Kronika e zezë

Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan

Publikuar

Një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Gjilan. Policia e Kosovës njofton se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë se tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë./UBTNews

Kronika e zezë

Arrestohet për vrasje – kishte përplasur gruan e tij shtatzënë me kamion

Publikuar

nga

Një burrë nga Teksasi akuzohet për vrasje pasi pretendohet se ka përplasur gruan e tij shtatzënë, duke vrarë foshnjën e palindur.

Christopher Gonzales, 26 vjeç, është arrestuar dhe akuzuar për vrasje të shkallës së parë dhe sulm të rëndë të shkallës së dytë.

Ai është arrestuar dhe akuzuar për vrasje pasi dyshohet se ka përplasur gruan e tij shtatzënë me një kamion pas një grindjeje, duke vrarë foshnjen e saj të palindur.

Kur u intervistua nga policia, Gonzales thuhet se rrëfeu se po ngiste kamionin ndërsa e dinte që gruaja e tij ishte duke qëndruar para. Ai gjithashtu dyshohet se pranoi para hetuesve se e dinte se ai kishte vozitur mbi gruan e tij kur ndjeu një përplasje dhe e dëgjoi atë të bërtiste.

Gruaja thuhet se u dërgua menjëherë në një njësi të kujdesit intensiv në Lubbock, Texas, ku foshnja e palindur u shpall e vdekur pasi mjekët kryen kontrollin./UBTNews

(Drin Ismajli, student në Shkenca Politike në UBT)

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, një i lënduar

Publikuar

nga


Në rrugën Prishtinë-Ferizaj, rreth orës 11:40 një automjet transportues ka shkaktuar aksident duke u përplasur me një motoçikletë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili njoftoi se si pasojë e aksidentit motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore. Me këtë rast po merret njësiti i trafikut i policisë së Kosovës./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Malishevasi rrah policin, arrestohet pas disa ditësh në arrati

Publikuar

nga

Para dy ditësh është arrestuar një person në Malishevë.

Në raportin 24-orësh është bërë e ditur se i dyshuari në fjalë para disa ditës kishte sulmuar fizikisht një polic.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ditë më parë kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policorë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Gjendet një person i vdekur në oborrin e QKUK-së

Publikuar

nga

Një person është gjetur i vdekur dje në oborrin e QKUK-së.

Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Lidhur me rastin janë njoftuar familjarët e viktimës dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion, njofton policia në raport, transmeton Klan Kosova.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara