Sport

Ndryshime në kombëtare, flet sërish Zhegrova

Ai ka thënë se qëllimi i asaj deklarate ka të bëjë për ndryshime në qasjen dhe formën e lojës.

Publikuar

Edon Zhegrova ishte futbollisti që pas humbjes nga Rumania me rezultat 2-0 hapi debat të nxehtë me deklaratën e tij duke thënë se te Kosova duhet të bëhen ndryshime të mëdha dhe se për problemet e brendshme duhet të flas kapiteni Amir Rrahmani, apo edhe ndonjë lojtar tjetër më i moshuar.

Kjo deklaratë bëri bujë të madhe në media dhe në opinionin sportdashës duke aluduar se cilat mund të jenë problemet brenda Kombëtares së Kosovës.

Vetëm pak orë pas asaj deklarate, Zhegrova ka reaguar përmes një postimi në Instagram duke dashur të sqarojë atë çfarë ka thënë.

Ai ka thënë se qëllimi i asaj deklarate ka të bëjë për ndryshime në qasjen dhe formën e lojës në fushë, e jo ndryshime të tjera.

“Duke pasur parasysh se është folur shumë gjatë orëve të kaluara, dua ta sqaroj gjithë opinionin në lidhje me një deklaratë të mbrëmshme pas lojës. Qëllimi dhe mendimi im i vetëm ka të bëjë me qasjen në lojë dhe formën se si luajmë e jo me ndryshime të tjera, pavarësisht interpretimeve që mund t’i bëhen fjalëve të mia”, ka shkruar Zhegrova.

“Unë nuk kam folur dhe nuk kam aluduar për asnjë moment në asnjë ndryshim tjetër, përveç ndryshimit në fushën e lojës, ndryshim për të cilin vazhdoj të mendoj se na duhet, madje shumë”, ka shtuar sulmuesi i Lille.

Ndryshe, me humbjen nga Rumania, Kosova ka humbur po thuajse të gjitha gjasat për kualifikim në Kampionatin Evropian Euro 2024.

Sport

​Shtëpia e Ramosit në Sevilla u plaçkit derisa fëmijët e tij ishin brenda

Incidenti ka ndodhur më 20 shtator.

Publikuar

nga

Garda Civile e Spanjës është duke e hetuar një vjedhje që ka ndodhur në shtëpinë e mbrojtësit të Sevillas, Sergio Ramos.

Incidenti në fjalë ka ndodhur në shtëpinë e Ramosit në Bollullos de La Mitacion, 20 kilometra larg qendrës së Sevillas më 20 shtator.

Në atë kohë 37 vjeçari ishte në stadiumin “Sanchez Pizjuan” duke luajtur në Ligën e Kampionëve në ndeshjen e fazës së grupeve të Sevillas ndaj Lens.

Gruaja e Ramos, Pilar Rubio, ishte gjithashtu larg shtëpisë asokohe, por një burim i tha “ESPN” se katër fëmijët e çiftit dhe kujdestarët e tyre ishin në shtëpi. Askush nuk u lëndua gjatë incidentit.

Vazhdo të lexosh

Sport

Bajoku “shkatërron” boksierin serb

Bajoku ishte më i mirë në tri raundet, në luftën e kategorisë deri 67 kilogramë.

Publikuar

nga

Boksieri Shpëtim Bajoku ka qenë bindës përballë boksierit të Serbisë, Semir Aliçiq, në Kampionatin Ballkanik që ka nisur të mërkurën.

Bajoku ishte më i mirë në tri raundet, në luftën e kategorisë deri 67 kilogramë.

Pasi gjyqtari i ringut shpalli Bajokun fitues, boksieri serb bëri veprim antisportiv. Ai nuk ia zgjati dorën boksierit të Kosovës.

Bajoku e pati mposhtur serbin në qershor në një turne në Kumanovë. Luftën e radhës, Bajoku e zhvillon të shtunën.

Ballkaniku po mbahet në Albena të Bullgarisë.

Vazhdo të lexosh

Sport

Ukraina nuk do të marrë pjesë në garat e futbollit me ekipe ruse

Kjo pas vendimit të UEFA-s për të ripranuar ekipet e të rinjve të vendit në turnetë evropiane.

Publikuar

nga

Shoqata e Futbollit të Ukrainës (UAF) thotë se nuk do të marrë pjesë në garat e futbollit me ekipe ruse, pas vendimit të UEFA-s për të ripranuar ekipet e të rinjve të vendit në turnetë evropiane.

“UAF dënon fuqishëm vendimin e sotëm të UEFA-s për kthimin e ekipeve U-17 nga Federata Ruse në garat ndërkombëtare”, tha UAF në një deklaratë. “UAF insiston në ruajtjen e vendimeve të mëparshme të UEFA-s dhe FIFA-s në lidhje me parandalimin e të gjitha ekipeve ruse nga pjesëmarrja në garat ndërkombëtare”.

UAF ka kërkuar gjithashtu bashkëpunimin e organeve të tjera të futbollit për të mbajtur të njëjtin qëndrim kundër ripranimit të Rusisë në futbollin e të rinjve.

“UAF konfirmon se ne nuk do të marrim pjesë në asnjë garë me pjesëmarrjen e ekipeve ruse”, thuhet mes tjerash në deklaratë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Kuka për Qendrën e Xhudos: Ëndrra po bëhet realitet

Janë ndarë 5.5 milion euro për zgjerimin e kësaj qendre.

Publikuar

nga

Trajneri i xhudos, Driton Kuka është shprehur shumë i kënaqur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të ndarë mjete për zgjerimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë.

Ai përmes një reagimi në rrjetet sociale ka thënë se përmes këtij projekti, po realizohet ëndrra për kushte optimale të xhudistëve që Kosovës po i sjellin medalje elitare evropiane dhe botërore.

“Ëndrra po behet realitet. Vendi ku farkohen medaljet e Arta Evropiane, Botërore e Olimpike po bëhet me kushtet më optimale për stërvitje elitare”, ka shkruar Kuka.

Ndryshe, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës janë ndarë 5.5 milion euro për zgjerimin e kësaj qendre.

“Me vendimin e sotëm të Qeverisë përfundon shpronësimi, shumë shpejtë shpallet procedura e prokurimit për ndërtimin, respektivisht zgjerimin e këtij kompleksi sportivë, i cili bën pjesë në kuadër të programit shtetërorë pesë vjeçar, ‘Kosova, shtet i xhudos’, por njëherit ndërtimi i këtij kompleksi, pra zgjerimi i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë është edhe përmbushje e zotimeve tona në përgatitje të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Kostoja e këtij investimi do të jetë 5.5 milionë euro”, tha Çeku.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara