

Kulturë
Premiera e dokumentarit për Joe Dio Guardin dhe impakti i tij në historinë e Kosovës
Filmi është prodhuar nga aktori i njohur shqiptaro-amerikan Hysen Zeqaj, është një portret i jetës dhe veprimtarisë së Joe Dio Guardit, një politikan i lartë amerikan me prejardhje arbëreshe.
Published
1 year agoon
By
Betim GashiMbrëmja e 13 prillit 2024 ishte një datë e rëndësishme për Diasporën Shqiptaro-Amerikane. Në ambiente të Fordham Preparatory School, në sallën e Leonard Theatre, u organizua një ngjarje e veçantë për premierën e një filmi dokumentar të quajtur “Shpëtimtari i Kosovës, Joe Dio Guardi”.
Filmi është prodhuar nga aktori i njohur shqiptaro-amerikan Hysen Zeqaj, është një portret i jetës dhe veprimtarisë së Joe Dio Guardit, një politikan i lartë amerikan me prejardhje arbëreshe. Në këtë dokumentar, Zeqaj ka dhënë një përshkrim të detajuar të angazhimit të Dio Guardit në ndihmë të Kosovës gjatë periudhës së konfliktit, shkruan Qemal Zylo për Gazeta Dielli.
Historia e vërtetë e përpjekjeve të tij, mundit dhe sakrificave për të sensibilizuar politikanët amerikanë dhe opinionin publik për situatën e rëndë në Kosovë është paraqitur në një mënyrë që prek zemrat. Duke filluar nga angazhimi i tij në Kongresin Amerikan deri te krijimi i organizatës shqiptaro-amerikane “Liga Qytetare Amerikane” (AACL), Dio Guardi u bë një zë i fortë për të drejtat e shqiptarëve në Ballkan. Fotot dhe pamjet filmike të shfaqura në dokumentar janë një dëshmi e mjeshtërisë së prodhimit, dhe lidhjet e Dio Guardit me politikanët më të lartë të Amerikës tregojnë për ndikimin e tij të madh në sensibilizimin e opinionit dhe mobilizimin e shqiptarëve për të drejtat e tyre.
Dokumentari u shqua nga fakte historike dhe ngjarje të padiskutueshme që shënuan përpjekjet dhe angazhimin e Joe Dio Guardit për të sensibilizuar botën për situatën e Kosovës nën regjimin e Millosheviçit. Duke filluar nga aktivitetet e tij në Kongresin Amerikan, deri te udhëtimet në Kosovë pas bombardimeve të NATO-s, Dio Guardi u shndërrua në një zë të fuqishëm për të drejtat e shqiptarëve në Ballkan.
Pjesëmarrësit në premierën e filmit përshëndetën përpjekjet e Dio Guardit dhe vlerësuan kontributin e tij në ndërgjegjësimin e opinionit publik për ngjarjet në Kosovë. Përfaqësues të shoqatave dhe medias shqiptaro-amerikane, si dhe personalitete të njohura të diasporës, morën pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme për të ndarë një moment reflektimi dhe mirënjohje për figurën e jashtëzakonshme të Joe Dio Guardit.
Pjesëmarrësit e mbrëmjes u falënderuan reciprokisht për bashkërendimin dhe mbështetjen e tyre në këtë ngjarje të rëndësishme. Figurat e rëndësishme të diasporës, përfshirë ambasadorin e Kosovës në NY, deputetët shqiptarë në parlamentin e Serbisë dhe të Kosovës, si dhe personalitete të shoqatave dhe biznesmenët e suksesshëm, i shprehën respektin e tyre DioGuardit dhe bashkëpunimit të tyre për të avancuar çështjet e rëndësishme për komunitetin shqiptaro-amerikan. Në të njëjtën mënyrë, prezantimi i personaliteteve të ndritura të diasporës në këtë mbrëmje u bë një shprehje e fortë e solidaritetit dhe unitetit të komunitetit shqiptaro-amerikan. Për të parë filmin morën pjesë personalitete si Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Nju Jork, Ambasadori Blerim Reka, Shaip Kamberi, deputet shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Kryeatri i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, Ardita Sinani, këshilltare në qeverinë e Republikës së Kosovës dhe personalitete tjera.
Përmes misioneve të shumta në rajonin e Ballkanit, DioGuardi dhe e shoqja e tij Shirley Cloyes DioGuardi monitoruan dhe raportuan për kushtet sociale, ekonomike dhe politike në Kosovë dhe rajonin për Kongresin Amerikan. Pjesëmarrja e tyre aktive në fushatën e bombardimeve të NATO-s në Kosovë dhe angazhimi i tyre në drejtim të çështjeve të shqiptarëve në gjyqin e Hagës ndaj Millosheviçit i bën ata figura të rëndësishme për popullin shqiptar, shkruan Gazeta Dielli.
Përmbledhi: Dionesa Ebibi
You may like
Magazinë
Tri aktorët që mbeten në garë për rolin e James Bond!
Published
15 hours agoon
July 2, 2025By
UBT News
Filmi i ri do të drejtohet nga regjisori i njohur Denis Villeneuve. Pas muajsh spekulimesh, drejtuesit e Amazon dhe MGM thuhet se e kanë ngushtuar listën për aktorin e ri që do të luajë James Bond në vetëm tre emra; Jacob Elordi, Tom Holland dhe Harris Dickinson.
Përzgjedhja fokusohet te aktorë britanikë nën moshën 30-vjeçare, megjithëse Elordi, edhe pse australian, mbetet në garë.
Filmi i ri do të drejtohet nga regjisori i njohur Denis Villeneuve, i cili e ka quajtur projektin një nder të madh dhe një përgjegjësi të shenjtë, duke nënvizuar dashurinë që ka për ekskluzivitetin që në fëmijëri. Amazon mori kontrollin krijues të ekskluzivitetit pas një marrëveshjeje me producentët e mëparshëm, Barbara Broccoli dhe Michael G. Wilson.
Tashmë, producentët e rinj, Amy Pascal dhe David Heyman, pritet të vendosin për drejtimin e ardhshëm të agjentit legjendar 007.
Xhirimet mund të zhvendosen nga Londra në Liverpool, për shkak të kufizimeve të ardhshme filmike në kryeqytet. Ekspertët mendojnë se filmi mund të dalë në fund 2026 ose në 2027. Fansat presin me padurim, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë një qasje klasike apo moderne në kapitullin e ri të Bond-it.
Fansat e James Bond ishin të bindur se aktori i ri, Patrick Gibson, do të ishte zëvendësuesi i Daniel Craig në rolin ikonik të 007. Kjo pas prezantimit të lojës së re të miratuar zyrtarisht nga Amazon MGM Studios, “007: First Light”, ku Gibson është zëri i një James Bond 26-vjeçar, të sapo dalë nga Marina Mbretërore.
Spekulimet janë shtuar në rrjet pas zbulimit të pamjeve të para nga loja, ku Bond shfaqet në aksion klasik me makinat britanike Aston Martin, skena spiunazhi dhe humorin karakteristik, shkruan DailyMail.
Magazinë
E ftuan por refuzoi! Pse Salma Hayek mungoi në dasmën e Jeff Bezos?
Published
18 hours agoon
July 2, 2025By
UBT News
Aktorja meksikano-amerikane, Salma Hayek, ishte e ftuar në dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, por ajo nuk ishte e pranishme.
Megjithatë, bashkëshorti i saj, Francois-Henri Pinault, u pa në festë.
Në vend që të merrte pjesë në dasmë Hayek shijoi ‘Festivalin Glastonbury’ në Somerset përkrah Stella McCartney, Cara Delevingne, Chelsea Handler, Anya Taylor-Joy. Disa nga emrat që performuan në festival përfshijnë Neil Young, the 1975, Charli XCX, Olivia Rodrigo, Rod Stewart dhe The Prodigy.
Nga ana tjetër, bashkëshorti i Salma Hayek, Francois-Henri Pinault, u fotografua duke hipur në një taksi uji në Venecia me Kim Kardashian, Oprah Winfrey, Orlando Bloom, Tom Brady dhe Leonardo DiCaprio.
Hayek nuk është ylli i vetëm që nuk mori pjesë në dasmën e vitit. Eva mungoi sepse po xhiron serialin “Eva Longoria: Searching for Spain”.
Nga ana tjetër bashkëshorti i Longorias, Jose Baston, nuk u shfaq sepse po shërohet nga një operacion në shpatull.
Magazinë
Pas Beyonces, edhe Katy Perry ngec në skenë
Published
20 hours agoon
July 2, 2025By
UBT News
Katy Perry përjetoi një moment paniku gjatë një koncerti në Australi, kur topi gjigant metalik ku ishte ngjitur nisi të anohej rrezikshëm.
Ajo u kap fort pas strukturës, ndërsa stafi ndaloi gjithçka për ta shpëtuar situatën.
Fansat u trembën, por gjithçka përfundoi pa lëndime, vetëm disa ditë pasi Beyoncé kaloi një situatë të ngjashme me makinën e saj fluturuese në Houston.
Për rastësi apo jo, rekuizitat “e varura” po bëhen makthet e artistëve në skenë.
Magazinë
Si i shpëtoi Tom Cruise syzet “Ray-Ban”, ato ishin në prag të ndërprerjes së prodhimit në vitet ’80?
Published
22 hours agoon
July 2, 2025By
UBT News
Kur mendojnë për Tom Cruise, shumë do ta imagjinojnë aktorin duke veshur syzet e diellit ikonike të aviatorit Ray-Ban nga Top Gun, por shumë nuk e dinë se ai ishte përgjegjës për shpëtimin e markës që ishte në prag të mbylljes në vitet ’80.
Historia e Ray-Ban filloi më 1937 kur Bausch & Lomb zhvilluan syze dielli aviator për pilotët e Forcave Ajrore Amerikane. Modeli Wayfarer pasoi më 1952, duke u bërë simbol i rebelimit përmes ikonave të Hollivudit. Megjithatë, deri në fund të viteve 1970, dy stilet humbisnin terren në favor të modeleve më të reja dhe më tërheqëse.
Në vitin 1981, Ray-Ban shiti vetëm 18,000 palë syze dielli Wayfarer gjatë vitit e mendoi ta ndërpriste linjën. Marka dikur përcaktuese e stilit, e veshur nga James Dean dhe Audrey Hepburn në vitet 1950, ra në harresë ndërsa trendet e modës u larguan nga modelet e tyre klasike.
I përballur me perspektivën e falimentimit, Ray-Ban nënshkroi marrëveshje reklamimi produktesh prej 50,000 dollarësh në vit në vitin 1982. Strategjia ishte sistematike: të mbushej Hollywood-i me syze dielli Ray-Ban. Midis viteve 1982 dhe 1987, marka u shfaq në mbi 60 filma dhe shfaqje televizive në vit.
Një artikull i revistës GQ 1982 ndihmoi në rritjen e shitjeve të Wayfarer nga 18,000 në 200,000 palë, përparim i konsiderueshëm, por jo i mjaftueshëm.
Megjithatë, përparimi i vërtetë ndodhi më 1983 me Tom Cruise në “Risky Business”. Cruise mbante veshur model Ray-Ban Wayfarer gjithë filmit (megjithëse jo, ndryshe nga sa besohet gjatë skenës së famshme të vallëzimit).
Kur “Risky Business” doli në kinema, Ray-Ban shiti 360,000 palë Wayfarer, rritje 2,000 përqind. Tre vjet më vonë, Top Gun” e bëri Ray-Ban të përjetshëm.
Personazhi i Cruise, Maverick, mbante syzet klasike të diellit Aviator, duke mishëruar heroizmin amerikan dhe mashkullorësinë e rastësishme. Shitjet e Aviator u rritën me 40 përqind në shtatë muajt pas publikimit të filmit.
Efekti i Tom Cruise u përhap në të gjithë kulturën popullore. Deri në vitin 1986, syzet Ray-Ban ishin kudo: “Miami Vice”, “The Breakfast Club” dhe “Moonlighting”. Muzikantë si Michael Jackson, Madonna dhe George Michael i bënë ato aksesorët e tyre dallues të modës.
Deri në vitin 1988, Bausch & Lomb shiste 3-4 milionë syze Wayfarer në vit. Ray-Ban ishte transformuar nga një kompani syzesh në vështirësi në një institucion kulturor.
Një investim vjetor prej 50,000 dollarësh me pak reklamë nga Tom Cruise e transformoi një markë në venitje në një ikonë multi-miliardë dollarëshe.

Abdixhiku: LVV s’po e respekton aktgjykimin e Kushtetueses, do t’i drejtohemi sërish këtij institucioni

Anton Cena vazhdon ta bëjë krenare Kosovën, i fiton dy medalje në Amerikë

Tri aktorët që mbeten në garë për rolin e James Bond!

Danimarka merr vendimin historik, bën të detyrueshëm shërbimin ushtarak për gratë

Ambasada gjermane i përgjigjet Petkoviqit: Thirrjet për shtensionim duhet të vlejnë për të gjithë njëlloj

Abdixhiku në takim me presidenten Osmani

SGA me pagë rekorde në NBA

Krasniqi: PDK-ja e gatshme për zgjidhje politike

Trump fiton “betejën” me CBS News, pas padisë do t’ia paguajë 16 milionë dollarë
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet3 months ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Lajmet nga UBT3 weeks ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT4 weeks ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës