Lajmet

​Përfundon greva e shoferëve nga Podujeva

Published

on

Pas shtatë ditësh grevë, shoferët e trafikut ndër urban Podujevë- Prishtinë larguan të mërkurën autobusët nga rruga para objektit të komunës së Prishtinës. Kjo pasi që të njëjtit, kanë arritur një marrëveshje me Komunën e Prishtinës.

Shoferët e shoqatës së transportit Llapi, kanë mbajtur grevë për shtatë ditë, si kundërshtim për vendimin e Komunës së Prishtinës që ndalon futjen e autobusëve ndërurbanë brenda qytetit.

Por, nga marrëveshja që kanë arritur me komunën, tashmë kjo linjë do të kalojë nga rruga “Zagrebi” dhe para se të arrijë në stacionin e autobusëve, si ndalje të parafundit do të jetë në rrugën afër shkollës “Model”.

Gjithashtu, kjo linjë ka bërë të ditur se sot, për të gjithë udhëtarët e Podujevës do të jenë biletat falas deri në ora 23:00.

Nënkryetari i Prishtinës, Florian Dushi tha se kjo linjë e re po konsiderohet më periferike, që autobusët të mos hynë në qendër të kryeqytetit.

Ai, ka bërë të ditur se kjo zgjidhje është e përkohshme, derisa të arrijnë një marrëveshje me kryetarin e Komunës së Podujevës.

Pas shumë bisedave që kemi pasur edhe me shoqatën e transportuesve nga Podujeva, e që i kemi pasur tash e disa ditë në një grevë këtu përballë objektit të komunës, kemi ardhur në një përfundim, që megjithatë ata do të shfrytëzojnë një linjë tjetër që konsiderohet më periferike, në kuptimin larg pjesës qendrore të qytetit për të vazhduar në destinacionin e tyre të fundit, në stacionin e autobusëve. Edhe kjo zgjidhje është e përkohshme, për faktin se ne tashmë jemi pajtuar bashkë edhe me komunën e Podujevës që të ulemi dhe ta negociojmë një marrëveshje e cila do të zgjidhte përfundimisht këtë problematikë në mes të dy komunave”, tha Dushi.

Dushi shtoi se bileta që do ta shfrytëzojnë qytetarët për të ardhur në Prishtinë, e njëjta do vlejë edhe në shfrytëzimin e linjave të Trafikut Urban në kryeqytet.

Në këtë kuadër, një prej masave tjera që kryeqyteti ka ndërmarrë dhe që konsiderojmë që dotë lehtësojë dhe do të ulë koston e shpenzimeve për qytetarët të cilët frekuentojnë kryeqytetin, është se e kemi vendosur për një biletë të integruar, sepse bileta që ata do të përdorin për të ardhur nga për shembull Podujeva në Prishtinë, e njëjta do të ju vlejë edhe për të shfrytëzuar linjat e Trafikut Urban brenda kryeqytetit”, shtoi Dushi.

Ndërsa, kryetari i shoqatës së transportit “Llapi”, Beqir Mustafa u shpreh se autobusët do të largohen menjëherë nga qendra dhe do të fillojnë punën nga sot.

Ne kemi arritur një marrëveshje me komunën dhe Ministrinë e Infrastrukturës, na kanë lejuar rrugën e “Zagrebit” me e shfrytëzua, stacioni i parë pa hy te rruga “Zagrebi” te shkolla “Model”. I falënderoj komunën dhe ministrinë, që gjetëm bashkëpunim dhe arritëm këtë pikë. Autobusët do të largohen menjëherë dhe do të fillojnë punën”, u shpreh Mustafa.

 

Lajmet

Shqipëria hap qendra shëndetësore përgjatë bregdetit për kujdesin e turistëve

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka njoftuar për hapjen e qendrave të kujdesit shëndetësor në bregdetin shqiptar.

Rama ka njoftuar se janë hapur 36 qendra në të gjithë bregdetin për pushime të sigurta dhe të qeta për të gjithë.

Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë ka vizituar Qendrën Shëndetësore Verore në Shkëmbin e Kavajës.

Nga kjo vizitë ajo u njoftua se stafi mjekësor është në gatishmëri 24/7 për çdo emergjencë teksa pacientët janë 50% turistë shqiptarë dhe 50% turistë të huaj.

Continue Reading

Lajmet

Daut Haradinaj: Takimet bilaterale me Serbinë nuk duhet të vazhdojnë pa lirimin e pakushtëzuar të Arbnor Spahiut

Published

on

By

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar ashpër pas një muaji nga arrestimi i qytetarit të Republikës së Kosovës, Arbnor Spahiu, në Serbi.

Ai e cilësoi këtë arrestim si një akt politik dhe një formë të kidnapimit nga regjimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Arrestimi politik i qytetarit të Republikës së Kosovës, Arbnor Spahiu, mbi akuza absurde tash e një muaj, është dëshmi e qartë se Serbia vazhdon të operojë me mendësinë e vjetër. Ky arrestim përbën një kidnapim të mirëfilltë nga shteti serb, më saktësisht nga regjimi i Aleksandër Vuçiqit,” thuhet në reagimin e Haradinajt.

Deputeti i AAK-së thekson se takimet bilaterale me Serbinë nuk duhet të vazhdojnë pa lirimin e pakushtëzuar të Spahiut, duke shtuar se sjellja e Beogradit është në përputhje me logjikën e një shteti të vetë-kapur nga kasta e vjetër, që vazhdon të shkelë çdo normë dhe të drejtë njerëzore.

Serbia vazhdon me mendësinë e vjetër, duke shkelur çdo parim dhe çdo të drejtë njerëzore, duke u sjellë si shtet i vetë-kapur nga kasta e vjetër,” thekson ai.

Spahiu u ndalua nga autoritetet serbe në pikën kufitare midis Hungarisë dhe Serbisë, ndërsa po kthehej nga Austria me autobus.

Continue Reading

Lajmet

Kërcënimi për bombë në Kuvendin e Kosovës, doli të jetë alarm i rrejshëm

Published

on

By

Kështu tha prokurori i rastit, Zejnullah Gashi, sipas të cilit, hetimet po vazhdojnë.

Sipas tij, zëri që ka kërcënuar për bombën ka qen zë mashkulli që ka folur në gjuhën angleze.

Continue Reading

Lajmet

Kërcënimi me bombë, Zogaj: E marrim seriozisht

Published

on

By

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj tha se nuk është ndjenjë e mirë dhe është diçka serioze kërcënimi me bombë në Kuvendin e Kosovës. 

Ai tregoi se nuk kanë informacione më të detajuara rreth kësaj, porse u është kërkuar ta lirojnë ndërtesën e kuvendit. 

Zogaj tha se kur të konsiderojë Policia e Kosovës se ndërtesa e kuvendit është e sigurt, mund të mbahet vazhdimi i seancës konstituive.

“Krejt çka na është thënë dhe urdhëruar është që ta lirojmë sa më shpejtë objektin e kuvendit. Unë shpresoj që të ketë procedura të kërkimit tani dhe pastaj na fton kryesuesi në seancë. Ne po presim këtu. Pas disa orëve besoj prapë vazhdojmë me seancë ose nesër. Kjo varet nga polica kur Kuvendi i Kosovës është i sigurt…Nuk kemi shumë informacione…Nuk është ndjenjë e mirë, është serioze. E marrim seriozisht. Edhe pse ka dyshime që mund të jetë kërcënim m rrejshëm”, tha Zogaj. 

Deputetët e Kuvendit të Kosovës u larguan nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës me rekomandimin e Policisë së Kosovës, pasi morën një kërcënim.

Një numër i shtuar i zyrtarëve policor larguan deputetët dhe mediat edhe nga parkingu i ndërtesës së Kuvendit.

Sot pritej të mbahej seanca konstituive për herë të 42-të. 

Continue Reading

Të kërkuara