Kuriozitete

Pse olimpistët kafshojnë medaljet e tyre dhe çfarë bëjnë me to?

Publikuar

Pamja e një olimpisti të gëzuar që qëndron në majë të podiumit pas fitores dhe vendosja e medaljes së artë në mes dhëmbëve po ndodh shumë shpesh.

Në Lojërat Olimpike 2020 në Tokio keni mundur ta shihni këtë shumë shpesh. Llogaria zyrtare e Tokios 2020 bërë përpjekje që t’u kujtonte njerëzve se medaljet nuk janë të ngrënshme.

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Shoqërisë Ndërkombëtare të Historianëve Olimpikë, David Wallechinsky, tregoi se ky gjest është një përpjekje për të kënaqur mediat.

Një fenomen i tillë nuk është vetëm në Lojërat Olimpike. Për çiklistin slloven Primoz Roglic, i cili fitoi medaljen e artë tregoi se medalja e kishte befasuar.

Boksieri Superstar Wladimir Klitschko e shiti medaljen e artë që ai fitoi në Lojërat Atlanta 1996 për 1 milion dollarë, me fondet që shkuan në fondacionin vëllezërit Klitschko, një bamirësi e krijuar nga ai dhe vëllai i tij Vitali për të ndihmuar fëmijët e varfër në jetën e tyre.

Notari amerikan Anthony Ervin nxori në ankand medaljen e tij të artë olimpike të vitit 2000 në eBay për të ndihmuar të mbijetuarit e cunamit të Oqeanit Indian të vitit 2004./CNN/KlanKosova

Kuriozitete

Autobusi shndërrohet në shtëpi ëndrrash

Ata filluan të jetojnë aty që nga viti 2015.

Publikuar

nga

Një çift nga ishulli australian Tasmanian e ka shndërruar një autobus të vitit 1985 në një hapësirë të vogël jetese. Ata gjithashtu kanë rritur fëmijët aty.

Emma Hill, 36-vjeçare dhe bashkëshorti i saj, Nick Hill, 41-vjeçar, blenë këtë autobus në çmim prej 6 mijë dollarësh në një listë të faqes Gumtree në vitin 2014, dhe kaluan pothuajse gati një vit për ta kthyer në shtëpinë e ëndrrave.

Ata thanë për mediumin Insider se bashkë me fëmijët e tyre filluan të jetojnë nga viti 2015 në autobus derisa nuk e kishin rregulluar plotësisht. Lidhur me jetesën e tyre në këtë autobus kanë hasur në paragjykime.

Nick dhe Emma thanë që të qenit ekonomik ishte një përparësi kryesore për jetesën e tyre në autobus dhe ata morën shumë artikuj të dorës së dytë./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Binjaket më të vjetra në botë

Publikuar

nga

Dy motra binjake japoneze janë certifikuar nga libri i rekordeve Guinness si binjaket identike më të vjetra në botë, në moshën 107-vjeçare. Të lindura më 5 nëntor të vitit 1913, Umeno Sumiyarma dhe Koume Kodama mbushën 107 vjet e 300 ditë më 1 shtator të këtij viti.

Binjaket u lindën në ishullin Shodo, në prefekturën Kagawa. Ato tani jetojnë në shtëpi kujdesi të ndryshme.

Ato u paragjykuan shumë që ishin binjake, prandaj Sumiyama dhe Kodama jetuan të ndara nga njëra-tjetra që në moshë të re.

Kodama u largua nga Ishulli Shodo pas shkollës fillore dhe më vonë u martua me dikë jashtë ishullit, kështu që binjaket përfunduan duke jetuar më shumë se 300 kilometra larg njëra-tjetrës, thanë nga Guinness.

Për shkak të situatës me COVID-19, certifikatat iu dërguan atyre përmes postës./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Gruaja 60-vjeçe që nuk mban mend emrin e saj, gjendet në një ishull të Kroacisë

Publikuar

nga

Policia kroate është lënë në mëdyshje pasi një grua e gjakosur dhe e mavijosur që flet ‘anglishte të përsosur’ u gjet në një shkëmb në det në një ishull kroat.

Gruaja, që mendohet të jetë në të 60-at, u vu re nga një peshkatar ndërsa ishte në shkëmbinj të dhëmbëzuar në ishullin Krk, Kroaci.

Ajo kishte pësuar prerje në fytyrë dhe u tha autoriteteve se nuk e kishte idenë se si kishte arritur atje, raporton The Sun, sipas së cilës autoritetet kroate ende nuk kanë mund që të konfirmojnë kombësinë e saj.

Gruaja kishte mbijetuar disa net në një zonë ku dihet se arinjtë enden dhe ajo u shpëtua nga një ekip prej 14 personash që ecën dy kilometra mbi shkëmbinj për të arritur tek ajo.

Zyrtarët thanë se ajo nuk kishte pasaportë, dokumente ose telefon dhe mezi mund të pinte ujë pasi ishte aq e dobët dhe ajo tashmë ndodhet në spital për tretman mjekësor.

Një banore që jeton pranë zonës ku u gjet gruaja, tha për mediat kroate se është e çuditshme që ajo kishte shkuar fare në zonë.

“Është një pjesë jashtëzakonisht e paarritshme e gjirit me gurë tmerrësisht të mprehtë – fjalë për fjalë brisqe që presin gomën në këpucët tuaja. Nuk ka jetë apo kafshë përveç derrave të egër ose arinjve të cilët dinë të notojnë këtu në kërkim të ushqimit, por kjo është një gjë e rrallë sepse nuk ka ushqim, asgjë. Një grua në atë moshë sigurisht që nuk mund të notonte në atë distancë, ajo ka nevojë për forcë të jashtëzakonshme,” tha ajo.

Ishulli Krk është ishulli më i madh në detin Adriatik dhe shtëpia e 17.000 banorëve. Ndodhet rreth 30 km larg qytetit të Rjekës.

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Mesazhi në shishe nga Japonia del në bregdetin e Havait pas 37 vjetësh

Publikuar

nga

37 vjet më parë studentët e një shkolle të mesme lëshuan një shishe qelqi me një mesazh në oqean në Japoni. Pas 37 vitesh ky mesazh në shishe u gjet në një ishull në Hawaii, rreth 6 mijë kilometra larg.

Studentët e klubit të shkencave natyrore në Shkollën e Mesme Choshi në prefekturën lindore të Chibas lëshuan shishen në vitin 1984 si pjesë e një projekti për të hetuar rrymat e oqeanit, njoftoi gazeta japoneze Mainichi.

Sipas mediave të huaja, në total 750 shishe ishin lëshuar në oqeanin afër ishullit Miyakejima në Tokio, në vitet 1984 dhe 1985.

E fundit u gjet në vitin 2002 në ishullin Kikaijima në prefekturën Kagoshima të Japonisë jugperëndimore. Pastaj në qershor, një 9-vjeçare, Abbie Graham gjeti shishen në një plazh shkëmbor në Havai. Brenda ishin formularët e kontaktit në japonisht, anglisht dhe portugalisht që shpjegonin se ishte lëshuar në brigjet e Choshi, dhe i kërkonin gjetësit të kontaktonte shkollën.

Abbie dërgoi format e kontaktit përsëri në shkollën e mesme “Choshi”, së bashku me një vizatim të saj dhe motrës së saj që hanin sushi, në fillim të shtatorit.

Zëvendësdrejtori Jun Hayashi tha se nuk e kishin imagjinuar asnjëherë se do ta gjenin edhe një shishe tjetër 37 vjet më vonë.

Që nga viti 1985, shishet e lëshuara nga shkolla janë gjetur në 17 vende, përfshirë Filipinet, Kinën dhe bregun perëndimor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara