Lajmet nga UBT

Programi Shëndeti dhe Aktiviteti Fizik në UBT – multidisiplinar dhe mbështetës në zhvillimin tuaj profesional

Ky program është multidisiplinar dhe ofron mundësi pune në institucione të llojeve të ndryshme.

Publikuar

Duke u bazuar në nevojat bashkëkohore të cilat kërkojnë bashkëpunimin mes shkencave të sportit dhe atyre mjekësore, sigurimin e kuadrove profesionale në menaxhimin e shëndetit publik, si dhe orientimin e fëmijëve dhe të rinjve në aktivitete fizike dhe sportive, UBT ka themeluar një program unik në nivelin master, programin Shëndeti dhe Aktiviteti Fizik.

Ky program përqendrohet në pesë fusha: edukimi mbi mënyrën e jetesës (lifestyle training), etapat e jetës (ages of life), sëmundjet dhe kategoritë me nevoja të veçanta (disease and disability), ndërmjetësimi social (social mediation), hulumtime (research).

Program Shëndeti dhe Aktiviteti Fizik në UBT, është multidisiplinar dhe ofron mundësi pune në institucione të llojeve të ndryshme në fushat sportive dhe mjekësore, mundësi për të startuar biznese të reja, diplomë e njohur ndërkombëtarisht dhe mundësi studimi jashtë vendit përmes Erasmus+, bashkëpunimi me industrinë që siguron punësim të menjëhershëm në institucione të ndryshme sportive dhe mjekësore, si dhe përfshinë teknologjinë e avancuar si; EON reality, 5G, në procesin mësimor.

Qëllimi i këtij programi master do të jetë të zhvillojë një profil më të lartë profesional, i përshtatshëm për të trajtuar kompleksitetin e shëndetit dhe mirëqenies në një qasje gjithëpërfshirëse, dhe rolin themelor që sporti dhe mënyra e jetesës mund të kenë në forcimin e ekuilibrit personal, si dhe për të promovuar integrimin social, ndërmjetësimin e konflikteve, menaxhimin e krizave, në kohezionin social dhe qëndrueshmërinë dhe të ndihmojë rimëkëmbjen në rast emergjencash ose fatkeqësish natyrore.

Duke u bazuar në faktin se ky program është multidisiplinar, në vete përfshinë përmbajtje nga fusha të ndryshme si: shkenca sportive, mjekësore, sociale, dhe bazuar në këtë, studentë të diplomuar nga fusha të ndryshme atakohen në këtë program, që ka për qëllim profesionalizimin e tyre në menaxhimin e shëndetit përmes aktiviteteve fizike.

Lajmet nga UBT

Në UBT instalohet turbina me erë, mbështetur nga bizneset e suksesshme të diasporës në Zvicër

UBT është pajisur me turbinat me erë nga biznesmenët Arif Hoti dhe Ben Hoti, nga kompania “HOTI METAL SA”.

Publikuar

nga

Bizneset e suksesshme të diasporës në Zvicër, i kanë dhënë UBT-së një mbështetje të madhe, duke i dhuruar një turbinë e cila gjeneron energji me erë, dhe duke e ndihmuar kështu UBT-në në kompletimin e ekosistemit të gjenerimit të rrymës alternative në qytetin e mençur të UBT-së, siç njihet UBT Smart City.

UBT është pajisur me turbinat me erë nga biznesmenët Arif Hoti dhe Ben Hoti, nga kompania “HOTI METAL SA”, degë e kompanisë zvicerane “BRANDT SA”, përmes së cilave do të bëhet përfitimi i energjisë elektrike, duke e konvertuar të kinetike në atë mekanike, përmes helikave të përbërë nga dy e më shumë fletë të lidhura me gjeneratorin elektrik.

Turbinat me erë fillimisht do të jenë me një kapacitet prej 24 watt për orë, nëse era frynë me një shpejtësi nominale mbi 3.5 m/s, dhe do të shërbejnë si burim shtesë i furnizimit primar nga rrjeti elektrik, si dhe si burim autonom për furnizim rezervë nga bateritë që mbushen nga prodhimi tepricë i centrales me erë.

Kësisoj, UBT në Parkun Shkencor Inovativ në Lipjan do të prodhojë me kapacitetet e saj energjinë elektrike përmes disa formave të përfitimit të energjisë, të cilat nuk e ndotin ekosistemin në të cilin po jetojmë, dhe shkon edhe një hap tutje në kompletimin e projektit “Net 0 Energy Campus”.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Studio Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT

Studentët e këtij programi do të kenë mundësi që të aftësohen në disa fusha përbrenda programit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë.

Publikuar

nga

Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT është një nga fakultetet më të mëdha në shkallë vendi dhe më gjerë, i pozicionuar fuqishëm në rangun e fakulteteve homologe rajonale dhe evropiane.

Bazuar në standarde dhe modele të shkollimit me vlera evropiane, ky program studimi është i cilësuar si djep i dijes dhe shkencës, me staf akademik të kualifikuar, infrastrukturë dhe laboratorë që garantojnë zhvillim të punës kërkimore shkencore dhe inovative në fushën e inxhinierisë së ndërtimit dhe infrastrukturës.

Studentët e këtij programi do të kenë mundësi që të aftësohen në disa fusha përbrenda programit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë, duke u profesionalizuar në zhvillimin e integruar dhe të qëndrueshëm në nivel vendi dhe më gjerë, falë modeleve dhe standardeve më të larta ndërkombëtare të mësimnxënies.

Mbi 98% e studentëve të këtij programi janë punësuar në sektorë të ndryshëm të ndërtimtarisë brenda dhe jashtë Kosovës, dhe e veçanta e gjithë programit është se diploma e UBT-së ka vlerë të barabartë dhe është e pranuar në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe më gjerë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Akreditohet Shkolla e Mesme e Mjekësisë UBT në Prizren dhe Gjilan

UBT si një institucion lider i arsimit në vend, tashmë është duke kompletuar zingjirin e ekosistemit të arsimit.

Publikuar

nga

Shkolla e Mesme e Mjekësisë UBT është akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve – AKK, në qytetin e Prizrenit dhe Gjilanit me dy drejtime: Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë dhe Teknik i Laboratorit Mjekësor.

UBT si një institucion lider i arsimit në vend, tashmë është duke kompletuar zingjirin e ekosistemit të arsimit, duke e shtrirë veprimtarinë e shkollimit të mesëm të lartë për Shkollën e Mesme të Mjekësisë edhe në dy qytete, në qytetin historik të Prizrenit dhe në qytetin e Gjilanit.

Duke pasur Poliklinikën më të madhe universitare në vend, UBT nxënësve të Shkollës së Mesme të Mjekësisë po iu ofron kushte moderne infrastrukturore për zhvillimin e kurrikulës me të cilën ata do të mësojnë, kurrikulë kjo e cila është bazuar në standardet më të larta ndërkombëtare për mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Nxënësit kanë në dispozicion laboratorë me aparaturat më të fundit të analizave biokimike, barnatoren, shërbimin e përditshëm mjekësor, si dhe ambulancën moderne stomatologjikë, ku atyre ju ndihmon në zhvillimin e mëtutjeshëm profesional në fushat e mjekësisë.

Shkolla e Mesme e Mjekësisë në UBT, është bazuar në praktikat më të mira evropiane dhe amerikane, duke i sjellur të rinjve në Kosovë, një qasje inovative dhe produktive për të ardhmen e shkollimit dhe të edukimit në fushën e mjekësisë, dhe duke u bërë model i shkollave në rajon, me laboratorët më të fundit mjekësor të të gjitha fushave.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Zhvillohu profesionalisht si inxhinier i mekatronikës në UBT

Laboratorët e mekatronikës të cilët i ka zhvilluar UBT posedojnë të gjitha kushtet e nevojshme për të kryer punën praktike.

Publikuar

nga

UBT për të gjithë të rinjtë ka zhvilluar një program unik që ka bërë gërshetimin e inxhinierisë me mekatronikën, duke iu mundësuar studentëve që të aftësohen në mënyrë profesionale për një fushë e cila është një nga më të kërkuarat në gjithë globin.

Përmes studimeve në Fakultetin Inxhinieri e Mekatronikës në UBT, studentët do të kenë mundësi për t’u aftësuar në dizajnimin e sistemeve mekatronike, komponente dhe procese të tjera për të përmbushur nevojat e shoqërisë.

Një kurrikulë e tillë dhe moderne, siç e ka zhvilluar UBT për Fakultetin Inxhinieri e Mekatronikës, studentët e këtij programi i bën më të mirët në këtë fushë, pasi që mënyra e organizimit, menaxhimi, aspektet teknike dhe shkencore, si dhe socializimi, janë të një niveli krejtësisht tjetër.

Laboratorët e mekatronikës të cilët i ka zhvilluar UBT posedojnë të gjitha kushtet e nevojshme për të kryer punën praktike, duke qenë laboratorët më modern në vend dhe rajon, në mënyrë që studentët të zhvillohen në të njëjtën kohë si për nga aspekti teorik, ashtu edhe për nga ai praktik.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara