Kulturë, Lifestyle

Gruaja e parë me ngjyrë në një monedhë amerikane

Gruaja e parë me ngjyrë në një monedhë amerikane.

Publikuar

Shtetet e Bashkuara kanë hedhur në treg një monedhë me imazhin e Maya Angelou. Poetja dhe aktivistja, Maya Angelou, është gruaja e parë me ngjyrë që shfaqet në një monedhë amerikane.

“Sa herë që ridizajnojmë monedhat tona, kemi mundësinë të themi diçka për vendin tonë, atë që vlerësojmë dhe se si kemi përparuar si shoqëri”, tha Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen. Monedhat me figurën e Angelou janë pjesë e Programit Amerikan të Grave në monedha.

Maya Angelou

Ndër gratë e tjera që do të shfaqen në monedha janë Sally Ride, gruaja e parë amerikane në hapësirë; Wilma Mankiller, shefja e parë femër e Kombit Cherokee; Nina Otero-Warren, një nga luftëtaret për të drejtën e votës; dhe Anna May Wong, yll kinezo-amerikan i filmit.

Angelou u bë e njohur me botimin e autobiografisë së saj “I Know Why the Caged Bird Sings” në vitin 1969, një rrëfim i sinqertë i përdhunimeve dhe racizmit në jugun e veçuar. Ajo gjithashtu punoi me udhëheqësit e të drejtave civile Martin Luther King, Jr. dhe Malcolm X.

Barack Obama dhe Maya Angelou

Angelou recitoi poemën në ceremoninë e inaugurimit të parë presidencial të Bill Clintonit. Në vitin 2010 Barack Obama e nderoi atë me Medaljen Presidenciale të Lirisë. Ajo vdiq në vitin 2014 në moshën 86 vjeçare.DW

Vazhdo të lexosh

Art

Një faqe e librit rreth historisë së Spider-Man u shit për 3 milionë dollarë

Rekordi i mëparshëm për një faqe të një libri komik amerikan ishte 657 mijë e 250 dollarë.

Publikuar

nga

Vetëm një faqe e një libri komik të vitit 1984 për Spider-Man, u shit në ankand të enjten për një çmim 3.36 milionë dollarë.

Krijimtaria artistike e Mike Zeck për faqen 25 nga “Secret Wars No. 8” të Marvel Comics sjell paraqitjen e parë të kostumit të zi të Spidey. Kostumi simbiotik përfundimisht do të çonte në shfaqjen e personazhit Venom.

Rekordi i mëparshëm për një faqe të një libri komik amerikan ishte 657 mijë e 250 dollarë. Këtë rekord e mbante një faqe e librit “The Incredible Hulk” të vitit 1974.

Të enjten po ashtu edhe disa kopje të mbetura të “Action Comics No.1”, u shitën për 3.18 milionë dollarë, duke e vënë atë në mesin e librave më të shtrenjtë të shitur.

Asnjë nga shitësi apo blerësit nuk u identifikuan./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Film & TV

Priyanka Chopra reagon pas thashethemeve për ndarjen nga Nick Jonas

Në nëntor të vitit të kaluar filluan thashethemet se martesa e tyre trevjeçare po shkonte drejt fundit.

Publikuar

nga

Ylli i Bollywood-it, Priyanka Chopra foli rreth spekulimeve për martesën e saj me muzikantin Nick Jonas. Çifti i njohur u martua në dhjetor të vitit 2018 me ceremoni ekstravagante kristiane dhe hindu.

Sidoqoftë, në nëntor të vitit të kaluar filluan thashethemet se martesa e tyre trevjeçare po shkonte drejt fundit.

Në revistën Vanity Fair, storie kjo që do të publikohet në muajin shkurt, Chopra diskutoi rreth asaj se si kontrolli i vazhdueshëm i mediave ndryshoi mënyrën se si ajo drejton karrierën dhe jetën e saj personale.

“Është një ndjenjë shumë e keqe realisht që nëse postoj një foto, gjithçka që është pas meje në atë foto do të zmadhohet dhe njerëzit do të spekulojnë”, pranoi ylli i “Matrix Resurrections”. “Është thjesht një rrezik profesional… Për shkak të zhurmës së mediave sociale, për shkak të përhapjes që ka në jetën tonë, mendoj se duket shumë më e madhe se sa është. Mendoj se i japim shumë më tepër besim në jetën reale dhe nuk mendoj se ka nevojë për këtë”, deklaroi ylli.

Kurse bashkëshorti i saj, kohë më parë në një intervistë kishte deklaruar se dyshja kanë krijuar “kufij” për të siguruar një nivel privatësie dhe “kanë krijuar një strehë të vogël dhe të sigurt për veten”./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Film & TV

Filmat dhe serialet më të njohura të aktorit Lee Byung Hun

Aktori Lee Byung Hun u la përshtypje fansave me rolet e mëparshme në filma dhe seriale.

Publikuar

nga

Para se të merrte vëmendje të madhe me pamjen e jashtme në “Squid Game”, aktori Lee Byung Hun u la përshtypje fansave me rolet e mëparshme në filma dhe seriale.

1.”Squid Game”

Edhe pse ka një rol jo edhe aq të njohur në “Squid Game”, është e pamohueshme që paraqitja e Lee Byung Hun i çmend fansat. Aktori luajti rolin e Front Man, ai që po e mbikëqyr lojën dhe vëllai i humbur i policit Hwang In Ho (Wi Ha Joon). Edhe pse fytyra e tij zbulohet vetëm për disa minuta, Lee Byung Hun i lë shikuesit e “Squid Game” me shumë përshtypje dhe dilema.

2.”Mr Sunshine”

Ndonëse nuk konsiderohet hit në të gjithë Azinë, ky film u vlerësua mjaft shumë në Kore. Është një nga dramat me vlerësimet më të larta në historinë e tvN. Drama u shkrua nga skenaristi i artë Kim Eun Sook, ku luajnë aktorët Lee Byung Hun, Kim Tae Ri dhe Yoo Yeon Seok.

Historia sillet rreth romancës tragjike të oficerit të marinës amerikane me origjinë koreane, Eugene Choi (Lee Byung Hun). Pas shumë vitesh në shtete të ndryshme, ai kthehet në vendlindjen e tij dhe bie në dashuri me Go Ae Shin (Kim Tae Ri), vajzën e një aristokrati.

3.”Ashfall”

“Ashfall” nuk është vetëm film me një buxhet të madh, por ka edhe një kastë të mrekullueshme aktorësh sikurse Lee Byung Hun, Bae Suzy, Ha Jung Woo, Ma Dong Seok, etj. Pavarësisht polemikave mbi historinë e saj, ky film shënoi sukses komercial.

Ekspertët parashikojnë se shpërthimi i ardhshëm i vullkanit në malin Baekdu do të bëjë që banorët të përfundojnë në një tragjedi. Qeveria dërgon një ushtri elitare në një mision për të vjedhur kokat bërthamore të Koresë së Veriut përballë katastrofës.

4. “Iris”

Kur përmendim emrat e serialeve të njohura që ndikuan pozitivisht në karrierën e Lee Byung Hun, është mëkat të mos përmendet edhe emri i serialit “Iris”. Përveç se mori vëmendje të madhe përreth Azisë, ky serial ndihmoi në rritjen e popullaritetit të aktorëve.

I gjithë skenari sillet rreth personazhit Kim Hyun Joon (Le Byung Hun) – një agjent besnik i organizatës kombëtare të inteligjencës NSS. Por një ditë, pas suksesit të tij në një mision, ai bëhet objektivi i gjuetisë së organizatës, duke bërë që ai të bjerë në një situatë vdekjeprurëse. Një organizatë misterioze arrin tek Kim Hyun Joon, duke bërë që marrëdhënia e tij me Choi Seung Hee (Kim Tae Hee) të marrë një kthesë të re.

5. “The Man Standing Next”

Qysh prej momentit të parë kur hyri në industrinë e argëtimit, Lee Byung Hun nuk i ka dëshpëruar asnjëherë fansat me aftësitë e aktrimit. Edhe filmi “The Man Standing Next” mahniti shikuesit me performancën e shkëlqyer të aktorit.

Ky film politik është frymëzuar nga jeta e errët e presidentit më të diskutueshëm në historinë koreane, Park Chung Hee. Lee Byung Hun luan drejtorin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, Kim Kyu Pyung. Me pamjen e tij dinjitoze, ai gjithmonë i bën njerëzit të besojnë se është besnik ndaj presidentit Park, por Kim Kyu Pyung rezulton të jetë ai që qëndron pas vrasjes së Presidentit.

6. “I Saw the Devil”

Me një fytyrë të qetë dhe të ftohtë, Lee Byung Hun është zgjedhja perfekte për role emocionale sfiduese. “I Saw the Devil” – një film triller aksion me një temë hakmarrjeje mund t’i bëjë shikuesit të turbullohen me skenat e tij të tmerrshme dhe karizmën e nivelit të lartë të Lee Byung Hun.

Pasi e fejuara e tij vdiq papritur, So Hyun (Lee Byung Hun) hoqi dorë nga karriera e tij si agjent sekret për të ndjekur vrasësin e saj. Por kur gjen vrasësin, ai nuk është i etur për t’u hakmarrë, por e ndëshkon atë në një lojë të çmendur mace dhe miu.

7. “Masquerade”

“Masquerade”, një tjetër film ku shkëlqeu aktori Lee Byung Hun, ishte hit i njohur në vitin 2012. Aktori portretizon dy nuanca të ndryshme. Mbretin e ftohtë the me natyrë temperamente dhe të lumtur, sikurse një klloun.

Nga frika se mos vritej nga të tjerët, mbreti Gwang Hae (Lee Byung Hun) u shndërrua në një person tjetër për t’u ulur në fronin e mbretit. Ai i zakonshmi fatkeq është Ha Seon – një klloun që kryen shfaqje të shthurura para fisnikëve të dehur me një pamje identike me mbretin.

Në vitin 2019, u publikua drama “The Crowned Clown”, ku shkëlqeu aktori Yeo Jin Goo bazuar në skenarin e filmit “Masquerade” dhe mori shumë reagime pozitive.

8. “The Good, The Bad, The Weird”

Me të vërtetë aktori Lee Byung Hun është mbreti i arkave filmike, meqë çdo punë e tij është hit. “The Good, The Bad, The Weird”, u bë sukses komercial në historinë e kinemave koreane brenda një periudhe të shkurtër.

Treshja Jung Woo Sung, Song Kang Ho dhe Lee Byung Hun kanë krijuar një kombinim perfekt në kryeveprën e shkëlqyer të zhanrit aksion perëndimor aziatik. Nga konfliktet për personalitete dhe ideale të ndryshme, të tre përfshihen në vorbullën e konkurrencës për para dhe pushtet.

9. “Keys to the Heart”

“Keys to the Heart” konsiderohet si filmi më “i paharrueshëm” në karrierën e aktrimit të Lee Byung Hun. Nuk ka më skena aksioni të përgjakshme apo skena romantike, ky film komedi-dramë është thjesht një histori emocionale për dy vëllezër.

Lee Byung Hun luan rolin e vëllait të madh, boksierit Kim JoHa (Lee Byung Hun). Aktualisht jeton me vëllain e tij autik, i cili është një gjeni i pianos, Jin Tae (Park Jung Min). Nga keqkuptimet dhe konfliktet për stile të ndryshme jetese, të dy lidhen gradualisht me ndihmën e In Sook (Youn Yuh Jung).

10. “Master”

“Master” është një film i njohur që arriti ndikim të fortë si brenda dhe jashtë vendit falë skenarit të tij dramatik dhe bindës, dhe aktrimit të përsosur të treshes së talentuar Lee Byung Hun, Kang Dong Won dhe Kim Woo Bin./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Art

Portrete të mahnitshme

Borsi vendosi të kapte ngjashmëritë mes njerëzve dhe kafshëve në projektin e saj.

Publikuar

nga

Flóra Borsi, një fotografe profesionale dhe njohëse e mirë e photoshop-it, inkorporoi dy talente në artin e saj.

Borsi vendosi të kapte ngjashmëritë mes njerëzve dhe kafshëve në projektin e saj. Peshqit, ketrat dhe mjellmat janë vetëm disa nga speciet e ndryshme që ndajnë një sy me të në këto portrete./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara