Lajmet

Misioni ushtarak gjerman në Mali është pezulluar

Autoritetet e Malit nuk lejuan hyrjen e një avioni ushtarak gjerman në hapësirën e saj ajrore.

Publikuar

Qeveria gjermane njoftoi të premten se misioni ushtarak i saj në Mali në kuadër të OKB-së do të pezullohet deri në një njoftim tjetër, pasi autoritetet e Malit nuk lejuan hyrjen e një avioni ushtarak gjerman në hapësirën e saj ajrore.

“Sërish ata që janë në pushtet në Mali nuk ia kanë lejuar hyrjen misionit MINUSMA të OKB-së në hapësirën e tij ajrore. Prandaj rotacioni i planifikuar i personelit nuk është i mundur. Kjo ka efekte në angazhimin tonë, duke pasur parasysh se siguria e ushtarëve tanë është prioritare”, tha Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë në Twitter.

Ministrja e Mbrojtjes, Christine Lambrecht kritikoi kolonelin e ushtrisë së Malit, Sadio Camara.

Ushtria e Bundeswehr-it tërhoqi rreth 60 ushtarë nga vendi muajin e kaluar mes një mosmarrëveshjeje të ngjashme, kur forcave të armatosura gjermane nuk iu lejua një fluturim civil nga Bamako. Berlini e përshkroi atë akt si “ngacmim”./UBTNews/

Lajmet

​Shënohet Dita Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit me moton “Tash më lehtë”

Kilian Wahl përgëzoi komuna për respektimin e Ligjit për qasje në dokumente publike.

Publikuar

nga

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), me moton “Tash më lehtë” ka nisur shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit me ç’rast është organizuar edhe konferencë me Kryetarë të Komunave.

Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva- Dërmaku tha se e drejta për qasje në një sistem qeverisës më efikas dhe më transparent i përmbush premisat për mirë qeverisje.

Ajo tha se këtë vit me moton “Tash më lehtë” po synojnë ngritjen e ndërgjegjësimit për qasje në dokumente publike me qëllim që komunat të bëhen më të hapura për qytetarët.

Kurse, Kilian Wahl zëvendës shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë përgëzoi komuna për respektimin e Ligjit për qasje në dokumente publike.

Kryetari i Asociacionit të Komunavë të Kosovës, Sazan Ibrahimi tha se për shkak të reformava kryetarët e komunave janë bërë më të afërt me qytetarët.

Ai tha se më heret web faqet nuk kanë pasur shumë qasje, por tashmë kjo është përmirësuar.

Sipas tij komunat e Kosovës prijnë në rajon për transparencë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Ndër te tjera në rend dite janë interpelanca me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Publikuar

nga

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendi të Kosovës.

Ndër te tjera në rend dite janë interpelanca me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për cënimin e të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave, shqyrtimi i parë i projektligjit për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut dhe formimi i komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kryeshefi ekzekutiv i Pfizer rezulton pozitiv me COVID-19 për herë të dytë

“Ndonëse kemi bërë progres, virusi është ende në mesin tonë”, shkroi ai në Twitter.

Publikuar

nga

Kryeshefi ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla konfirmoi të shtunën se rezultoi pozitiv me COVID-19 për herë të dytë brenda dy muajsh.

“Ndonëse kemi bërë progres, virusi është ende në mesin tonë”, shkroi ai në Twitter.

Bourla, i cili më parë rezultoi pozitiv për COVID-19 kah mesi i muajit gusht, tha se nuk ka simptoma. Ai shtoi se nuk e ka marrë ende përforcuesin e ri të COVID-19, pasi po ndjek udhëzimet nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC)./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

ShBA paralajmëron Rusinë për ‘pasoja katastrofike’ nëse përdor armë bërthamore në Ukrainë

Sullivan tha se Shtetet e Bashkuara do t’i përgjigjen çdo përdorimi rus të armëve bërthamore kundër Ukrainës.

Publikuar

nga

Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmëruan Moskën për “pasoja katastrofike” nëse përdor armë bërthamore në Ukrainë pasi Rusia premtoi mbrojtje për rajonet ukrainase pas referendumeve.

Qytetarët në katër rajone të Ukrainës po votojnë për të katërtën ditë radhazi të hënën në referendumet e organizuara nga Rusia, të cilat Kievi dhe Perëndimi i kanë cilësuar si të rreme.

Por duke përfshirë katër rajonet – Luhansk dhe Donetsk në lindje dhe Zaporizhzhia dhe Kherson në jug – Moska mund t’i portretizojë përpjekjet e Ukrainës për t’i rimarrë ato si sulme ndaj vetë Rusisë, një paralajmërim për Kievin dhe aleatët e tij perëndimorë.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i ShBA-së, Jake Sullivan tha se Shtetet e Bashkuara do t’i përgjigjen çdo përdorimi rus të armëve bërthamore kundër Ukrainës dhe e ka paralajmëruar Moskën rreth “pasojave katastrofike” me të cilat do të përballet./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara