Kronika e zezë

Plagoset një person afër gjykatës në Gjakovë

Elezaj ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në mesditë.

Publikuar

Një person është plagosur sot (e enjte) në afërsi të gjykatës në Gjakovë, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të kësaj komune.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në mesditë.

“Sot rreth orës 12:21 kemi pranuar informatë se një person është i plagosur në rrugën ‘Bardhyl Qaushi’ – Gjakovë. Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se një person i moshës madhore është qëlluar me armë zjarri. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës”, ka thënë ai.

Sipas Elezajt, gjendja e viktimës për momentin është stabile (jashtë rreziku për jetë). Ai ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

Kronika e zezë

Pesë policë të lënduar e katër automjete të dëmtuara nga incidentet në veri

Kështu njoftoi Policia e Kosovës.

Publikuar

nga

Pesë policë kanë mbetur të lënduar dhe katër automjete janë dëmtuar, përfshirë një e djegur, nga incidentet e së premtes në veri, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, pesë policët e lënduar më pas u janë kthyer detyrave të tyre.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

​Sulmuan një person dhe i grabitën të holla, aktakuzë ndaj të dyshuarit

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Publikuar

nga

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Sh.B., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale grabitje.

Sipas Gjykatës, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 20 shtator 2022 në një rrugë në Ferizaj, në bashku me të pandehurin K.B. dhe A.Z., me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme të personit tjetër, e që vetës t`i sjellë përfitime pasurore të kundërligjshëm, kanë kryer grabitje në dëme të dëmtuarit A.S.

“Derisa ishin duke lëvizur me veturën e tyre, në momentin që e takojnë të dëmtuarin e detyrojnë të hyjë në veturë, duke sulmuar fizikisht gjatë rrugës, pastaj vazhdojnë tek vendi i panjohure në pyll, ku me të arritur aty e kishin zbritur dhe e kishin sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore, duke përdorë forcë arrijnë që t`ia marrin portofolin, në të cilën kishte shumën e të hollave rreth 327 euro dhe të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohure. Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

​Shpërndante marihuanë, ngritet aktakuzë ndaj personit me iniciale M.E

Kështu thuhet në njoftimin e Speciales.

Publikuar

nga

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit me inicialet M.E.

Sipas Prokurorisë Speciale, i pandehuri M.E. me dashje dhe me qëllim që vetës t’i sjellë përfitim pasuror të kundërligjshëm ka vepruar në bashkëkryerje edhe me të pandehurit tjerë tashmë të dënuar, të cilët pa autorizim kanë shpërndarë, shitur, transportuar, ndërmjetësuar në shitje, e duke dërguar në transit substanca narkotike të shpallura me ligj si substanca të ndaluara, respektivisht substancë narkotikë të llojit “marihuanë” në sasi të konsiderueshme.

Me këto veprime i pandehuri M.E. në bashkëkryerje ka kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe anologe’’ nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me par.1 dhe nenin 31 të KPRK-së. 

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Zhduket një person në Prizren

Rasti është në procedurë hetimore.

Publikuar

nga

Policia ka informuar sot se një person është zhdukur në komunën e Prizrenit.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare ka dalur nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar”, ka bërë të ditur Policia.

Ndërkohë, rasti është në procedurë hetimore.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara