Lajmet

Gambia kërkon drejtësi për viktimat si pasojë e shurupit të kollës

Rregullatorët e barnave nga CDSCO dhe qeveria e shtetit Haryana të Indisë po ekzaminojnë mostrat.

Publikuar

Organi rregullator mjekësor i Indisë, Organizata Qendrore e Kontrollit të Standardeve të Barnave (CDSCO), njoftoi se ka nisur një hetim ndaj Maiden Pharmaceuticals, prodhuesi i katër shurupeve për kollën dhe ftohjen, për të cilat Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) javën e kaluar tha se mund të ketë shkaktuar vdekjen e dhjetëra fëmijëve në Gambia.

Tre fëmijë të tjerë të shtruar në spital pasi konsumuan shurupin e dyshimtë gjatë fundjavës së kaluar, që shkaktoi dëmtimin akut të veshkave. Autoritetet e Gambisë thonë se 81 fëmijë të tjerë janë ende në spital.

“Unë nuk mendoj se një gjë e tillë duhet të ndodhë në Gambia”, tha për DW Alasan Kamaso, i cili humbi djalin e tij dyvjeçar, Musa.

Rregullatorët e barnave nga CDSCO dhe qeveria e shtetit Haryana të Indisë po ekzaminojnë mostrat që iu dërguan autoriteteve.

Ndërsa hetimet filluan në Indi, shumë gambianë u mblodhën në një shesh në SereKunda, jashtë kryeqytetit Banjul, gjatë fundjavës së kaluar për të mbajtur zi për vdekjen e fëmijëve dhe për t’u lutur për ata që janë ende në gjendje kritike./UBTNews/

Lajmet

Dhuna dhe mosndëshkimi po përkeqësohen në Haiti, paralajmëron shefi i OKB-së

Bandat brutale po forcojnë kontrollin e tyre në Haiti.

Publikuar

nga

Haiti i rrënuar nga bandat po zhytet më tej në gjakderdhje dhe gjëra të jashtligjshme, paralajmëroi shefi i Kombeve të Bashkuara në një raport, duke i kërkuar bashkësisë ndërkombëtare që të garantojë siguri dhe ndihmë financiare për vendin.

Bandat brutale po forcojnë kontrollin e tyre në Haiti, gjë që i shtyn grupet vigjilente të përgjigjen me më shumë dhunë.

“Dhuna e lidhur me bandat ka vazhduar të rritet në intensitet dhe brutalitet, me bandat që zgjerojnë kontrollin e tyre brenda dhe përtej Port-au-Prince”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres në një raport.

“Dhuna seksuale, përfshirë përdhunimin kolektiv, vazhdon të përdoret nga bandat për të terrorizuar popullatat nën kontrollin e bandave rivale”, shtoi ai.

Gati 2,800 vrasje u regjistruan midis tetorit 2022 dhe qershorit 2023, përfshirë gati 80 që synonin të miturit, sipas raportit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Haxhiu paralajmëron fletarrest ndërkombëtar ndaj Milan Radojiçiqit

Ajo u shpreh se lidhur me aktet terroriste të Radojiçiqit do të veprojnë pa vonesa.

Publikuar

nga

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar fletarrest ndërkombëtar për nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojiçiq, udhëheqës i grupit kriminal për aktet terroriste të 24 shtatorit në Banjskë, por dhe vepra tjera penale. Ajo u shpreh se lidhur me aktet terroriste të Radojiçiqit do të veprojnë pa vonesa.

”Atëherë bazuar në legjislacionin në fuqi, Prokuroria e Specializuar e Republikës së Kosovës (PSRK), parashtron kërkesë për fletërreshtim ndërkombëtar. Kërkesa drejtohet në Gjykatë dhe më pas adresohet përmes Ministrisë së Drejtësisë. Ne jemi në pritje të Gjykatës. Do të veprojmë menjëherë dhe pa vonesa”, deklaroi ajo mes tjerash.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Putin lavdëron zgjedhjet e mbajtura në rajonet e aneksuara të Ukrainës

Komuniteti ndërkombëtar i ka hedhur poshtë zgjedhjet si një mashtrim.

Publikuar

nga

Presidenti rus Vladimir Putin lavdëroi zgjedhjet e fundit në rajonet e shpallura të aneksuara të Ukrainës, duke i përshkruar ato në një takim me krerët rajonalë si “të mbajtura hapur, në mënyrë të drejtë dhe konkurruese”.

Komuniteti ndërkombëtar i ka hedhur poshtë zgjedhjet si një mashtrim.

“Sigurisht, kjo është një ngjarje e rëndësishme, një hap i rëndësishëm drejt hyrjes së plotë të rajoneve të reja në hapësirën e vetme ligjore, shtetërore të vendit tonë të madh”, tha Putin të enjten.

Sipas Putin, “pjesëmarrja e lartë” në zgjedhje tregoi “pjekurinë qytetare në rritje të shoqërisë”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Elshani: Jemi të përgatitur për çfarëdo situate në veri

Ai ka vlerësuar se situata është aktualisht e qetë.

Publikuar

nga

Pas zhbllokimit të rrugës që çon për në Banjskë të Zveçanit, gjendja në këtë fshat është e qetë. Megjithatë Policia e Kosovës mbetet përgatitur për çfarëdo situate që ndodhë në veri të vendit.

Pjesëtarët e policisë, të cilët vërehen në numër më të shtuar, janë pozicionuar nëpër lokacione të ndryshme, ku përveç kujdesit për ruajtjen e rendit dhe qetësisë, po vazhdojnë bastisjen e zonës, ku gjatë tri ditëve të fundit nxorën arsenal të madh armësh prej grupit terrorist nga Serbia.

Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani, ka bërë të ditur se situata në këtë pjesë të vendit është e qetë dhe se Njësitet policore, duke përfshirë edhe Njësitin K-9, janë duke vazhduar gjurmimet në zonat e caktuara, ndonëse siç u shpreh ai, deri tani nuk është gjetur ndonjë gjë.

Nënkoloneli Elshani potencoi se pjesëtarët e Policisë janë të përgatitur për çfarëdo situate që ndodhë.

“Situata e sigurisë këtu është e qetë, nuk ka ndonjë problem. .. Ne kemi kontrolluar shumicën e zonës, ku kohë pas kohe sjellim njësitë e specializuara siç shihet njësiti K-9 me qen, të cilët janë duke verifikuar komplet zonën… Sot jo (nuk është gjetur asgjë)… Kemi shumë policë sot këtu, jemi duke bërë kërkimin përsëri në disa zona të caktuara, situata është e qetë, mirëpo jemi të përgatitur për çfarëdo situate që ndodhë… Deri tani nuk kemi gjetur diçka, kemi kërkuar goxha mirë”, ka thënë Elshani.

Në anën tjetër, banorët e këtushëm ndihen të frikësuar pas krejt asaj që ka ndodhur këtu, ndërsa nuk kanë pranuar të flasin para kamerës.

Prezenca e nënkryetarit të Listës serbe, Millan Radojçiqit dhe grupit të tij në sulmin terrorist që ndodhi të dielën në Banjskë, kanë lënë shumë gjurmë në këtë fshat, ku ende shihen kamionë të demoluar, arka të municioneve e gëzhoja plumbash të kalibrave të ndryshme nëpër rrugë, si dhe mbeturina të ushqimeve në objektet përcjellëse të manastirit, ku ata qëndruan atë ditë.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së diel është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa janë plagosur dy të tjerë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara