

Lifestyle
Ja pse zgjoheni me flokë të yndyrshëm
Published
5 months agoon
By
UBT NewsTë zgjohesh me flokë të yndyrshëm është natyrisht zhgënjyese. Ka diskutime të shumta rreth asaj se sa herë duhet t’i lani me të vërtetë flokët.
Por, çfarë ndodh kur i lani ato në mbrëmje?
Disa thonë se ky mund të jetë shkaku i flokëve të cilat bëhen të yndyrshme në mëngjes, nuk ka asgjë më frustruese se sa të lahemi në mbrëmje e të zgjohemi të nesërmen me flokë të yndyrshëm në mëngjes.
Ekspertët thonë se gjumi me flokë të lagur nuk është gjëja më e mirë, por kjo nuk do të thotë se ato bëhen automatikisht të yndyrshme.
Ajo që ata thonë se ndodh shpesh është se ne nuk u japim flokëve kohën e nevojshme për t’u tharë siç duhet. Për shkak se rrënjët ende nuk janë tharë mjaftueshëm, na bën të zgjohemi në mëngjes me flokë të yndyrshëm.
Nuk varet nga shampoja që përdorni. Prandaj, sigurohuni që flokët tuaj të jenë tharë siç duhet në mbrëmje para se të shkoni në shtrat.
Lifestyle
Perfeksioni: Ndihmë apo pengesë në jetën tënde?
Published
11 hours agoon
July 5, 2025By
UBT News
Dëshira për perfeksion, shihet si cilësi e dëshirueshme, shenjë e përkushtimit dhe e standardeve të larta. Por, si çdo cilësi tjetër, ka dy anë dhe mund të jetë si një aleat i fuqishëm ashtu edhe një pengesë.
Aleat për arritjet e larta
Të jesh perfeksionist mund të të ndihmojë të arrish rezultate të mira. Njerëzit me këtë prirje vendosin standarde të larta për veten e punojnë për t’i përmbushur. Ata janë të përkushtuar për të bërë më të mirën dhe nuk dorëzohen lehtë. Kjo i çon në arritje të mëdha në karrierë dhe në jetën personale.
Kujdesi ndaj detajeve
Perfeksionistët janë të njohur për vëmendjen ndaj detajeve. Ata nuk lënë asgjë pas dore e përpiqen të sigurohen që çdo gjë të jetë në vendin e duhur. Kjo mund të jetë e dobishme, sidomos në profesione që kërkojnë saktësi. Ky kujdes për detajet mund të bëhet një pengesë kur personi përqendrohet aq shumë në perfeksion, sa mund të vonojë përfundimin e detyrave të caktuara.
Frika nga dështimi
Një nga aspektet më të vështira të perfeksionizmit është frika nga dështimi. Perfeksionistët i kanë pritshmëritë të larta për veten dhe çdo gjë që nuk përmbush këto pritshmëri mund të përjetohet si një dështim. Kjo frikë mund t’i pengojë të marrin vendime të rëndësishme ose të ndërmarrin rreziqe që mund t’i ndihmojnë të rriten dhe të zhvillohen.
Ngarkesa emocionale dhe stresi
Perfeksionizmi i tepruar shoqërohet me nivele të larta stresi e ngarkese emocionale. Duke u përpjekur të arrijnë rezultate, perfeksionistët mund të ndiejnë se kurrë nuk janë mjaftueshëm të mirë dhe kjo ndjenjë mund të çojë në lodhje mendore dhe emocionale. Prandaj, është e rëndësishme të gjejnë një ekuilibër dhe të mësojnë të pranojnë se askush nuk është perfekt.
Të jesh perfeksionist, por brenda kufijve
Për të menaxhuar perfeksionizmin në një mënyrë të shëndetshme, është e rëndësishme të mësosh të vlerësosh përpjekjet dhe përmirësimet, në vend që të përqendrohesh vetëm te rezultati përfundimtar. Pranimi i faktit se gabimet janë pjesë e procesit të të mësuarit dhe të rritjes mund të ndihmojë në uljen e presionit të brendshëm dhe të çojë në një jetë më të kënaqshme.
Perfeksionizmi mund të jetë një cilësi e jashtëzakonshme nëse menaxhohet me kujdes. Duke njohur si anët pozitive ashtu edhe ato negative, mund të përfitojmë nga cilësitë e mira të tij, ndërkohë që shmangim efektet e tij më të dëmshme.
Lifestyle
Zhvillimi i këtyre aftësive është thelbësor për përmirësimin e inteligjencës tek fëmijët
Published
2 days agoon
July 3, 2025By
UBT News
Inteligjenca është tipar që një fëmijë e trashëgon pjesërisht, por kërkon punë për zhvillimin e saj, ekspertët nxjerrin në pah tre aftësi themelore që mund të ndihmojnë në zhvillimin e inteligjencës së fëmijëve: të menduarit kritik, rregullimi emocional dhe përshtatshmëria sociale.
Konkretisht, të menduarit kritik i aftëson fëmijët të analizojnë situatat, të identifikojnë opsionet, të marrin në konsideratë pasojat dhe të marrin vendime të informuara.Kjo aftësi zhvillohet duke i inkurajuar fëmijët të bëjnë pyetje dhe të mendojnë për zgjidhje të ndryshme.
Përveç kësaj, të luash lojëra që përfshijnë vendimmarrje dhe të menduar strategjik, siç është shahu ose enigmat, mund t’i ndihmojë fëmijët të praktikojnë të menduarit kritik. Përmes kësaj, fëmijët mësojnë të mendojnë “jashtë kornizave”, gjë që është e nevojshme për t’u menaxhuar në situata të paparashikueshme.
Përveç kësaj, aftësia e një fëmije për të njohur e rregulluar emocionet luan rol të madh në zhvillimin e inteligjencës. Fëmijët që dinë të njohin emocionet dhe mësojnë t’i përballojnë ato janë më të përgatitur për t’u përballur me situatat e paparashikueshme ose stresuese që janë të pashmangshme në jetë. Një fëmijë që ndihet i frustruar sepse nuk ka arritur të përfundojë një detyrë, duhet të mësojë si të qetësohet, identifikojë shkakun e frustrimit të tij dhe të ecë para.
Aktivitete të tilla si ushtrimet e frymëmarrjes mund t’i ndihmojnë fëmijët e vegjël të mësojnë të qetësohen në situata stresuese. Përmes këtyre aftësive të rregullimit emocional, fëmijët zhvillojnë forcën dhe fleksibilitetin e brendshëm, gjë që i ndihmon ata të jenë më elastikë në situata sfiduese.
Gjithashtu, përshtatshmëria sociale është aftësi që i ndihmon fëmijët të lidhen me sukses me të tjerët e të përshtaten në situata të ndryshme sociale. Fëmijët që dinë të krijojnë marrëdhënie pozitive, të negociojnë dhe të zgjidhin konfliktet me bashkëmoshatarët e tyre ia dalin mbanë më mirë në mjedise shoqërore.
Të gjitha nuk janë të dobishme në marrëdhëniet me miqtë, por edhe në shkollë dhe në jetën e mëvonshme, sepse fëmijët që janë të adaptueshëm shoqërisht kanë më shumë gjasa të përballen me sfida në situata të ndryshme shoqërore dhe profesionale.
Lifestyle
Çka duhet të dini para se të vendosni qerpikë false?
Published
3 days agoon
July 2, 2025By
UBT News
Të pasurit qerpikë perfektë, të gjatë, të plotë, është ndoshta një nga arritjet më të lakmuara të grave.
Për të arritur këtë qëllim, shumë prej nesh harxhojnë kohë, duke i grimuar për t’i bërë të duken sa më bukur.
Në të vërtetë nuk është befasi, një numër në rritje i grave po zgjedhin mundësi më të përhershme për përmirësimin e qerpikëve që nuk kërkon këtë nivel të përkushtimit. Pra, bëhet fjalë për vendosjen e qerpikëve fallso.
Edhe kjo metodë nuk është aq e thjeshtë sa mendohet, duhet cilësia e profesionalizmi për të arritur rezultat të mirë dhe të shkaktojë sa më pak dëm tek personi që i mban. Stilistja profesioniste Charlotte, jep disa informacione që duhet t’i dijë çdo vajzë para se të vendosë qerpikë.
1. Duhen një deri tre orë për të aplikuar zgjatime të qerpikëve.
2. Qerpikët profesionalë mund të zgjasin gjashtë javë.
3. Qerpikët do të bien gradualisht një nga një.
4. Jo të gjitha vajzat që vënë qerpikë janë të njëjta, sytë e ndjeshëm mund të irritohen, bisedoni me stilistin për alergjitë që keni para procesit të vënies.
5. Ju mund të kërkoni provë të vogël para aplikimit.
6. Nuk mund të përdorni kremra ose produkte vajorë afër qerpikëve, sepse shkatërrojnë materialin ngjitës të tyre.
7. Qerpikët tuaj natyralë mund të trajtojnë vetëm një peshë të caktuar, kështu që më të mëdhenjtë nuk janë gjithmonë më të mirët.
8. Zgjatimet fallso nuk do të dëmtojnë qerpikët natyralë kur aplikohen në mënyrë korrekte me produktet e duhura, nga duart e një profesionisti.
9. Disa sallone përdorin flokët e kafshëve, ekzistojnë opsione të flokëve mëndafshi e sintetikë, nëse jeni vegan, pyesni sallonin se cilat janë opsionet e tyre.
10. Stilimi i duhur mund t’i bëjë sytë të duken më të mëdhenj e të kenë një efekt dramatik në pamjen tuaj të përgjithshme.
11. Mos e lani fytyrën natën e parë.
12. Sytë tuaj janë mbyllur gjatë gjithë procedurës, por mund të ndodhë që shpesh t’ju zërë gjumi!
13. Rimeli është i ndaluar në zgjatjet e qerpikëve, pasi mund t’i dëmtojë ato.
14. Ju mund të duhet të rregulloni pozicionin tuaj të gjumit pasi qerpikët fallso mund të ngatërrohen nëpër jastëk.
15. Higjiena është faktori më i rëndësishëm në një sallon për të shmangur infeksionin, sigurohuni të kontrolloni që të gjitha mjetet e sallonit janë sterile.
16. Zgjatjet e qerpikëve mund të krijojnë varësi. Sapo të zgjoheni me qerpikë të plotë, nuk do të doni kurrë të ktheheni përsëri tek rimeli.

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të mërkurën në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të lëvizin ndërmjet 29 deri 33 gradë.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s.

Gol emocionues i Dembele, dedikim për Jota pas humbjes tragjike

Dështoi edhe tentimi i 42-të, Kuvendi ende pa kryeparlamentar

Gashi: Kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet me votim të hapur

Çitaku: Edhe më të rrezikshme se kërcënimi me bombë janë prirjet totalitare të LVV-së

Jamal Musiala pëson lëndim të rëndë në ndeshjen Bayern – PSG

Haradinaj reagon për deklaratën e Bekë Berishës: Do ta shohim kur të vijë momenti

Zemaj: Besojmë që VV do të gjejë mirëkuptimin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Bogujevci: Votimi është obligim, opozita nuk duhet ta bllokojë procesin

Lushaku-Sadriu: Interpretimi i Kushtetueses për votimin në Kuvend është i qartë
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet3 months ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Lajmet nga UBT4 weeks ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës