Sport

Miliarderi nigerian jep një injeksion të madh parash për gjigantin historik të futbollit

Situata financiare e Sheffield United është dëshmuar si një problem i madh në klub gjatë gjithë sezonit.

Publikuar

Pronari i ri i ardhshëm i Sheffield United, Dozy Mmobuosi ka siguruar një injeksion parash me tetë shifra për të shmangur kërcënimin e administrimit të klubit.

Nigeriani, i cili bëri pasurinë e tij në teknologji dhe bashkëthemeloi “Tingo Mobile”, tani i vlerësuar në rreth 6.7 miliardë euro, shpreson të përfundojë një blerje prej 100 milionë eurosh të Sheffield United nga Princi Abdullah në javët e ardhshme.

“Sportsmail” e kupton se duke pasur parasysh pozicionin e rrezikshëm financiar të klubit, Mmobuosi është zotuar t’i financojë ata para kohe, ndërsa skuadra e Paul Heckingbottom përpiqet për t’u ngjitur në Premier Ligë.

Fondet besohet të jenë më shumë se 11 milionë euro, të paguara me këste, të cilat mbulojnë kostot e funksionimit, duke përfshirë pagat e lojtarëve, dhe atyre të mbetura në krye të faturave rutinë.

Gjithashtu besohet të sigurohet që Sheffield të vazhdoj me pagesat për transferimet e mëparshme, duke përfshirë Genk për Sander Berge dhe Liverpool për Rhian Brewster.

Situata financiare e Sheffield United është dëshmuar si një problem i madh në klub gjatë gjithë sezonit, me një frikë shumë reale nga administrata, e cila do të shkaktonte një zbritje prej 12 pikësh.

Kjo do të pengonte ndjeshëm skuadrën e Heckingbottom, e cila është e dyta në Championship dhe 12 pikë larg nga Middlesbrough të vendit të tretë, përpara ndeshjes së shtunës kundër Rotherham United.

Mësohet se Mmobuosi e ka udhëzuar klubin që të mbajë Berge dhe Iliman Ndiaye në ditën e fundit të afatit, me palën subjekt interesi nga klubet e Premier Ligës.

Sport

Ushtroi dhunë ndaj gruas, një muaj paraburgim ndaj burrit në Gjilan

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit.

Publikuar

nga

Gjykata Themelore në Gjilan ka informuar sot se ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit P.C për veprën penale “Dhunë në familje”.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri gjatë muajit mars, në kohë të papërcaktuar, në shtëpinë e përbashkët familjare, ka ushtruar dhunë psikike, fizike dhe ekonomike ndaj të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, A. C., ashtu që nën ndikimin e substancave narkotike, e humb kontrollin dhe të dëmtuarën e godet me shuplakë, gjithashtu vazhdimisht i bërtet me tonë të lartë të zërit, ku tek e dëmtuara shkakton trauma dhe ka cenuar rëndë dinjitetin e të dëmtuarës, duke shkaktuar frikë, ankth, pasiguri dhe shqetësim permanent emocional”, është bërë e ditur në komunikatë.

Më këtë veprime, sipas gjykatës, P.C dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që i njëjti po të gjendet në liri mund të përsërit veprën penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit.

Vazhdo të lexosh

Sport

​Çeku: Xhudo do të shtrihet në të gjitha shkollat e Kosovës

Në shkollën “Qamil Batalli” në Prishtinë sot u prezantua ky projekt para nxënësve.

Publikuar

nga

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë se me programin “Xhudo në shkolla” synohet që ky sport deri në vitin 2027 të shtrihet në të gjitha shkollat dhe në të gjitha komunat e Kosovës.

Në shkollën “Qamil Batalli” në Prishtinë sot u prezantua ky projekt para nxënësve që synon zbulimin e talentëve të rinj në këtë sport, por edhe kultivimin e një stili të shëndetshëm të jetesës. Këto aktivitete po zhvillohen në kuadër të projektit “Kosova shtet i xhudos”.

Vazhdo të lexosh

Sport

Barça po e mendon shitjen e Ansu Fatit

Kufizimet financiare thuhet se po e detyrojnë klubin që ta shes atë për të mbledhur fonde.

Publikuar

nga

Barcelona ka gjasa të shesë Ansu Fatin menjëherë pasi të përfundoi sezoni aktual.

Ndërsa ata ende e vlerësojnë sulmuesin e ri, i cili është gati të bëjë paraqitjen e 25-të në karrierë në La Liga, kufizimet financiare thuhet se po e detyrojnë klubin që ta shes atë për të mbledhur fonde, raporton “Fishajes.net”.

Kjo është bëhet edhe më shumë e pa shmangshme nëse ata nuk arrinë të shesin mesfushorin Frenkie de Jong, i cili më parë kishte refuzuar të largohej nga “Camp Nou”.

Vazhdo të lexosh

Sport

​Xhaka: Udhëtimi në Serbi nuk ishte vendim i lehtë

“Kam pasur një bisedë shumë të mirë me Murat Yakin para ndeshjes për të shkuar apo jo”, tha ai.

Publikuar

nga

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka është ndalur të flas për herë të parë për udhëtimin e tij në Novisad të Serbisë, atje ku u ballafaqua me Bjellorusinë në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2024.

Ai ka thënë se nuk ishte vendim i lehtë për të shkuar atje, por dëshira e madhe për ta ndihmuar Zvicrën bëri që ta marr një vendim të tillë pas konsultimit me trajnerin Murat Yakin.

“Kam pasur një bisedë shumë të mirë me Murat Yakin para ndeshjes për të shkuar apo jo. Ishte gjithmonë e qartë për mua se doja të vija dhe të luaja futboll. Nuk ishte një vendim i lehtë për të gjithë të përfshirët në këtë situatë. Por, më vjen mirë që u kthyem me tre pikë”, ka thënë Xhaka.

Xhaka pritet të luajë ndeshjen e tij të 112-të ndërkombëtare me Zvicrën sonte kundër Izraelit.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara