Lajmet nga UBT

Ish-studentja e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, Nesa Kryeziu ka filluar punën praktike në T7

Rrugëtimin e saj në UBT, Nesa e ka cilësuar si ndër eksperiencat më të mira, për shkak të mundësive të shumta.

Publikuar

Ish-studentja e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, Nesa Kryeziu pas përfundimit të nivelit bachelor është angazhuar në praktikë profesionale në televizionin T7, në pozicionin e gazetares së terrenit për përcjelljen e ngjarjeve të ndryshme që ndodhin në vend, rajon dhe botë.

Njohuritë e fituara përgjatë studimeve në Fakultetin Media dhe Komunikim, si dhe mbështetja e profesorëve universitar për avancimin e njohurive, kanë bërë që Nesa Kryeziu të përgatitet profesionalisht dhe të jetë e gatshme për të punuar në njërën nga mediat vendore.

Zgjodha UBT-në sepse është një ndër universitetet lider, me staf profesional, mundësi alternative, me komunikim interaktiv dhe mision të qartë për rininë dhe aftësimin e tyre profesional, si dhe studimet i bëjnë të veçanta komunikimi interaktiv dhe praktika paralele, qasja në informacione përmes bibliotekës së pasur, promovimi i studentëve me projekte ndërkombëtare”, ka thënë Kryeziu.

Rrugëtimin e saj në UBT, Nesa e ka cilësuar si ndër eksperiencat më të mira, për shkak të mundësive të shumta që iu janë ofruar për të marrë pjesë në vizita të ndryshme, ndër to duke qenë edhe pjesëmarrëse në festivalin “Medienfrische” në Austri.

UBT ka ofruar mbështetjen në promovimin e ideve dhe plasimin e tyre përmes praktikës brenda dhe jashtë shtetit, punëtorive të ndryshme duke krijuar eksperienca të reja. Kemi pasur mundësi që të jemi pjesëmarrës në vizita të ndryshme studimore me karakter promovues dhe bashkëpunues. Kam qenë pjesëmarrëse në festivalin “Medienfrische” në Austri, ku më është mundësuar dokumentimi i punëve të artistëve të ndryshëm ndërkombëtarë përmes njohurive që kemi marrë në UBT”, është shprehur ajo.

Shumica e studentëve të Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, rreth 98% e tyre, tashmë janë të punësuar në mediat vendore dhe ndërkombëtare, ku raportojnë dhe përcjellin ngjarje, si dhe hulumtojnë dhe verifikojnë lajme për raste specifike.

Lajmet nga UBT

Profesori i UBT-së, Blerton Abazi mori pjesë në konferencën “Sfidat e Sigurisë së Informacionit në Realitetin TIK”

Abazi prezantoi temën: “Krijimi i Ekosistemit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike”, duke vënë në theks të veçantë krijimin e këtij ekosistemi përmes partneritetit publiko-privat.

Publikuar

nga

Profesori i Fakultetit Sistemet e Informacionit në UBT, Blerton Abazi me ftesë të Institucioneve të Sigurisë mori pjesë në konferencën: “Sfidat e Sigurisë së Informacionit në Realitetin TIK”, një ngjarje e organizuar nga autoritetet e sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Në këtë konferencë në kuadër të një paneli të diskutimit, profesori Blerton Abazi prezantoi temën: “Krijimi i Ekosistemit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike”, duke vënë në theks të veçantë krijimin e këtij ekosistemi përmes partneritetit publiko-privat.

Ndër të tjera, profesori Abazi foli rreth përballjes së sektorit publik me mungesën e besimit dhe stabilitetit në mjediset e teknologjisë informative për shkak të mungesës së mesazheve efektive të sigurisë kibernetike, si dhe nevojës për kontributin e mekanizmave institucionalë drejt transformimit digjital.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Dr. Arbër Shehu zhvilloi një ligjëratë tematike me studentët e UBT-së

Mes tjerash, Shehu diskutoi rreth efektivitetit të vaksinave në parandalimin e COVID-19 te njerëzit e hospitalizuar në ShBA

Publikuar

nga

Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan, qëndroi për vizitë drejtori i Onkologjisë në “AstraZeneca”, Dr. Arbër Shehu, i cili njëherit zhvilloi një ligjëratë tematike me studentët e Fakultetit të Farmacisë, si dhe me pjesëmarrës të tjerë.

Në këtë ngjarje, Dr. Arbër Shehu ligjëroi rreth temës: “Matja e efektit të vaksinave Pfizer dhe Moderna te COVID-19 në mbrojtje ndaj hospitalizimit në ShBA në botën reale”, duke dhënë një pasqyrë të detajuar të efektivitetit të vaksinave kundër COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndër të tjera, Dr. Arbër Shehu diskutoi rreth efektivitetit të vaksinave në parandalimin e sëmundjes COVID-19 te njerëzit e hospitalizuar në ShBA, rreth krahasimit të efektit të vaksinave sipas llojit të vaksinave dhe mbajtjes së shkallës së efektit të tyre te variantet e ndryshme të virusit, si dhe vlerësimit të efektit të vaksinave sipas karakteristikave të ndryshme duke përfshirë moshën, racën/etnitetin, dhe sëmundjet shoqëruese.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Në UBT u zhvillua trajnimi i radhës i projektit “QUADIC”

Në këtë takim, mori pjesë rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, profesori Betim Gashi, si dhe përfaqësues të universiteteve dhe institucioneve pjesëmarrëse të këtij projekti.

Publikuar

nga

Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, më 23 nëntor 2022 është zhvilluar trajnimi i projektit “QUADIC” në kuadër të programit Erasmus+.

Në këtë takim, mori pjesë rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, profesori Betim Gashi, si dhe përfaqësues të universiteteve dhe institucioneve pjesëmarrëse të këtij projekti.

Në kuadër të këtij takimi, u diskutua për platformat që janë krijuar në kuadër të këtij projekti që kryesisht kanë të bëjnë me ndërkombëtarizimin, menaxhimin e projekteve dhe mobilitetin e stafit akademik, administrativ dhe të studentëve.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Në UBT promovohet libri “Psikotrauma dhe stresi post-traumatik” i Dr. Med. Skender Munishi

Në promovimin e këtij libri ishin prezent studentë, profesorë dhe pjesëmarrës të tjerë.

Publikuar

nga

Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, javë më parë është bërë promovimi i librit të autorit Dr. Med. Skender Munishi, me titull: “Psikotrauma dhe stresi post-traumatik”, manual lidhur me traumën psikike, rrjedhën dhe trajtimin e saj.

Në promovimin e këtij libri ishin prezent studentë, profesorë dhe pjesëmarrës të tjerë

Libri “Psikotraume dhe stresi post-traumatik” është një përmbledhje e detajuar dhe kritike, lidhur me psikotraumën si çrregullim, simptomat, rrjedhën, klasifikimin sipas sistemeve aktuale, operacionalizues, të të dhënave epidemiologjike, modelet shpjeguese, qasjet e trajtimit, si farmakologjik ashtu edhe psikoterapeutik dhe efektivitetin e tyre.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara