shfaq një fotografi e yllit të Ballkanit, Nazmi Gripshi me fanellën e Suharekës, duke ngjallur kështu spekulime se ai mund të bëjë një lëvizje tek rivali i Ballkanit.

Për këto pretendime ka folur edhe trajneri i FC Suharekës, Arsim Thaçi i cili ka mohuar që skuadra e tij të ketë nisur bisedimet për transferimin mesfushorit nga Shqipëria edhe pse nuk e ka fshehur dëshirën që ta kishte atë në skuadrën e tij.

Unë dhe secili trajner do të kishim dëshirë ta kishim Gripshin në ekip sepse vërtetë ka treguar cilësi të jashtëzakonshme me Ballkanin, por nganjëherë gjërat varen edhe nga lojtarit dhe rrethanave të tjera, jo vetëm prej dëshirës së trajnerit apo klubit. Kështu që ajo që është e vërtetë duhet të deklarojë se nuk besoj asnjë prej klubit tonë, as për Gripshin, por Endrit Krasniqi që ka dalë se ka filluar negociata me Suharekën, nuk ka asnjë lojtar që filluar negociata me Suharekën dhe nuk besoj që do të fillojë pa përfunduar kampionati” – ka thënë Thaçi.

Përndryshe, FC Suhareka është liderë e grupit A të Ligës së Parë me 50 pikë dhe është shumë afër titullit kampion dhe inkuadrimit në Superligën e Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Sport

Werder Bremen interesohet për sulmuesin kosovar të Rapid Bucurestit

Publikuar

nga

Rapid Bucurest mund të humbasë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës që ka në këtë sezon. Bëhet fjalë për Ermal Krasniqin i cili të cilin ka një ofertë nga Bundesliga. I transferuar nga Cluj në fillim të këtij viti, sulmuesi kosovar mund të largohet nga kampionati romun në verë, sipas raportimeve të mediave në Rumani.

Rapid ka marrë një ofertë për transferimin e Krasniqit. E kemi fjalën për Werder Bremenin, vendin e 10-të në Bundesligë. “Rapidistët” kërkojnë për Ermal Krasniqin 3 milionë euro plus një përqindje prej 20% për një transferim të mundshëm. Të shohim nëse palët arrijnë marrëveshje” – ka thënë gazetari Horia Ivanovici, për “FANATIK”.

Sulmuesi 25-vjeçar ka luajtur 13 ndeshje me fanellen e Rapid Bucurestit ku edhe ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar tri asistime. Teksa, çmimi i tij në tregun e transferimeve arrin në shifrën e 1.5 milionë eurove.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara