Kronika e zezë

​Prokuroria jep detaje nga vrasja e rëndë në Prishtinë

Derisa në vendin e ngjarjes Ulaj tha se janë sekuestruar gëzhoja, veturë e prova të tjera materiale të cilat do të shërbejnë në procedurën penale.

Publikuar

Pas vrasjes së rëndë në Prishtinë që ndodhi një ditë më parë, prokuroria ka dhënë detaje për rastin.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, tha se prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bashkë me njësitë relevante kanë ndërmarrë veprime hetimore në vendin e ngjarjes.

“Sipas hetimeve preliminare dyshohet se nga të shtënat me armë zjarri është vrarë një person, ndërsa tre persona të tjerë janë plagosur dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ku njëri prej tyre e ka gjendjen më të rëndë shëndetësore”, thuhet në përgjigje.

Derisa në vendin e ngjarjes Ulaj tha se janë sekuestruar gëzhoja, veturë e prova të tjera materiale të cilat do të shërbejnë në procedurën penale.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, derisa në koordinim me policinë po zhvillohen hetime për arrestimin e të dyshuarve dhe sigurimit të prezencës së të njëjtëve në procedurën penale”, thuhet në njoftim.

Derisa edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje të këtij rasti.

“Dyshohet se pas një konfrontimi në mes të dy grupeve ka ardhur deri tek gjuajtja me armë zjarri, ku si pasojë një mashkull kosovar ka vdekur, ndërsa një femër kosovare është plagosur dhe e njëjta është dërguar në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Lidhur me rastin dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë në kërkim policor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML. Rasti nën procedura hetimore”, përfundon njoftimi i policisë.

Kronika e zezë

Raportohen shtatë raste të dhunës brenda një dite

Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Pejë, Fushë Kosovë, Lipjan, Viti.

Publikuar

nga

Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë. Viktimat të gjitha ishin femra, të cilat i kanë raportuar burrat për dhunë. Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Pejë, Fushë Kosovë, Lipjan e Viti.

Raportet e plota të Policisë:

Lipjan/25.04.2024 – 07:36. Viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka pasur dhunë nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt hetimore.

Fushë Kosovë/25.04.2024 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Prishtinë/25.04.2024 – 13:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se më datë 03.04.2024 i dyshuari mashkull e kishte dëbuar nga shtëpia e tyre. I dyshuari nuk është hasur ne lokacion, përderisa rasti është duke u hetuar.

Prishtinë/25.04.2024 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit të palëve me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Prishtinë/ 25.04.2024 – 1 2:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar.

Viti/ 25.04.2024 – 19:00. Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje dyshohet se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje .

Pejë/25.04.2024 – 13:12. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje verbale dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima nuk ka dëshiruar të marrë tretman mjekësor dhe pas intervistimit është kthyer në shtëpinë e saj. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar ne mbajtje./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Në Viti u sekuestruan 300 kg duhan dhe 500 pako cigare

I dyshuari, një 47-vjeçar nga komuna e Vitisë, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Publikuar

nga

Në komunën e Vitisë, Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet me targa vendore, në të cilin ka gjetur dhe sekuestruar 500 pako cigare të gatshme dhe 300 kg duhan të grirë refuz, të cilat dyshohet se i kishte kontrabanduar nga Maqedonia Veriore përmes rrugëve malore në fshatin Lubishtë të Vitisë.

Gjithsej janë sekuestruar 500 kg duhan me vlerë mbi 6.000 € ndërsa shmangiet doganore janë mbi 20.000€.

I dyshuari, një 47-vjeçar nga komuna e Vitisë, është dërguar në mbajtje për 48 orë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Arrestohet një person i dyshuar për sulm seksual në Ferizaj

I njëjti ishte në lidhje dashurie me viktimën e moshës se mitur tani e një vit.

Publikuar

nga

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Sulmi seksual” sipas KPRK-së.

Në njoftim thuhet se ekziston dyshimi se i njëjti ishte në lidhje dashurie me viktimën e moshës se mitur tani e një vit, andaj me këto veprime dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual” nga neni 229 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit Xh.I., brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente”, thuhet në komunikatë.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Gjuajtje me armë në Prishtinë pas një mosmarrëveshje në komunikacion

Rasti është duke u hetuar.

Publikuar

nga

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për të shtënat me armë zjarri në Hajvali. Siç bën të ditur policia në raportin 24-orësh pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion, një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tjetrit.

Në vendin e ngjarjes njësia e hetimeve dhe krimteknikës ka sekuestruar një gëzhojë. Rasti është duke u hetuar.

 “Rr. Brigada 153, Hajvali, Prishtinë. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje në komunikacion, një i dyshuar nga një veturë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Në vendin e ngjarjes njësia e hetimeve dhe krimteknikës kanë sekuestruar një gëzhojë. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara