Kulturë, Lifestyle

Paris Hilton bëhet nënë për herë të parë

Ajo publikoi një foto në llogarinë e saj në Instagram ku mbante dorën e foshnjës.

Publikuar

Hilton zbuloi të martën se ajo dhe bashkëshorti Carter Reum kanë sjellur në jetë fëmijën e tyre të parë së bashku – një djalë – lindje kjo përmes një surrogate.

Ajo ka publikuar një foto në llogarinë e saj në Instagram ku mbante dorën e foshnjës.

Ajo kishte konfirmuar lajmin për People, duke thënë: Ka qenë gjithmonë ëndrra ime të bëhesha nënë dhe jam shumë e lumtur që Carter dhe unë e gjetëm njëri-tjetrin. Ne jemi shumë të emocionuar që të fillojmë familjen tonë së bashku dhe zemrat tona janë plotë nga dashuria për djalin tonë të vogël.

Ajo ende nuk ka treguar për emrin e djalit./UBTNews/

Kulturë, Lifestyle

Princi Harry dhe Meghan drejt ndarjes?

Shumë kanë filluar të spekulojnë se ka probleme në martesën e tyre.

Publikuar

nga

Mungesa e Meghan Markle në shumë evente ku ka qenë i pranishëm Princi Harry së fundi, ka bërë që mediat të shkruajnë se marrëdhënia e tyre është përçarë!

Nga thashethemet që po qarkullojnë së fundi në mediat prestigjioze, Markle thuhet se ka kërkuar “të qëndrojë larg” nga bashkëshorti i saj, Princi Harry.

Mungesa e Meghan në intervistat televizive promovuese të bashkëshortit të saj për “Spare” dhe heshtja pas suksesit të librit ka bërë që shumë të flasin për marrëdhënien e tyre – mes parashikimeve për divorcin e çiftit. Disa kanë filluar të spekulojnë se ka probleme në martesën e tyre.

Sipas revistës Heat, ajo zgjodhi të qëndronte larg sepse e ka bezdisur fakti që ‘ajo gjithmonë etiketohet si dikush që nuk e lë asnjëherë vetëm bashkëshortin e saj, Princin Harry’.

Ajo beson se sa më shumë kohë të kalojnë të ndarë, aq më shumë sipërmarrje biznesi mund të bëjnë në mënyrë të pavarur. Publikimi vuri në dukje se“Harry nuk ka pothuajse të njëjtin numër miqsh në Amerikë” si Meghan Markle, “kështu që është një ndryshim i vërtetë për të që të shkëputet papritur nga ajo pas tre viteve si njësi”.

Ai e konsideron një “ndryshim të madh” të ndjekë këshillën e gruas së tij se “do t’u bëjë mirë të dyve të hapin pak krahët”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Vajza e këngëtares Madonna nuk lejohet të hyjë në sfilatën e modës së Marc Jacobs

Kjo pasi modelja arriti shumë vonë për ngjarjen.

Publikuar

nga

Lourdes Leon, vajzës së yllit të njohur Madonna, iu refuzua hyrja në sfilatën e modës të Marc Jacobs të enjten në Manhattan.

26-vjeçaren e ndaluan roje të forta sigurie, të cilët me sa duket i thanë asaj se ishte shumë vonë kur arriti në Armory Park Avenue, pasi tashmë dyert ishin mbyllur.

Refuzimi mesa duket ka qenë i rëndë për modelen Lourdes, pasi ajo kishte qenë fytyra e kampanjës së markës më 2021.

Më pas turma filloi të bërtiste “Lëreni le të hyjë”, përpara se një kalimtar tjetër t’i drejtohej rojes së sigurisë duke i thënë, “Nuk e dini se kush është ajo?”

Megjithatë, ekipi i sigurisë nuk lëvizi, duke e detyruar atë të kthehej në makinë.

Shfaqja e Marc Jacobs pa një listë të të ftuarve të mbushur me yje, përfshirë Emily Ratajkowski, Nicky Hilton Rothschild dhe Ashley Graham.

Lourdes nuk kishte asnjë problem për të marrë pjesë në shfaqjet e modës kur shoqërohej nga mamaja e saj e famshme, pasi dyshja shpesh merrnin pjesë në evente së bashku.

Fëmija më i madh i mbretëreshës së popit ka bërë bujë të madhe në botën e modës që kur eci në pistën e saj të parë për Gypsy Sport në Javën e Modës në Nju Jork në 2018./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

​“Duje” e Albina Kelmendit, mes këngëve më të klikuara të janarit në Eurovision

Albina dhe Familja Kelmendi do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision 2023.

Publikuar

nga

Kënga “Duje” e Albina dhe Familjes Kelmendi është renditur mes këngëve më të klikuara të janarit në Eurovision. Performanca e përfaqësueses shqiptare është e 10 në listën prej 20 performancave më të dëgjuara, të publikuara në kanalin zyrtar të Eurovision Song Contest. Albina dhe Familja Kelmendi do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision 2023, teksa duket se tashmë “Duje” ka zënë vend edhe në zemrat e publikut ndërkombëtar.

Pjesë e kësaj liste të Eurovision është edhe një tjetër këngëtar shqiptar, i cili në fakt është renditur i dyti si performanca më e dëgjuar. Bëhet fjalë për Luiz Ejllin me këngën e tij “Zjarr e Ftohtë” me të cilën përfaqësoi Shqipërinë në vitin 2006. Luiz Ejlli është bërë kryefjala e mediave kohët e fundit, kjo për shkak të protagonizmit të tij në një reality show.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë u hodh edhe shorti, ku u përcaktua se Shqipëria do të këndojë në natën e dytë të gjysmëfinales së Eurovision 2023 që do të zhvillohet në Liverpool, ndërsa performanca do të jetë e 9-ta në radhë. Shqipëria do të përfaqësohet nga Albina dhe familja Kelmendi me këngën “Duje”, si fituese të edicionit të 61-të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Vetëm 20 shtete do të zgjidhen nga dy gjysmëfinalet për të performuar në finalen e madhe më 13 maj, që do u bashkohen 5 shtetet e përhershme finaliste (Spanja, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Gjermania) si dhe shteti fitues i vitit të kaluar (Ukraina), të cilët plotësojnë listën e 26 shteteve finaliste.

‘Eurovision 2023’ do të zhvillohet këtë vit në datat: 9, 11 dhe 13 maj në ‘M&S Bank Arena’ të Liverpoolit, ndërsa më herët u publikua edhe logo, e cila ishte një bashkim i ngjyrave të Mbretërisë së Bashkuar dhe Ukrainës.

Festivali i këtij viti do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar, për shkak të pamundësisë për ta organizuar në Ukrainë, e cila fitoi në vitin 2022, për shkak të luftës./rtsh.al

Vazhdo të lexosh

Film & TV

Regjisori iranian hyn në grevë urie në burg

Atij iu vazhdua masa e paraburgimit.

Publikuar

nga

Një regjisor iranian, i cili u arrestua gjatë verës së kaluar, disa javë para se filmi i tij i fundit të publikohej, ka hyrë në grevë urie në shenjë proteste pas vazhdimit të paraburgimit ndaj tij.

Jafar Panahi, filmat e të cilit kanë emocionuar kritikët dhe me të cilët fitoi çmime të shumta ndërkombëtare, përmes një deklarate njoftoi se do të refuzojë ushqimin dhe ilaçet duke filluar nga e mërkura “në shenjë proteste kundër sjelljes jashtëligjore dhe çnjerëzore të aparatit gjyqësor dhe të sigurisë”.

Ai është në mesin e një numri artistësh iranianë, figura sportive dhe personazhe të tjera të famshme që janë arrestuar pasi janë shprehur kundër teokracisë së Iranit. Arrestime të kësaj natyre janë gjithnjë e më të shpeshta qëkur shpërthyen protestat mbarëkombëtare gjatë muajit shtator pas vdekjes së një gruaje në paraburgim.

Panahi u dënua me gjashtë vjet burgim në vitin 2011 nën akuzat për propagandë kundër Qeverisë, megjithëse dënimi nuk u zbatua kurrë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara