Lajmet

Një tërmet i fuqishëm tronditi Meksikën

Epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.9 ishte afër bregut të Paqësorit.

Publikuar

Një tërmet i fuqishëm tronditi Meksikën të enjten, duke detyruar njerëzit të dalin rrugëve të kryeqytetit në mes të natës, disa ditë pasi një lëkundje e fuqishme la të paktën dy të vdekur.

Epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.9 ishte afër bregut të Paqësorit, 84 kilometra në jug të Coalcoman në shtetin perëndimor të Michoacan, njoftoi agjencia kombëtare sizmologjike.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vlerësoi se tërmeti ishte me magnitudë 6.8 ballë.

Michoacan u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë të hënën, duke dëmtuar disa mijëra ndërtesa dhe shkaktoi panik te banorët./UBTNews/

Lajmet

Kurti akuzon Serbinë se është burim i kërcënimit të rajonit, thotë se pesë policë kosovarë po mbahen peng atje

Ai akuzoi Serbinë se është burim i kërcënimit të rajonit dhe se po kërkon tensione në Kosovë.

Publikuar

nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se pesë policë kosovarë po mbahen peng në Serbi. Ai akuzoi Serbinë se është burim i kërcënimit të rajonit dhe se po kërkon tensione në Kosovë.

Kurti para kabinetit qeveritar tha se Serbia si shenjë hakmarrje të votimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, ndali dhe maltretoi dje qindra qytetarë kosovarë që po kalonin tranzit në Serbi. Ai tha se zëvendësdrejtori i Policisë nga radhët e komunitetit serb, Dejan Jankoviq po vazhdon të mbahet në paraburgim në Rashkë.

Kurti bëri thirrje Ministrave të Punëve të Jashtme të Këshillit të Evropës që në mbledhjen e muajit maj të pranojnë Kosovën në Këshill të Evropës.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia

Presidentja i bëri thirrje aleatëve të ndërmarrin veprime.

Publikuar

nga

Presidentja Vjosa Osmani tha se pesë policë të Kosovës “po mbahen peng” nga Serbia, shtet të cilin e cilësoi si “shovinist”. Presidentja i bëri thirrje aleatëve të ndërmarrin veprime.

“Është tejet e rëndësishme për të gjithë ne në të njëjtën kohë shënon kurorëzimin e mundit për t’u bërë gardianë të Republikës sonë. Ky diversitet që përfshin të gjitha komunat është nivelin e policisë sonë e cila është e të gjithëve. Nga sot të gjithë ju jeni policë të Kosovës. Tani e tutje jeni në mbrojtje të secilit qytetar të Republikës sonë pa dallim. Kushtetua e Kosovës është udhërrëfyese e juaja, ndaj do ti bashkoheni radhës së policisë për të siguruar siguri dhe përgjegjësi për ruajtjen e kufirit tonë. Edhe sot po përballemi me sfida, ku pesë nga policët tanë po mbahen të arrestuar nga shteti shovensit serb, i bëjmë thirrje aleatëve të ndërmarrin veprime të ndalin veprimet shovensite ndaj policëve dhe qytetarëve tanë”, ka thënë ajo.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Sulmohet me granatë shtëpia e afaristit serb në veri

Raportohet se përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.

Publikuar

nga

Një shpërthim i fuqishëm që dyshohet të ketë qenë granatë, ka ndodhur mbrëmë pas orës 2:00 në shtëpinë e afaristit serb, Dragan Mllagjeviq, i njohur me nofkën Soni, në Zherovnicë të komunës së Zveçanit.

Raportohet se përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar. Sipas mediave, Millagjeviq është sulmuar qëllimshëm për shkak të bashkëpunimit të ngushtë në biznes me shqiptarët, ndërsa së fundi përveç tjerash kishte furnizuar veriun edhe me qumësht “Vita”.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Bashkimi Demokratik në pushtet i Kroacisë fiton zgjedhjet e përgjithshme

Parlamenti kombëtar do të përfshijë gjithashtu tetë deputetë nga partitë e pakicave dhe tre nga diaspora kroate.

Publikuar

nga

Partia e djathtë qendrore e Kroacisë, Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) fitoi zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura të mërkurën, njoftoi Komisioni Shtetëror Zgjedhor (DIP) të enjten herët.

Pas 95.54% të votave të numëruara, HDZ fitoi 60 ulëse për parlamentin kombëtar nga 151 ulëse, më pak se 64 ulëse që kishte më parë.

Koalicioni opozitar i kryesuar nga Social Demokratët (SDP) fitoi 42 ulëse, ndërsa Lëvizja e djathtë për Atdheun doli e treta me 14 ulëse.

Parlamenti kombëtar do të përfshijë gjithashtu tetë deputetë nga partitë e pakicave dhe tre nga diaspora kroate.

“E rëndësishme është që HDZ të fitojë bindshëm zgjedhjet parlamentare për të tretën herë radhazi. Ne do të fillojmë të formojmë një shumicë të re parlamentare që nga orët e mëngjesit për të formuar qeverinë për të tretën herë”, tha kryetari dhe kryeministri i HDZ-së, Andrej Plenkoviç.

Pritet të krijohet një qeveri koalicioni pasi asnjë parti politike apo aleancë nuk mund të marrë e vetme shumicën e kërkuar.

Kroacia, anëtarja më e re e BE-së, mban zgjedhje të përgjithshme çdo katër vjet.

HDZ fitoi gjithashtu zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2016 dhe 2020.

Votuesit në Kroaci hodhën votat e tyre të mërkurën për të zgjedhur anëtarët e rinj të parlamentit të saj prej 151 ulësesh nga 2,302 kandidatë, me 42% prej tyre gra./AA/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara