Kulturë

Kylie Jenner dhe Travis Scott bëjnë kërkesë për të ndryshuar ligjërisht emrin e djalit të tyre

Tani fëmija do të quhet Aire Webster.

Published

on

Emri i djalit të Kylie Jenner dhe Travis Scott nuk do të jetë më Wolf.

Në dokumentet e siguruara nga TMZ, ish-çifti raportohet se depozitoi dokumente që kërkonin ndryshimin ligjor të emrit të fëmijës së tyre të dytë, nga Wolf Jacques Webster në Aire Webster. TMZ raportoi se Jenner dhe Scott të dy janë dakord me ndryshimin e emrit dhe kanë nënshkruar të dy peticionin, i cili aktualisht po kalon nëpër gjykata.

Të dy “pendohen për zgjedhjen fillestare të emrit të Wolf Jacques Webster”, sipas dokumenteve të marra nga media. “Tani që kërkuesit kanë pasur mundësinë të kalojnë kohë me fëmijën e tyre, ata besojnë se emri Aire Webster është më i përshtatshëm”, thuhet në dokumente.

Jenner dhe Scott e mirëpritën Aire-n në shkurt të vitit 2022. Në atë kohë, ata njoftuan se emri i tij do të ishte Wolf nëpërmjet një video dokumentari emocionues që tregon shtatzëninë e Jenner që u postua në YouTube. Megjithatë, disa javë më vonë, themeluesja e Kylie Cosmetics njoftoi se ata kishin një ndryshim në lidhje me emrin e djalit të tyre.

“Emri i djalit tonë nuk është më Wolf”, shkroi ajo në story-n e saj në Instagram në mars 2022. /UBTNews/

Lajmet

Muzetë e Gjirokastrës tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë

Published

on

Trashëgimia e pasur e traditës dhe folklorit, e ekspozuar në ambientet e Muzeut Etnografik të Gjirokastrës, po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj.

Ciceronët thonë se interesi për muzetë e qytetit është në rritje, ndërsa në itineraret turistike, përveç Muzeut Etnografik, përfshihen edhe Muzeu i Armëve, Muzeu i Luftës së Ftohtë dhe Muzeu “Kadare”.

Këto muze janë kthyer në pjesë të rëndësishme të vizitave turistike, duke u ofruar vizitorëve mundësinë të njihen më nga afër me historinë, traditën dhe mënyrën e jetesës së zonës ndër vite.

Në total, katër muzetë kanë pritur rreth 62 mijë vizitorë nga janari deri në fillim të vjeshtës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Matura Shtetërore 2026: Matematika me rezultatin më të ulët mesatar

Published

on

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar rezultatet e afatit të dytë të Provimit të Maturës Shtetërore 2026, pas përfundimit të procesit të administrimit, vlerësimit dhe përpunimit të të dhënave.

Në këtë afat provimit iu nënshtruan gjithsej 4,433 kandidatë, ndërsa 2,444 prej tyre e kaluan me sukses, që përbën 55.1 për qind të numrit të përgjithshëm të kandidatëve. Të dhënat janë konfirmuar edhe në njoftimin zyrtar të ministrisë.

Arritshmëria mesatare e përgjithshme në test ishte 43.2 pikë.

Sipas lëndëve, rezultatet mesatare ishin:

Gjuhë amtare: 49.3 pikë

Gjuhë angleze: 44.1 pikë

Matematikë: 36.4 pikë

Lënda zgjedhore: 42.9 pikë

Rezultati më i lartë mesatar është shënuar në Gjuhën amtare, me 49.3 pikë, ndërsa rezultati më i ulët në Matematikë, me 36.4 pikë.

Gjatë administrimit të provimit, 18 kandidatë janë larguar nga testi për shkak të mosrespektimit të rregullave dhe procedurave të përcaktuara për administrimin e Provimit të Maturës Shtetërore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka falënderuar të gjithë personat e angazhuar në organizimin dhe administrimin e provimit për kontributin në mbarëvajtjen e procesit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

“Jetimët” nga Prishtina drejt Londrës dhe skenave evropiane

Published

on

Shfaqja teatrore, një bashkëprodhim artistik Shqipëri–Kosovë, vjen më 7 shtator në Teatrin Dodona, ndërsa më 12 shtator prezantohet në Londër.

Shfaqja teatrore “Jetimët”, një produksion i realizuar përmes bashkëpunimit artistik mes Kosovës dhe Shqipërisë, do të ngjitet në skenën e Teatrit Dodona në Prishtinë, më 7 shtator 2026, ndërsa pesë ditë më vonë, më 12 shtator, do të prezantohet para publikut në Londër, në King Alfred Phoenix Theatre.


“Jetimët” është një tragjikomedi e fuqishme dhe emocionuese që sjell në skenë historinë e tre njerëzve të formësuar nga vetmia, mungesa dhe nevoja e thellë njerëzore për t’u dashur. Një takim i papritur i vendos ata përballë sekreteve, plagëve dhe të vërtetave që për një kohë të gjatë i kanë mbajtur të fshehura.

 

Duke ndërthurur humorin e zi, tensionin dhe momente thellësisht prekëse, shfaqja lëviz vazhdimisht mes së qeshurës dhe dhimbjes, duke ngritur pyetje mbi familjen, braktisjen, dashurinë dhe nevojën njerëzore për të pasur dikë që mund ta quajmë “tonin”.

 

Një tragjikomedi që të bën të qeshësh, të shqetëson dhe të fton të reflektosh, “Jetimët” vjen si një bashkëpunim artistik Shqipëri–Kosovë dhe bashkon në skenë artistë nga të dyja vendet.

 

Regjia e shfaqjes është e Ilir Bokshit, ndërsa në role interpretojnë Adrian Morina, Ylber Bardhi dhe Ledion Zoi. Asistent regjisor është Butrint Pasha, skenografinë dhe kostumet i ka realizuar Petrit Bakalli, muzika është e Butrint Pashës, ndërsa përkthimi është realizuar nga Artur Lena.

Producentë të projektit janë A&M Arts and Films dhe Teatri Dodona.

Një rol të rëndësishëm në realizimin e këtij projekti ka pasur mbështetja e Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë, në kuadër të projektit CultAlb. Ekipi realizues shpreh mirënjohjen për këtë mbështetje, e cila kontribuon në forcimin e bashkëpunimit kulturor dhe artistik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Bashkëpunime të tilla ndërmjet institucioneve dhe artistëve të të dyja vendeve krijojnë mundësi të reja për shkëmbim kulturor dhe për prezantimin e krijimtarisë shqiptare në skenat ndërkombëtare.

Pas prezantimeve në Prishtinë dhe Londër, shfaqja “Jetimët” pritet të vazhdojë rrugëtimin e saj ndërkombëtar, me prezantime të planifikuara në Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, si dhe me pjesëmarrje në festivale dhe aktivitete të ndryshme teatrore në rajon dhe Evropë.

Përmes këtij projekti, “Jetimët” synon të sjellë para publikut një vepër të rëndësishme të dramaturgjisë bashkëkohore, por edhe të dëshmojë potencialin e bashkëpunimit artistik Shqipëri–Kosovë dhe kontributin e artistëve shqiptarë në skenat ndërkombëtare./RTK/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ndahet nga jeta historiani dhe publicisti Daut Dauti

Published

on

Historiani, gazetari, hulumtuesi dhe publicisti i njohur nga Kosova, Dr. Daut Dauti, ka ndërruar jetë në Londër në orët e para të mëngjesit, pas një sëmundjeje të rëndë me të cilën ishte përballur për rreth dy vjet.

Dauti lindi në vitin 1960 në Kokaj të Gjilanit dhe gjatë karrierës së tij la gjurmë në gazetari, historiografi dhe në studimet për Kosovën dhe çështjen shqiptare.

Ai kreu studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa studimet pasuniversitare i vazhdoi në Thames Valley University në Londër, në fushën e Bashkimit Evropian.

Karrierën në gazetari e nisi në gazetën studentore “Bota e Re”, ndërsa më pas vazhdoi në revistën “Zëri”. Nga viti 1994 deri më 1999 ishte korrespondent i saj në Londër, ndërsa gjatë viteve 1999–2001 punoi si redaktor në Institute for War and Peace Reporting (IWPR).

Në vitet 2000–2002, Dauti shërbeu si sekretar i përgjithshëm i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës dhe ishte anëtar i pavarur i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ai ka ushtruar edhe detyrën e këshilltarit për media dhe zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Bajram Kosumi, ndërsa në Londër ishte i angazhuar edhe me organizata ndërkombëtare.

Me veprimtarinë e tij shumëvjeçare në gazetari, histori dhe publicistikë, Daut Dauti mbetet një nga emrat e njohur të jetës intelektuale dhe mediatike shqiptare në Kosovë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara