Kulturë

Lajmet e rrejshme që e deklaronin të vdekur, flet Ozzy Osbourne

Published

on

Ozzy Osbourne ka demantuar një raport që e deklaronte të vdekur.

Gjatë episodit të së martës në The Osbournes Podcast, këngëtari iu drejtua një burimi të paverifikuar në internet i cili pretendonte se ai kishte vdekur.

“Unë nuk kam vdekur! Nuk kam vdekur vërtet”, dëgjohet ai të thotë në podcast.

“Unë nuk kam vdekur, nuk do të shkoj kudo”, thotë ai. “Dhe unë do të bëj disa koncerte të tjera para se të mbaroj, gjithsesi”.

Bashkëshortja e këngëtarit, Sharon Osbourne, i quajti “të sëmurë” ata që përhapën lajmin./UBTNews/

Magazinë

Përplaset avioni privat i këngëtarit të njohur, vdes piloti

Published

on

Një avion privat doli nga pista në aeroportin Scottsdale në Arizona të hënën dhe u përplas me një tjetër aeroplan privat.

Një person vdiq në incident, tha Administrata Federale e Aviacionit të SHBA ndërsa disa persona u plagosën.

Sipas Daily Mail, avioni i rrëzuar i përket këngëtarit të grupit të hard rock-ut amerikan Mötley Crüe, Vince Neil.

Sipas njoftimit, në bord ndodhej e dashura e tij Rain Andreani. Në aksident ka humbur jetën piloti. E dashura e Neil dhe një i njohur i mbijetuan përplasjes, por u dërguan në spital. Vetë këngëtari nuk ishte në bord.

Continue Reading

Kulturë

Tirana, 105 vjet kryeqytet i Shqipërisë

Published

on

Organet e larta të shtetit shqiptar, që dolën më 1920 nga Kongresi i Lushnjës (21-31 Janar 1920) u vendosën më 11 Shkurt 1920 në Tiranë, që u caktua përkohësisht kryeqyteti i Shqipërisë, kurse përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet me statutin e Republikës Shqiptare në Janar 1925.

Pas 1920 filloi popullimi me banorë të ardhur nga krahina e qytete të tjera të vendit. Më 11 shkurt 1920, populli i Tiranës priti me entuziazëm Këshillin e Lartë dhe Qeverinë, e cila u vendos pikërisht në atë ndërtesë, ku tiranasit kishin ngritur flamurin në vitin 1912.

Autoritetet e larta të shtetit shqiptar që dolën nga Kongresi, në marshimin e tyre (që nisi më 6 shkurt), kaluan në Kavajë dhe në pamundësi për të hyrë në Durrës, i cili ishte i pushtuar nga forcat italiane, u kthyen drejt Shijakut, për të mbërritur në Tiranë.

Arsyet që u vendos të shkohej drejt Tiranës qenë:

– Mosprania e forcave të huaja (pushtuese),

– pozita gjeografike në qendër të vendit,

– patriotizmi shumë herë treguar i popullsisë së trevës, dhe

– ndodhja e disa ndërtesave që mund të përdoreshin si zyra.

Në këtë rrugëtim të rrezikshëm, rol kryesor pati Ministri i Brendshëm, Ahmet Zogu, i cili kishte përkrahësit e tij të armatosur.

Sipas kujtimeve të bashkëkohësve, ka qenë moszbrapsja e tij përballë forcave italiane, (që tentuan t’i ndalonin përfaqësuesit e zgjedhur në Lushnje), moment kyç për suksesin e kësaj ndërmarrjeje.

Me të mbërritur në Tiranë, Këshilli i Naltë dhe qeveria, më 11 shkurt 1920, mes entuziazmit popullor, e shpallën atë kryeqytet të përkohshëm. Më 1922 Tirana u shkëput si nënprefekturë nga prefektura e Durrësit, u bë prefekturë më vete. Më 1923 kishte 12.453 banorë.

Më 1924 Tirana u bë arenë e luftës së brendshme politike-Revolucionit të Qershorit dhe rikthimit të Ahmet Zogut, i cili u vu në krye të shtetit, në filim si kryetar i Republikës Presidenciale (1925-1928) pastaj si mbret (1928-1939).

Data 11 shkurt, datë në të cilën Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm, është e një rëndësie parësore në historinë tonë kombëtare; kjo zgjedhje lidhet ngushtë me veprimtarinë e dendur patriotike të tiranasve, para dhe pas pavarësisë.

(Tirana sot)

Continue Reading

Magazinë

13 vite nga vdekja e ikonës së muzikës botërore Whitney Houston

Published

on

Whitney Houston, një prej emrave më të mëdhenj të muzikës botërore, u nda nga jeta me 11 shkurt të vitit 2012, në orën lokale 15.55 në hotelin Beverly Hilton të Beverly Hillsit, ku ishin mbledhur artistët që morën pjesë në mbrëmjen e çmimeve muzikore Grammy.

48 vjeçarja Houston pati një jetë të mbushur me sukses, zhgënjime, probleme dhe arritje artistike si askush tjetër. Nga mesi i viteve 1980 deri në fundin e viteve 1990, ajo ishte vajza e artë e industrisë së muzikës amerikane, e cila shënoi një shifër rekord shitjesh të albumeve të saj, 55 milion vetëm në Shtetet e Bashkuara.

Më 1985 hodhi në treg albumin e parë me titull “Whitney Houston” i cili u shit miliona kopje anembanë botës, kurse në vitin 2009 ajo u rikthye suksesshëm me albumin “I look to you”, por pjesëmarrjet e saj në koncerte lanë shumë për të dëshiruar.

Jeta e 48 vjeçare Whitney Houston, ishte jeta e një dive të muzikës e cila në momentet e saj të arta solli kulme të papërsëritshme në muzikën amerikane e botërore.

Continue Reading

Kulturë

​Restaurohet Ura e Zerzebilit në Gjirokastër

Published

on

By

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër bëri të ditur se, ka përfunduar puna për restaurimin e Urës të Mesit (Zerzebilit) në Përroin e Dunavatit. Kjo urë është Monument Kulture, Kategoria I.

Kjo ndërhyrje restauruese u realizua nga DRTK Gjirokastër në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) dhe me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, shkruan ATSH.

Mbi përroin e Zerzebilit gjenden tri ura të vogla të shpallura monumente kulture.

Ndërsa Ura e Mesit, që sapo u restaurua është e ndërtuar me gurë të zinj, me një hark guri në mes dhe përdoret nga kalimtarët dhe në ditët e sotme.

Urat në qytetin e Gjirokastrës janë ndërtuar për të lidhur dy lagje të saj. Përrenjtë që përshkojnë qytetin kanë detyruar ndërtimin e një sërë urash të vogla, tre Urat e Vogla mbi Përroin e Dunavatit u ndërtuan nga Aqif Zerzebili, një person i kamur që donte të lidhte lagjet Manalat e Cfakë me pjesën tjetër të qytetit.

Continue Reading

Të kërkuara