Sport

PSG-ja assesi të heqë dorë nga Pogba

Publikuar

Merkato faraonike që po kryen PSG nuk pritet të ndalet tani. Objektivi i deklaruar është Paul Pogba dhe edhe pse ka pasur një ngadalësim në javën e fundit, britanikja “the Athletic” raporton se kontaktet kanë rifilluar në mënyrë intensive në dy akse, PSG-Pogba dhe PSG-Manchester United.

Edhe pse kontrata mes mesfushorit francez dhe klubit anglez skadon vetëm një vit nga sot, Manchester United nuk kërkon të ulë asnjë qindarkë nga 60 milion eurot që i ka vendosur si çmim kartonit të futbollistit, dhe në këtë pikë negociatat vazhdojnë edhe pse marrëveshje për momentin nuk ka, ndërkohë që dhe vetë Pogba pretendon 18 milion euro në sezon.

PSG pavarësisht se që në çastin kur Sheiku Al Khealiffi mori drejtimin e klubit ka pasur gjithmonë një buxhet të rëndësishëm, duket se nuk është gati t’i ofrojë 28-vjeçarit një shifër të tillë, pa harruar që do t’i paguajë komisione të kripura edhe përfaqësuesit të Pogbas, Mino Raiolës.

Për momentin dëshira e PSG për ta sjellë futbollistin e kombëtares franceze në kryeqytetin e Francës është e madhe, por kërkesat e larta financiare të Manchesterit dhe të lojtarit kanë bërë që marrëveshja të jetë ende larg, edhe pse kontaktet janë shtuar ndjeshëm me shpresën e parisienëve që klubi dhe Pogba të reduktojnë deri diku pretendimet e tyre.

Në sezonin e shkuar mesfushori zbriti në fushë 42 herë me skuadrën angleze duke shënuar 6 gola e dhuruar 9 asiste.

Sport

Benzema rekord të ri për këtë shekull

Francezi shënoi dy gola dhe tani ka tetë gola për këtë sezon në La Liga.

Publikuar

nga

Real Madridi mbrëmë e sfidoi Majorkën me rezultat (6:1) në javën e 6-të të kampionit spanjoll, ndërsa sulmuesi i “mbretërorëve” Karim Benzema vendosi rekord.

Francezi shënoi dy gola dhe tani ka tetë gola për këtë sezon në La Liga.

Nëse i shtohen edhe shtatë asistimet, futbollisti 33 vjeçar ka pjesëmarrje në 15 sulme efektive për ekipin e tij.

Askush deri më tani në shekullin 21 nuk ka statistikë të tillë në gjashtë ndeshjet e para në sezon.

Benzema luan për Real Madridin që nga viti 2009. Për këtë kohë, ai luajti 565 ndeshje në të gjitha turnet me klubin dhe shënoi 285 gola, duke arritur kufirin prej 200 goditjeve në kampionatin spanjoll/ATSH-MIA.

Vazhdo të lexosh

Sport

Ideja e FIFA-s për Kupë Bote çdo dy vite ngjall shqetësim te klubet

FIFA ka propozuar që çdo dy vite të ketë një turne botëror për përfaqësueset e futbollit.

Publikuar

nga

Nisma e FIFA-s për të organizuar një kampionat botëror çdo dy vite ka nxitur pakënaqësitë te klubet e futbollit, të cilat së fundmi janë shqetësuar për idenë e ngjeshjes së kalendarit të ndeshjeve.

FIFA ka propozuar që çdo dy vite të ketë një turne botëror për përfaqësueset e futbollit. Kjo do të thotë më tepër ndeshje kualifikuese dhe kalendar më impenjativ në disa pjesë të sezoneve për kampionatet lokale.

Shoqata e Klubeve të Futbollit reagoi ditën e sotme duke theksuar se plani i ri-shikimit të kalendarëve sportivë mund të çojë në një gjendje kaotike të aktiviteteve të klubeve.

Klubet kanë shprehur kritika edhe për mënyrën se si FIFA po mundohet ta paraqesë reformën në publik. Ata thonë se nuk janë përfshirë në mënyrë konstruktive në diskutim, teksa FIFA po bën më së shumti fushata “PR-i”.

Arsene Wenger, drejtues i zhvillimeve botërore të futbollit në FIFA, tha për BBC se propozimi ishte në të mirë të futbollit dhe prej tij do të përfitojnë të gjithë. Por klubet e shohin disi më ndryshe.

Shoqata që mbledh bashkë mbi 230 klube, iu drejtua sot FIFA-s duke thënë se ndryshimet që kërkohen për të organizuar më shpesh kampionate botërore janë të nevojshme, por nuk duhet të realizohen njëanësisht pa pasur gjithëpërfshirje.

Nga UEFA kohë më parë është deklaruar pozicioni skeptik ndaj propozimit të FIFA-s. Presidenti Aleksandar Ceferin ka thënë se organizimi më i shpeshtë i Kupës së Botës do i veniste asaj rëndësinë.

Vazhdo të lexosh

Sport

Rusia, stacioni i radhës në Formula 1

Gara e 15-të e organizimit do të mbahet mbi 53 xhiro në pistën Soçi prej 5.8 kilometrash në rajonin Krasnodar të Rusisë.

Publikuar

nga

Rusia do të jetë vendi pritës i garës së 15-të të sezonit në Kampionatin Botëror të Formula 1, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gara e 15-të e organizimit do të mbahet mbi 53 xhiro në pistën Soçi prej 5.8 kilometrash në rajonin Krasnodar të Rusisë.

Xhirot e renditjes për Çmimin e Madh të Rusisë do të zhvillohen nesër në orën 14:00 ndërsa gara do të fillojë të dielën më 26 shtator në të njëjtën orë.

Deri më tani Max Verstappen nga Red Bull Honda ka fituar 7 gara, Lewis Hamilton nga Mercedes 4, Sergio Perez nga Red Bull-Honda, Esteban Ocon nga Alpine dhe Daniel Ricciardo nga McLaren-Mercedes nga një garë.

Klasifikimi i 5 vendeve të para për pilotët dhe ekipet janë si më poshtë:

Klasifikimi i pilotëve

1. Max Verstappen (Holandë): 226.5 pikë

2. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 221.5

3. Valtteri Bottas (Finlanda): 141

4. Lando Norris (Britani e Madhe): 132

5. Sergio Perez (Meksikë): 118

Klasifikimi i ekipeve​​​​​​​

1. Mercedes 362.5

2. Red Bull-Honda: 344.5

3. McLaren-Mercedes: 215

4. Ferrari: 201.5

5. Alpine-Renault: 95

Vazhdo të lexosh

Sport

Bernard Berisha operohet me sukses

Berisha ka treguar se gjithçka ka shkuar për mrekulli.

Publikuar

nga

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës dhe Akhmat Groznyt, Bernard Berisha ka kryer me sukses operimin e bërë së fundmi në qytetin e Romës.

Berisha ishte duke zhvilluar një fillim sezoni pozitiv në Superligën e Rusisë me skuadrën e Akhmat Groznyt.

Megjithatë, një dëmtim në krahë ka bërë që ai të ketë nevojë për një ndërhyrje kirurgjike.

Ajo ndërhyrje ka ndodhur tashmë dhe Berisha ka treguar se gjithçka ka shkuar për mrekulli.

“Operacioni u krye me sukses! Një falënderim i madh për të gjithë ekipin në Klinikën Villa Stuart në Romë për mbështetjen e tyre aktive dhe të dashur”, ka shkruar Berisha në profilin e tij privat.

Ndryshe, djaloshi pejan shumë shpejt pritet t’i kthehet fushave të blerta, pasi ky lëndim nuk llogaritet si i rëndë dhe që mund ta lë shumë javë jashtë fushave.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara