Lajmet

Marrëveshja e pengjeve mund të zgjatet

Për çdo shtetas izraelit të liruar, tre të burgosur palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite janë liruar.

Publikuar

Grupi i fundit i pengjeve që do të lirohen sipas marrëveshjes fillestare pritet të dalë nga Gaza gjatë ditës së sotme.

Për çdo shtetas izraelit të liruar, tre të burgosur palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite janë liruar.

Indikacionet e hershme sugjerojnë se armëpushimi, i cili skadon në mesnatë, mund të zgjatet.

Izraeli po ofron një ditë të mëtejshme pauze në luftimet në Gaza për çdo dhjetë robër të liruar, dhe Hamasi thotë se mund të bie dakord për një zgjatje, raporton BBC.

Një zyrtar palestinez i tha BBC-së se 20 deri në 40 pengje të tjera izraelite mund të lirohen. Rreth 180 njerëz mbeten në robëri, duke përfshirë rreth një duzinë me fëmijë.

Në Gaza, armëpushimi ka lejuar shpërndarjen e ndihmave të nevojshme, pasi kriza humanitare e shkaktuar nga bombardimet e pandërprera izraelite vazhdon me javë të tëra.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se ishte i hapur për të zgjatur marrëveshjen.

Por ai gjithashtu theksoi se pas armëpushimit, Izraeli do të rifillojë ofensivën e tij me qëllimin për të eliminuar Hamasin.

Lajmet

Pendarovski: Bullgaria mund ta përsëris veton për integrim

Ai tha se nuk beson që vendi do të mund të anëtarësohet në BE deri në vitin 2023.

Publikuar

nga

Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i cili mbështetet nga Lidhja Sociale-Demokrate, nuk beson se vendi do të mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian deri në vitin 2023, njësoj siç deklaruan shumë përfaqësues të partive tjera politike në Maqedoni.

Pendarovski më tutje tha se “Me bllokadën bullgare dhe për fat të keq me konsensusin e plotë që është ende i vlefshëm dhe me shumë gjasa nuk do të ndryshojë në kuadër të BE-së për pranimin e anëtarëve të rinj me konsensus, kam frikë se nesër Bullgaria sërish mund të përsëris veton ndaj Maqedonisë së Veriut”.

Si problem shqetësues për Maqedoninë e Veriut e thekson humbjen e besimit të qytetarëve në pushtetin gjyqësor dhe vjetërsimin e shumë lëndëve gjyqësore që lanë të lirë mbi 200 ish-zyrtarë të lartë të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Megjithatë duke folur mbi ndikimin rus në vend, Pendarovski thotë se nuk është ai në nivelin që ishte në vitin 2008 kur u mbajt referendumi për çështjen e emrit.

Pendarovski në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 24 prill, e në veçanti në raundin e dytë të 8 majit, pret votat e të gjithë bashkësive etnike që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​EULEX: Bashkë me Policinë dhe KFOR-in po monitorojmë situatën e sigurisë në vendvotimet në veri

Kështu ka shkruar Barbano në “X”.

Publikuar

nga

Shefi i EULEX-it në Kosovë, Pietro Barbano, ka deklaruar se Policia e Kosovës së bashku me KFOR-in si dhe EULEX-in janë duke monitoruar situatën e përgjithshme të sigurisë në katër komunat veriore, në qendrat e votimit ku po mbahen zgjedhjet për votim ndaj kryetarëve.

“Në koordinim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in, EULEX-i është duke monitoruar situatën e përgjithshme të sigurisë rreth vendvotimeve në 4 komunat ku po zhvillohet votimi për tërheqjen e kryetarëve”, ka shkruar Barbano në X.

Në referendumin për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në katër komunat të banuara me shumicë serbe deri në ora 15:00 kanë votuar 203 qytetarë “për ose kundër”.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Ministri i Jashtëm turk i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar ta njohë Palestinën

Kështu deklaroi ai në konferencë për media.

Publikuar

nga

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të kundërshtojë veton e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj ofertës së Palestinës në OKB dhe të njohë shtetin e Palestinës.

“Është e padrejtë që Palestinës nuk i lejohet të bëhet anëtare e OKB-së. Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të kundërshtojë këtë padrejtësi dhe të njohë shtetin e Palestinës”, tha Fidan në një konferencë për media./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Votimi në veri pa incidente, kallashnikovët e kapur s’kanë të bëjnë me procesin

Ai duke folur para gazetarëve e ka përshkruar situatën e sigurisë të qetë, stabile, por edhe delikate.

Publikuar

nga

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se asnjë incident deri tani nuk është shënuar sa i përket procesit të votimit. Ai duke folur para gazetarëve e ka përshkruar situatën e sigurisë të qetë, stabile, por edhe delikate, duke marrë parasysh zhvillimet që kanë ndodhur në veri gjatë viteve të fundit.

Sipas tij, policia sot ka gjetur dy kallashnikovë, disa fishekë dhe karikatorë në një shtëpi të pabanuar, por që siç tha ai, nuk ndërlidhen me procesin e votimit. Elshani ka bërë të ditur se ka një të dyshuar në lidhje me rastin, por nuk ka dhënë detaje.

“Situata e sigurisë në veri të vendit është e qetë, stabile, është delikate duke marrë parasysh zhvillimet që kanë ndodhur këtu që nga viti 2022 deri tani, mirëpo sa i përket procesit të votimit çdo gjë është në rregull dhe nuk kemi pasur asnjë incident… Ne kemi pranuar informacione që në një shtëpi që për momentin është e pabanuar mund të ketë armë, policia ka reaguar, ka gjetur dy kallashnikovë, disa fishekë, karikatorë… por nuk ka lidhje absolutisht me rastin e votimit… E kemi një të dyshuar, sepse shtëpia është në emrin e tij, mirëpo nuk kishim dashur të flasim për identitetin e tij”, ka thënë Elshani.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara