Kulturë

Labi dhuron aparatura për prodhimin e oksigjenit për Spitalin e Gjakovës

Published

on

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Labinot Tahiri, javën e kaluar kishte paralajmëruar se do të dhurojë donacion disa aparatura për prodhimin e oksigjenit për Spitalin e Gjakovës.

Sot këngëtari ka publikuar disa fotografi nga momenti i dhurimit të aparaturave, teksa premtoi se do të vazhdojë me këtë donacion edhe në komuna të tjera.

“Sot në Gjakovë dhuruam donacionin e parë nê mungesë të oksigjenit, ( aparaturat për prodhimin e OKSIGJENIT).Aty ishim në Klinikên Infektive dhe vizituam disa pacientë! Konsideratë për stafin mjeksorë të cilët ishin nën përkujdesjen e pacientëve në rrethana edhe më të veshtira.Vazhdojmē në Komuna të tjera! Të shpëtojmë jetë se bashku”, shkroi Labi në Facebook./UBTNews

Përshëndetje të gjithëve! Sot në Gjakovë , dhuruam donacionin e parë nê mungesë të oksigjenit, ( aparaturat…

Posted by Labinot Tahiri on Wednesday, December 9, 2020

Magazinë

13 vite nga vdekja e ikonës së muzikës botërore Whitney Houston

Published

on

Whitney Houston, një prej emrave më të mëdhenj të muzikës botërore, u nda nga jeta me 11 shkurt të vitit 2012, në orën lokale 15.55 në hotelin Beverly Hilton të Beverly Hillsit, ku ishin mbledhur artistët që morën pjesë në mbrëmjen e çmimeve muzikore Grammy.

48 vjeçarja Houston pati një jetë të mbushur me sukses, zhgënjime, probleme dhe arritje artistike si askush tjetër. Nga mesi i viteve 1980 deri në fundin e viteve 1990, ajo ishte vajza e artë e industrisë së muzikës amerikane, e cila shënoi një shifër rekord shitjesh të albumeve të saj, 55 milion vetëm në Shtetet e Bashkuara.

Më 1985 hodhi në treg albumin e parë me titull “Whitney Houston” i cili u shit miliona kopje anembanë botës, kurse në vitin 2009 ajo u rikthye suksesshëm me albumin “I look to you”, por pjesëmarrjet e saj në koncerte lanë shumë për të dëshiruar.

Jeta e 48 vjeçare Whitney Houston, ishte jeta e një dive të muzikës e cila në momentet e saj të arta solli kulme të papërsëritshme në muzikën amerikane e botërore.

Continue Reading

Kulturë

​Restaurohet Ura e Zerzebilit në Gjirokastër

Published

on

By

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër bëri të ditur se, ka përfunduar puna për restaurimin e Urës të Mesit (Zerzebilit) në Përroin e Dunavatit. Kjo urë është Monument Kulture, Kategoria I.

Kjo ndërhyrje restauruese u realizua nga DRTK Gjirokastër në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) dhe me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, shkruan ATSH.

Mbi përroin e Zerzebilit gjenden tri ura të vogla të shpallura monumente kulture.

Ndërsa Ura e Mesit, që sapo u restaurua është e ndërtuar me gurë të zinj, me një hark guri në mes dhe përdoret nga kalimtarët dhe në ditët e sotme.

Urat në qytetin e Gjirokastrës janë ndërtuar për të lidhur dy lagje të saj. Përrenjtë që përshkojnë qytetin kanë detyruar ndërtimin e një sërë urash të vogla, tre Urat e Vogla mbi Përroin e Dunavatit u ndërtuan nga Aqif Zerzebili, një person i kamur që donte të lidhte lagjet Manalat e Cfakë me pjesën tjetër të qytetit.

Continue Reading

Magazinë

Më e lumtur se kurrë, Selena Gomez ekspozon unazën e fejesës në Festivalin e Filmit në Santa Barbara

Published

on

Selena Gomez tërhoqi vëmendjen në Festivalin e 40-të Ndërkombëtar të Filmit në Santa Barbara, ku u nderua me Çmimin Virtuosos.

Këngëtarja dhe aktorja 32-vjeçare mahniti me një mini fustan elegant të bardhë, duke kombinuar pamjen me taka krem dhe një stil të butë flokësh me onde.

Ajo nuk ngurroi të ekspozonte unazën e saj të fejesës me diamant, me vlerë rreth 1 milion dollarë, dhuratë nga i fejuari i saj, producenti Benny Blanco, shkruan DailyMail.

Eventi mblodhi yje si Ariana Grande, Sebastian Stan dhe Monica Barbaro, ndërsa Gomez doli në skenë për të folur mbi filmin e saj të fundit.

Ndërkohë, Selena dhe Benny u panë duke shijuar një ditë romantike në Disneyland, vetëm pak kohë pas fejesës së tyre.

Aktorja e “Only Murders in the Building” ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për postimin e saj emocional mbi politikën e dëbimeve në SHBA, i cili shkaktoi reagime të shumta.

Pavarësisht kritikave, Gomez vazhdon të fokusohet në karrierën dhe jetën e saj personale, duke ndarë momente të lumtura me fansat.

Continue Reading

Kulturë

Bahri Omari, intelektuali i dënuar nga “gjyqi special” i 1945-ës

Published

on

Bahri Omari, një nga personalitetet më të shquara të Shqipërisë në periudhën midis dy luftërave botërore, u kujtua sot në një ceremoni përkujtimore nga Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe”. Lindi më 10 shkurt të vitit 1889 në qytetin e Gjirokastrës, dhe gjatë jetës së tij, ai u angazhua si intelektual, publicist, veprimtar politik dhe ministër i shtetit shqiptar. Bahri Omari është një figurë e njohur për kontributet e tij në zhvillimin e shtetit shqiptar dhe përpjekjet për të mbrojtur territorin e Shqipërisë gjatë periudhës së Luftës së Parë Botërore.

Pasi kreu studimet për Shkenca Politike-Administrative në Stamboll, ai u caktua nënprefekt i Himarës dhe shërbeu me nder në organizimin e çetave për mbrojtjen e territorit shqiptar nga sulmet e andartëve grekë. Puna e tij si veprimtar kombëtar e vendosi në ballë të çështjes shqiptare, duke kontribuar për shpëtimin e integritetit të territorit shqiptar në një periudhë të vështirë historike.

Në vitin 1915, Bahri Omari u largua për në SHBA, ku mori drejtimin e gazetës “Dielli”, organi i shtypit të Federatës Shqiptare “Vatra”, një nga organizatat më të rëndësishme të diasporës shqiptare. Ky angazhim e forcoi ndikimin e tij në arenën ndërkombëtare dhe i dha mundësinë të luftonte për çështjen shqiptare nëpërmjet fjalës dhe shtypit.

Në vitin 1919, ai u kthye në Shqipëri dhe u zgjodh dy herë deputet i prefekturës së Gjirokastrës në Këshillin Kombëtar, organin legjislativ të kohës. Omari mbështeti qeverinë e Fan Nolit në vitin 1924, një periudhë të rëndësishme për historinë e Shqipërisë, por pas kthimit në pushtet të Ahmet Zogut, ai u largua nga Shqipëria dhe iu bashkua opozitës shqiptare në ekzil.

Në vitin 1939, kur Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste, Omari u rikthye në atdhe dhe u angazhua në politikën shqiptare. Në vitin 1942, ai u bë pjesë e Ballit Kombëtar dhe u emërua ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë e Rexhep Mitrovicës gjatë viteve 1943-44, një periudhë kur Shqipëria ishte nën pushtimin e forcave fashiste.

Pasi erdhi në pushtet regjimi komunist në vitin 1944, Bahri Omari u arrestua dhe, pas një gjyqi të montuar, u dënua me vdekje nga i ashtuquajturi “Gjyqi Special” më 13 prill 1945. Ai u ekzekutua pa asnjë mundësi për t’u mbrojtur në Kodra e Priftit në Tiranë, një ngjarje që tronditi më shumë opinionin publik të kohës.

Bahri Omari u shpall pas vdekjes “Nderi i Kombit” nga shteti shqiptar për kontributet e tij të pazëvendësueshme në historinë dhe luftën për pavarësinë e Shqipërisë. Me vdekjen e tij, ai la një trashëgimi të pasur politike dhe intelektuale, duke qenë një figurë e paharruar në historinë e Shqipërisë./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara