Sport

Kush do ta zëvendësoj Ronaldon?Manchester United ka një listë

Victor Osimhen dhe Goncalo Ramos janë disa nga opsionet.

Publikuar

Victor Osimhen dhe Goncalo Ramos janë disa nga opsionet e sulmit që po konsiderohen nga Manchester United për tu transferuar gjatë verës, por gjiganti anglez po përgatitet që të ketë rivalë nga Premier Liga për transferimin e dyshes në fjalë.

United po synon që ta transferojë një sulmues gjatë merkatos verore, pasi që e solli në janar Wout Weghorst në formë huazimi nga Burnley, për ta zëvendësuar Cristiano Ronaldon.

Skuadra e Erik ten Hag përballet me faktin që do të paguajë mbi 110 milionë euro për të transferuar njërin nga Osimhen ose Ramos në “Old Trafford”.

Osimhen ka qenë pjesë kyçe e suksesit ë Napolit këtë sezon, me nigerianin që e ka ndihmuar skuadrën e tij të ketë një diferencë prej nëntë pikësh si lider në tabelën e Serie A.

Në anën tjetër, Benfica raportohet se po i ofron një rritje page Ramosit për ta shpërblyer për paraqijet e tij të fundit, dhe një marrëveshje e re do t’ia zgjaste kontratën portugezit përtej vitit 2025, gjë kjo që do t’ia rriste vlerën e klauzolës së tij, e cila momentalisht është afro 115 milionë euro.

Lajmet

Hodaj: Arrestimi i Ademit në këtë moment, goditje e rëndë për futbollin kosovar

Lidhur me gjendjen shëndetësore të Ademit, ai tha se nuk kanë informacione nëse është e përkeqësuar.

Publikuar

nga

Ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Taulant Hodaj e ka cilësuar si goditje të rëndë për futbollin e Kosovës arrestimin e kryetarit të kësaj federate, Agim Ademin.

Në konferencë për media Hodaj ka theksuar se ditën e martë në hotelin ku po qëndron Kombëtarja e Kosovës, disa pjesëtarë të hetuesisë janë futur brenda dhe kanë shqetësuar lojtarët pa u prezantuar se kush janë, duke i kontrolluar dhe marrë në pyetje për gjëra që, sipas tij, nuk është dashur të përfshihen lojtarët.

Ai ka shtuar se askush nuk ka kërkuar leje e as nuk kanë paraqitur ndonjë leje për ta bërë këtë gjë, për të cilën ka thënë se është për keqardhje dhe se do kërkohen sqarime ligjore.

Lidhur me gjendjen shëndetësore të Ademit, Hodaj ka thënë se nuk kanë për momentin informacione nëse ajo është e përkeqësuar.

Vazhdo të lexosh

Sport

Uzuni para ndeshjes me Poloninë: Dua të shënoj gol në Varshavë

Uzuni tregoi se ndihet më mirë si qendërsulmues, dhe se golat nuk do ndalen nga ana e tij.

Publikuar

nga

Kombëtarja e Shqipërisë po i vazhdon përgatitjet para ndeshjes së parë kualifikuese në kuadër të Kampionatit Evropian “Gjermani 2024” kundër Polonisë.

Në konferencën e sotme për media u paraqit lojtari me formën më të mirë nga skuadra shqiptare, Myrto Uzuni, i cili foli për objektivat në ndeshjen ndaj Polonisë.

Deri tani, Uzuni ka shënuar 20 gola me kombëtaren shqiptare, dhe dëshiron që këtë bilanc ta përmirësoj me gol kundër Polonisë.

Uzuni tregoi se ndihet më mirë si qendërsulmues, dhe se golat nuk do ndalen nga ana e tij.

“Kam shënuar 20 gola dhe nuk kam mbaruar me kaq. Sa i përket Kombëtares jam shumë i lumtur që jam ftuar. Të përfaqësosh vendin, familjen, kombin, është gjëja më e madhe për një futbollist. Sa i përket pozicionit në fushë, ndihem më mirë tani, pasi shënoj gola dhe i shfrytëzoj të gjitha mundësitë e mia. Ndihem më mirë si qendërsulmues”, tha Uzuni.

Më tej, sulmuesi i Granadas foli edhe për prurjet e reja në grumbullimin e Shqipërisë dhe atmosferën që po mbretëron te “kuqezinjtë”.

“Ndryshime në futboll duhen dhe jam shumë i lumtur për ndryshimin që është bërë në ekipin kombëtar. Është një frymë e re, mentalitet i ri. Uroj të arrijmë rezultatet pozitive sepse prandaj jemi thirrur. Sa i përket lojtarëve të rinj i uroj mirëseardhjen dhe t’i afrojmë sa më shpejt që të adaptohen me ne dhe të japin maksimumin”, tha Uzuni.

Uzuni foli edhe për trajnerin e ri Sylvinhon dhe se çka e dallon atë nga ish-trajneri, Edoardo Reja.

“Kam pasur edhe komunikime të mëparshme me trajnerin. Kur erdha këtu ia urova sërish mirëseardhjen dhe trajneri ka shumë besim te unë dhe shpresoj t’ia shpërblej. Mendoj që ndryshojnë te mentaliteti. Por, siç e thashë edhe më parë, koha do të tregojë gjithçka, koha është treguesi më i mirë”, tha Uzuni.

Po ashtu, Uzuni tregoi edhe objektivat e skuadrës për ndeshjen ndaj Polonisë, në të cilën ai tha se dëshiron që të shënojë gol.

“Siç e shikoj unë tani mendoj se do të luajmë një lojë më shumë ofensive. Për këtë gjë duhet të pyesni trajnerin, por me sa nuhas unë trajneri do të bëjë një lojë më shumë sulmuese. Kur futem në fushë, gjithmonë futem me mendimin që dua të shënoj pasi siç e thashë edhe më parë, kjo është gjëja që bëj më së miri. Dhe këtë dua të bëj në Varshavë”, tha Uzuni.

Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë ndeshjen kundër Polonisë si mysafire më 27 mars në Varshavë.

Vazhdo të lexosh

Sport

Caktohet gjyqtari i ndeshjes mes Izraelit dhe Kosovës

Colom do të rikthehet në Izrael për herë të dytë brenda gjashtë muajve.

Publikuar

nga

Gjyqtari skocez, Willy Colom do të ndajë drejtësinë në ndeshjen mes Izraelit dhe Kosovës, e cila zhvillohet këtë të shtune në kuadër të Kampionatit Evropian Euro 2024.

Colom do të rikthehet në Izrael për herë të dytë brenda gjashtë muajve, pasi që ndau drejtësinë në ndeshjen ku Hapoel Be’er Sheva u mposht 2:1 nga Villarreali në shtator në Ligën e Konferencës.

Interesante është fakti që Kombëtarja e Izraelit nuk ka pasur bilanc pozitiv në ndeshjet ku ka ndarë drejtësinë Colom, duke regjistruar një fitore, katër barazime dhe shtatë humbje.

Vazhdo të lexosh

Sport

Prokuroria e konfirmon, Agim Ademi dërgohet në mbajtje

Kjo gjë vjen për shkak se Ademi dyshohet për kryerjen e veprave penale si “Keqpërdorimi i besimit”.

Publikuar

nga

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar opinionin se pas ndërmarrjes se veprimeve paraprake hetimore, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.

Kjo gjë vjen për shkak se Ademi dyshohet për kryerjen e veprave penale si “Keqpërdorimi i besimit”, nga neni 330 dhe “Shmangie nga tatimi”, nga neni 307 të KPRK-së.

Tani, Ademi me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Po ashtu, Prokuroria Themelore e ka konfirmuar se janë duke ndërmarrë veprime të mëtutjeshme me Policinë, lidhur me këtë çështje penale.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara