Lajmet

OKB-ja nis hetime për shtypjen e protestuesve nga regjimi në Iran

Protestat kanë kapluar Iranin që nga shtatori i këtij viti.

Publikuar

Organi më i lartë i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut vendosi të enjten të nisë një mision të ri për hetimin e shtypjes së protestave masive nga regjimi iranian. Këto protesta kanë kapluar Iranin që nga shtatori.

Mocioni u miratua me 25 vota për, 6 kundër dhe 16 abstenime në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Aktivistë dhe disa diplomatë festuan me brohoritje dhe duartrokitje përderisa rezultati po lexohej nga presidenti i Këshillit, shkruan REL.

Përfaqësuesja e Teheranit në takimin e Gjenevës, Khadijeh Karimi akuzoi paraprakisht shtetet perëndimore se po përdornin këtë këshill për ta sulmuar Iranin, gjë që ajo e quajti “të tmerrshme dhe të turpshme”.

Kina u përpoq, por nuk arriti ta kalonte një amendament për këtë mocion, që do të kishte hequr paragrafin kryesor që i referohej hetimit për shtypjen e protestave masive nga Irani.

I dërguari i Kinës, Jiang Yingfeng, i tha Këshillit se mocioni i udhëhequr nga Gjermania ishte “tejet kritik” ndaj Iranit.

“Kjo padyshim që nuk do të ndihmojë në zgjidhjen e problemit”, shtoi ai, duke kërkuar fshirjen e një paragrafi kyç.

Përfaqësues nga dhjetëra vende që e mbështesnin mocionin, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe, e kritikuan kërkesën e Kinës dhe kërkuan që këshilli 47-anëtarësh i Gjenevës ta votojë mocionin pa atë amendament.

“(Amendamenti) u mohon të mbijetuarve, familjeve dhe viktimave të drejtën që vuajtjet e tyre të regjistrohen”, tha ambasadori britanik në OKB, Simon Manley.

Ambasadorja e SHBA-së për të drejtat e njeriut, Michele Taylor, tha se ishte “e tmerruar” nga kërkesa e Kinës në minutën e fundit.

Përfaqësuesit e Iranit e kritikuan disa herë këtë mocion, të cilin e quajtën “plotësisht të njëanshëm”.

Protestat kundër regjimit klerik të Iranit shpërthyen dy muaj më parë, pas vdekjes në paraburgim të një gruaje 22 vjeçe, e cila u arrestua nga policia e moralit për, siç u tha, shkelje të rregullave të hixhabit.

Autoritetet thonë se Mahsa Amini humbi jetën nga sulmi në zemër, por familja e saj dhe iranianë të tjerë besojnë se ajo vdiq si rezultat i rrahjes nga policia.

Raportohet se protestat janë përhapur në 140 qytete dhe qyteza të Iranit dhe se janë shndërruar në sfidën më të madhe për Republikën Islamike në më shumë se dhjetë vjetët e fundit.

Lajmet

Pentagoni konfirmon se një “balonë kineze e përgjimit” po fluturon mbi SHBA

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken pas disa ditësh pritet të të vizitojë shtetin kinez, raporton zeriamerikes.

Publikuar

nga

Një objekt që dyshohet të jetë një “balonë përgjimi” kineze po fluturon mbi Shtetet e Bashkuara prej disa ditësh dhe zyrtarë të lartë amerikanë kanë këshilluar presidentin Joe Biden që të mos urdhërojë rrëzimin e saj për shkak të shqetësimit se copëzat e saj mund të përbëjnë një kërcënim për sigurinë.

“Është e qartë se qëllimi i kësaj balone është vëzhgimi”, u tha gazetarëve të enjten një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken pas disa ditësh pritet të të vizitojë shtetin kinez, raporton zeriamerikes.

Uashingtoni e ka gjurmuar balonën që kur ajo hyri në hapësirën ajrore të SHBA-së disa ditë më parë, duke e mbikëqyrur me aeroplanë ushtarakë.

Zyrtarët nuk pranuan të thonë se në çfarë lartësie po fluturonte balona, por pranuan se po funksiononte mbi trafikun ajror civil dhe nën “pjesën e jashtme të hapësirës”.

Udhëheqësit e lartë ushtarakë amerikanë shqyrtuan mundësinë e rrëzimit të balonës mbi shtetin e Montanas, por përfundimisht hoqën dorë për shkak të rrezikut të mundshëm të sigurisë.

Zyrtarët amerikanë e diskutuan këtë çështje me homologët e tyre kinezë.

“Ne u kemi komunikuar atyre seriozitetin me të cilin e trajtojmë këtë çështje”, shtoi zyrtari.

Balonat përgjuese kanë fluturuar mbi Shtetet e Bashkuara disa herë vitet e fundit, por kjo balonë duket se ka qarkulluar më gjatë se në rastet e mëparshme, tha zyrtari.

“Aktualisht, ne vlerësojmë se kjo balonë ka vlerë të kufizuar shtesë nga këndvështrimi i mbledhjes së informacionit të zbulimit, por ne gjithsesi po marrim hapa për t’u mbrojtur kundër mbledhjes së informacionit të ndjeshëm nga zbulimet e huaja”, tha zyrtari.

Marrëdhëniet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, dy ekonomitë më të mëdha në botë, kanë qenë të tensionuara kohët e fundit, me përplasje për shkak të Tajvanit dhe gjendjes së të drejtave të njeriut në Kinë, si edhe aktivitetit të saj ushtarak në Detin e Kinës Jugore.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Konkursi për policë mbetet i hapur edhe një javë

Në këtë konkurs, të drejtë aplikimi kanë të gjitha komunitetet.

Publikuar

nga

Edhe shtatë ditë është i hapur konkursi për tu bërë pjesë e Policisë së Kosovës për katër komunat në veri.

Në këtë konkurs, të drejtë aplikimi kanë të gjitha komunitetet (serbë, boshnjakë, turq, goranë, romë, ashkali, egjiptas, kroatë, malazezë e maqedonë).

Lajmi është konfirmuar nga zyra për media në kuadër të Policisë së Kosovës.

“Siç jeni të informuar konkursi është hapur, përfshirë me kriteret që parashihen, ku deri më tani ka pasur kandidatë të interesuar nga komunitete të ndryshme për aplikim. Me qëllim të dhënies së mundësive shtesë, sikurse edhe në të kaluarën Policia e Kosovës ka vazhduar afatin e aplikimit në këtë konkurse të hapur për komunitetet pakicë, deri me datën 10 shkurt 2023”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Ndërsa sa i përket procesit/çështjeve të mëtejme rreth konkursit në fjalë, sipas policisë, do të informoheni me kohë sipas planifikimeve/fazave që parashihen.

“Policia e Kosovës, përmes video mesazheve, fushatave sensibilizuese dhe takimeve zyrtare që po mbahen në të gjitha rajonet, ç’do herë ka inkurajuar dhe vazhdon ti inkurajon dhe fton qytetarët e të gjitha komuniteteve pakicë që të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e Policisë së Kosovës”, thuhet ndër të tjera në përgjigje.

Rikujtojmë se ky konkurs është shpallur pas dorëheqjeve masive të zyrtarëve të policisë nga komunitetet, në katër komunat në veri.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Takohen Osmani dhe kryeparlamentari i Islandës, bisedojnë për thellim të bashkëpunimit

Osmani dhe Ármannsson kanë biseduar edhe mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërparlamentar.

Publikuar

nga

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimeve me presidentin dhe kryeministren e Islandës, është pritur në takim edhe nga kryetari i Kuvendit të Islandës, Birgir Ármannsson.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se në takim me kryetarin e Kuvendit Ármannsson, presidentja Osmani ka falënderuar Islandën për mbështetje ndaj Kosovës, duke potencuar rëndësinë që ajo të vazhdojë edhe më tej në arenën ndërkombëtare.

“Në këtë frymë, presidentja ka shprehur përkushtimin e institucioneve të Kosovës për thellim të bashkëpunimit dypalësh përgjatë presidencës islandeze të Këshillit të Evropës, duke potencuar rëndësinë e mbrojtjes së vlerave të përbashkëta, në këtë kohë përcaktuese për Evropën”, thuhet në komunikatë për media.

Osmani dhe Ármannsson kanë biseduar edhe mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërparlamentar.

“Tutje, presidentja Osmani ka folur edhe mbi zhvillimet e fundit në Kosovë. Presidentja ka thënë se institucionet e Republikës vazhdojnë të jenë të përkushtuara për sundim të ligjit dhe avancim të demokracisë, vlerësuar edhe në indekset e fundit ndërkombëtare, ku Kosova ka shënuar progres të jashtëzakonshëm. Presidentja Osmani theksoi po ashtu se Kosova vazhdon të jetë e përkushtuar për bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me aleatët ndërkombëtarë për të kontribuar për paqe dhe siguri të qëndrueshme”, thuhet po aty.

Bëhet e ditur se Ármannsson e falënderoi Presidenten Osmani për vizitën dhe theksoi se Islanda është e përkushtuar për t’i thelluar më tej raportet mes dy popujve dhe vendeve tona.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Shkalla e rekrutimit të të burgosurve nga Wagner është ‘ulur ndjeshëm’

Të dhënat shënojnë një rënie prej 6,000 që nga nëntori.

Publikuar

nga

Numri i të dënuarve të rekrutuar nga Grupi i mercenarëve rusë Wagner ka të ngjarë të jetë “ulur ndjeshëm”, nga niveli që ishte midis verës dhe vjeshtës së vitit të kaluar, tha ministria britanike e mbrojtjes.

Ministria e Mbrojtjes shtoi se të dhënat e lëshuara nga Shërbimi Penal Federal i Rusisë në fund të janarit shënuan një popullsi prej 433,000 – një rënie prej 6,000 që nga nëntori.

“Në të kundërt, të dhënat e FSIN kishin treguar një rënie prej 23,000 nga shtatori deri në nëntor 2022. Rekrutimi i Wagner ka të ngjarë të ishte një faktor kryesor kontribuues në këtë rënie”.

Ministria e Mbrojtjes vazhdoi të vë në dukje se “provat anekdotike nga luftëtarët ukrainas gjatë dhjetë ditëve të fundit sugjerojnë një mbështetje të reduktuar ruse në sulmet e stilit të valëve njerëzore nga luftëtarët e dënuar Wagner në sektorë kyç”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara