Sport

Përforcimi i parë te Fiorentina mund të jetë Torreira

Publikuar

Skuadra e Fiorentinas po synon transferimin e mesfushorit uruguaian Lucas Torreira, ka njoftuar të hënën “La Nazionale”.

Mësohet se Fiorentina tashmë ka kontaktuar Arsenalin, ekip me të cilin Torreira ka kontratë deri në vitin 2023.

Mesfushori 24-vjeçar, para fillimit të këtij edicioni u huazua te Atletico Madridi por ekipi spanjoll ka vendosur ta kthejë te Arsenali për shkak se nuk ka mbetur i kënaqur me paraqitjet e tij.

Torreira këtë edicion ka një gol e një asistim në 11 ndeshje në të gjitha garat me Atletico Madridin kurse te Arsenali u transferua në vitin 2018 nga Sampdoria.

Te Fiorentina, ai shihet si përforcim i duhur për repartin e mesfushës për shkak të përvojë në Serie A./UBTNews

Sport

​Coman i nënshtrohet një operimi në zemër

Publikuar

nga

Kingsley Coman i është nënshtruar një operimi në zemër, dhe lajmin e ka konfirmuar trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann.

Sulmuesi francez e ka përfunduar operimin dje, që kishte të bëjë me rregullimin e ritmit të zemrës së tij dhe pritet që së shpejti të rikthehet në seancat përgatitore.

Nagelsmann tregoi që ishte një rrezik i vogël i menaxhuar në mënyrë të duhur, dhe shpjegoi që nuk ishte diçka e zakonshme.

“Ritmi i tij i zemrës kishte një problem të vogël që kishte rrahje më të ngadalta. Në disa momente ai kishte probleme me frymëmarrje”, tha Nagelsmann.

“Ai është në gjendje shumë të mirë, ka vetëm dhimbje të vogla në plagë. Kur plaga të shërohet, ai do të fillojë seancat përgatitore përsëri dhe nuk do të mungojë më shumë se një javë eventualisht dy, para se ai të rikthehet në stërvitje”, shtoi trajneri i “Bavarezëve”.

Po ashtu, Nagelsmann tregoi që Coman do të fillojë stërvitjet kardio ditën e marte.

Vazhdo të lexosh

Sport

​Roma dëshiron rinovimin e kontratës me Lorenzo Pellegrinin

Publikuar

nga

Skuadra italiane, AS Roma po përgatit një kontratë të re pesëvjeçare për Lorenzo Pellegrinin, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Klauzola e lirimit prej 30 milionë eurove në kontratën aktuale të Pellegrinit do të largohet. Po ashtu, raportohet që gjatë afatit kalimtar veror të transferimeve dy skuadra angleze kanë qenë të interesuara në shërbimet e mesfushorit 25-vjeçar.

Lajmin për rinovimin e kontratës e konfirmoi edhe trajneri i klubit romak Jose Mourinho.

“Ai do të nënshkruajë kontratën e re së shpejti”, tha Mourinho.

Këtë sezon, në 6 paraqitje në të gjitha garat, Lorenzo Pellegrini ka kontribuar në 7 gola, respektivisht 5 gola dhe 2 asistime.

Vazhdo të lexosh

Sport

​Klopp flet rreth kontratës së Salah

Publikuar

nga

Gjiganti anglez, Liverpooli ka disa lojtarë që tanimë iu ka ofruar kontrata afatgjate për t’i shpërblyer për kontributin e dhënë drejt triumfit të Ligës së Kampionëve dhe Premier Ligës angleze.

Ndër ta janë portieri Alisson Becker, mesfushori Fabinho, dhe mbrojtësi Virgil Van Dijk. Po ashtu, krerët e Liverpoolit janë në bisedime me agjentët e Salah për t’i rinovuar kontratën “Mbretit egjiptian”.

Trajneri i “Të Kuqve”, Jurgen Klopp në një konferencë për media sot foli rreth situatës aktuale të Salah, duke mos dhënë shumë detaje mbi rinovimin e kontratës së tij.

“Shikoni, nuk kam ndonjë gjë për të thënë, veçanërisht unë sepse unë nuk jam i përfshirë. Kështu që nuk ka ndonjë detaj të ri”, tha Klopp.

“Sigurisht që gjërat në të cilat jam i interesuar janë paraqitjet e tij, sa është i vëmendshëm, sa është i përkushtuar në këto momente. Dhe kjo është e gjitha. Asgjë e re për tu thënë”, shtoi trajneri gjerman.

Mohamed Salah ka kontratë me gjigantin anglez deri në qershor të vitit 2023.

Vazhdo të lexosh

Sport

Nuno Santo: Lucas dhe Bergwijn në dyshim kundër Chelseat

Publikuar

nga

Trajneri Nuno Espirito Santo nuk është i sigurt nëse Lucas Moura dhe Steven Bergwijn do të jenë të gatshëm për ndeshjen e radhës së Tottenham në Premier Ligën angleze kundër Chelseat.

Skuadra e Tottenham mbrëmë zhvilloi ndeshje si mysafirë kundër Rennes, në të cilën barazoi me rezultat 2:2, ku lëndime pësuan Lucas dhe Bergwijn, përcjell KosovaPress.

Gjatë konferencës për media, Nuno u pyet nëse dyshja Lucas dhe Bergwijn do të jenë të gatshëm për ndeshjen kundër Chelseat, ai nuk u tregua optimist.

“Është shumë herët për të dhënë prognoza. Stafi mjekësor është duke punuar me ta”, tha Nuno.

Po ashtu, trajneri portugez foli për formën jo të mirë që Tottenham që po e kalon në ndeshjet e fundit, duke treguar që njëra nga arsyet është edhe mungesat e shumta të lojtarëve.

“Ka qenë e tmerrshme, duhet të jem i sinqertë. Nuk duhet të fshihemi prapa asgjëje. Pas ndeshjes kundër Watford, çdo gjë që ka ndodhur nuk ka qenë e mirë për ne. Por e gjithë kjo do të na shërbejë për të kaluar pengesat, sigurisht kjo do të na bëjë më të fortë për të ardhmen”, shtoi trajneri portugez.

Ndeshja e radhës e Tottenham do të jetë kundër rivalit londinez Chelsea, ku “Gjelat” do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, pasi nuk do të mund të llogarisin në shërbimet e Heung-Min Son, Eric Dier, Cristian Romero, Giovani Lo Celso dhe Davinson Sanchez.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara