Lajmet nga UBT

Në UBT instalohet turbina me erë, mbështetur nga bizneset e suksesshme të diasporës në Zvicër

UBT është pajisur me turbinat me erë nga biznesmenët Arif Hoti dhe Ben Hoti, nga kompania “HOTI METAL SA”.

Publikuar

Bizneset e suksesshme të diasporës në Zvicër, i kanë dhënë UBT-së një mbështetje të madhe, duke i dhuruar një turbinë e cila gjeneron energji me erë, dhe duke e ndihmuar kështu UBT-në në kompletimin e ekosistemit të gjenerimit të rrymës alternative në qytetin e mençur të UBT-së, siç njihet UBT Smart City.

UBT është pajisur me turbinat me erë nga biznesmenët Arif Hoti dhe Ben Hoti, nga kompania “HOTI METAL SA”, degë e kompanisë zvicerane “BRANDT SA”, përmes së cilave do të bëhet përfitimi i energjisë elektrike, duke e konvertuar të kinetike në atë mekanike, përmes helikave të përbërë nga dy e më shumë fletë të lidhura me gjeneratorin elektrik.

Turbinat me erë fillimisht do të jenë me një kapacitet prej 24 watt për orë, nëse era frynë me një shpejtësi nominale mbi 3.5 m/s, dhe do të shërbejnë si burim shtesë i furnizimit primar nga rrjeti elektrik, si dhe si burim autonom për furnizim rezervë nga bateritë që mbushen nga prodhimi tepricë i centrales me erë.

Kësisoj, UBT në Parkun Shkencor Inovativ në Lipjan do të prodhojë me kapacitetet e saj energjinë elektrike përmes disa formave të përfitimit të energjisë, të cilat nuk e ndotin ekosistemin në të cilin po jetojmë, dhe shkon edhe një hap tutje në kompletimin e projektit “Net 0 Energy Campus”.

Lajmet nga UBT

Ish-studentja e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, Nesa Kryeziu ka filluar punën praktike në T7

Rrugëtimin e saj në UBT, Nesa e ka cilësuar si ndër eksperiencat më të mira, për shkak të mundësive të shumta.

Publikuar

nga

Ish-studentja e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, Nesa Kryeziu pas përfundimit të nivelit bachelor është angazhuar në praktikë profesionale në televizionin T7, në pozicionin e gazetares së terrenit për përcjelljen e ngjarjeve të ndryshme që ndodhin në vend, rajon dhe botë.

Njohuritë e fituara përgjatë studimeve në Fakultetin Media dhe Komunikim, si dhe mbështetja e profesorëve universitar për avancimin e njohurive, kanë bërë që Nesa Kryeziu të përgatitet profesionalisht dhe të jetë e gatshme për të punuar në njërën nga mediat vendore.

Zgjodha UBT-në sepse është një ndër universitetet lider, me staf profesional, mundësi alternative, me komunikim interaktiv dhe mision të qartë për rininë dhe aftësimin e tyre profesional, si dhe studimet i bëjnë të veçanta komunikimi interaktiv dhe praktika paralele, qasja në informacione përmes bibliotekës së pasur, promovimi i studentëve me projekte ndërkombëtare”, ka thënë Kryeziu.

Rrugëtimin e saj në UBT, Nesa e ka cilësuar si ndër eksperiencat më të mira, për shkak të mundësive të shumta që iu janë ofruar për të marrë pjesë në vizita të ndryshme, ndër to duke qenë edhe pjesëmarrëse në festivalin “Medienfrische” në Austri.

UBT ka ofruar mbështetjen në promovimin e ideve dhe plasimin e tyre përmes praktikës brenda dhe jashtë shtetit, punëtorive të ndryshme duke krijuar eksperienca të reja. Kemi pasur mundësi që të jemi pjesëmarrës në vizita të ndryshme studimore me karakter promovues dhe bashkëpunues. Kam qenë pjesëmarrëse në festivalin “Medienfrische” në Austri, ku më është mundësuar dokumentimi i punëve të artistëve të ndryshëm ndërkombëtarë përmes njohurive që kemi marrë në UBT”, është shprehur ajo.

Shumica e studentëve të Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, rreth 98% e tyre, tashmë janë të punësuar në mediat vendore dhe ndërkombëtare, ku raportojnë dhe përcjellin ngjarje, si dhe hulumtojnë dhe verifikojnë lajme për raste specifike.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Nesër, UBT do të mbajë mbledhje komemorative në nderim të veprës së profesorit dhe politologut, Dr. Belul Beqaj

Mbledhja komemorative mbahet në qendrën e UBT-së, në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00.

Publikuar

nga

Nën përkujdesjen e rektorit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, të hënën, më 26.09.2022, UBT do të mbajë mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit dhe politologut, Dr. Belul Beqaj.

Mbledhja komemorative mbahet në qendrën e UBT-së, në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00, për të nderuar jetën dhe veprën e shquar të profesorit Dr. Belul Beqaj.

Ju ftojmë të merrni pjesë për të bërë nderimet e fundit profesorit të UBT-së, Dr. Belul Beqaj, i cili kishte një veprimtari të gjerë në fushën e shkencave politike, sociologjisë politike e komunikimit politik.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Ndahet nga jeta profesori i UBT-së, Dr. Belul Beqaj, rektori Hajrizi ngushëllon familjen Beqaj

Beqaj ishte autor i dhjetëra punimeve publicistike -shkencore.

Publikuar

nga

Është ndarë nga jeta profesori i UBT-së, Dr. Belul Beqaj, një prej profesionistëve dhe politologëve më të mirë që ka njohur vendi dhe rajoni.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Beqaj, në të cilin ka vlerësuar lartë figurën e shquar të profesorit Beqaj.

Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit Dr. Belul Beqaj. Një profesionist i jashtëzakonshëm dhe mbi të gjitha një njeri i mirë sot u nda nga jeta, dhe patjetër që për ne, stafin, studentët dhe gjithë Kosovën do të jetë një humbje e madhe. Profesori Beqaj ishte profesional në punë, i drejtë dhe i sinqertë në mendime e veprime, dhe kjo e ka bërë atë të veçantë nga gjithë të tjerët”, ka thënë rektori Hajrizi.

Dr. Belul Beqaj lindi në Prizren më 1957, ku i kreu shkollën fillore dhe gjimnazin. Ka diplomuar, magjistruar në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Beogradit, përkatësisht në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa ka doktoruar në fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit publik të Maqedonisë. Ishte autor i dhjetëra punimeve publicistike -shkencore, si dhe pjesëmarrës në konferenca të shumta brenda dhe jashtë Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

NJOFTIM: Provimi pranues i afatit të tretë në Fakultetin e Farmacisë në UBT, mbahet më datë 29 shtator

Provimi pranues do të mbahet në ora 10:00.

Publikuar

nga

Ka mbetur edhe pak kohë për t’u bërë pjesë e Fakultetit Farmaci në UBT, njërit prej institucioneve lider të arsimit të lartë në Kosovë, i cili posedon laboratorët më inovativ dhe më të sofistikuar të kohës moderne.

Afati i fundit për aplikim është data 28 shtator 2022, ndërkaq provimi pranues i afatit të tretë mbahet më 29 shtator 2022 në qendrën e UBT-së në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Diploma e shkollës së mesme;
  • Dëftesat e klasës 10, 11, 12, (13 aty ku aplikohet);
  • Certifikata e pikëve të testit të maturës shtetërore;
  • Certifikata/ekstrakti i lindjes, dhe
  • Kopja e letërnjoftimit.

Fakulteti i Farmacisë në UBT është programi që ofron ndërlidhjen e njohurive teorike dhe praktike të kësaj fushe me infrastrukturë dhe metodat më moderne të mësimdhënies, si dhe kurrikula e programit mësimor është e hartuar në atë mënyrë që të sigurojë zhvillimin e lëndëve themelore të degës së farmacisë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara