Sport

Fiorentina e pret Interin në çerekfinale të Kupës së Italisë

Publikuar

Kupa e Italisë rikthehet sot me tri ndeshje në kuadër të çerekfinaleve, ku ndeshja më interesante do të jetë mes Fiorentinës dhe Interit.

Fiorentina pret në shtëpi Interin e Antonio Contes, Empoli zhvillon ndeshje kundër Napolit dhe Genoa është mysafir i Juventusit.

Të dy skuadrat pritet të zhvillojnë lojë të bukur, ku synojnë kualifikimin drejt gjysmëfinales.

Conte pritet të jetë pa Danilo D’Ambrosion dhe Matteo Darmian. Por përkundër këtyre mungesave në mbrojtje, në ato pozita pritet të startojnë Kolarov së bashku me Ranocchian.

Të dy skuadrat pritet të hynë në këtë ndeshje me lojtarët më të fortë që kanë në dispozicion, ku formacionet e mundshme pritet të jenë:

Fiorentina (3-5-2): Terracciano; Milenkovic, Quarta, Caceres; Igor, Amrabat, Pulgar, Castrovilli, Biraghi; Kouame, Vlahovic

Inter Milan (3-5-2): Radu; Skriniar, Ranocchia, Kolarov; Young, Gagliardini, Sensi, Eriksen, Perisic; Martinez, Sanchez

Sport

Kosova pajtohet për të luajtur një miqësore me Turqinë

Publikuar

nga

Kosova e Turqia kanë zhvilluar ndeshje ndërmjet vete. Por, federatat e të dyja shteteve kanë rënë dakord për zhvillimin e një ndeshje miqësore, ka njoftuar të enjten Fedetata e Futbollit e Kosovës (FFK) pas takimit që kryetari Agim Ademi pati me kryetarin e Federatës së Futbollit të Turqisë, Nihat Ozdemir.

Miqësorja është menduar të zhvillohet pas përfundimit të pandemisë. Të dyja federatat kanë nënshkruar edhe një Memorandum Bashkëpunimi për të forcuar edhe më shumë marrëdhëniet si dhe bashkëpunimin në shumë projekte të përbashkëta.

Kosova e Turqia kanë luajtur një ndeshje miqësore në Mitrovicë në vitin 2014, ndeshje që Turqia e kishte fituar 6:1, ndërsa të dyja shtetet janë takuar edhe në kuadër të ciklit kualifikues për kampionatin botëror “Rusia 2018”. Turqia i fitoi dyja ndeshjet. Të parën 2:0 ndërsa të dytën 4:1.

Vazhdo të lexosh

Sport

Barcelona ndihet e bezdisur nga ndjekja e PSG-së për Messin

Publikuar

nga

Klubi katalunas, Barcelona nuk është aspak e lumtur nga qasja e Paris-Saint Germain për yllin e tyre argjentinas, Lionel Messi.

Sipas mediumit Diario Sport, Paris Saint-Germain është bërë armiku i Barcelonës në sytë e mbështetësve të tyre në kohët e fundit. Nga blerja e Neymar te taktikat e tyre të negociatave për Marco Verratti dhe Thiago Silva, ata kanë qenë të ashpër.

Tani, sigurisht, Messi po dominon marrëdhëniet mes të dyve. Strategjia e tyre ka qenë të bëjnë presion ndaj publikut, me drejtorin sportiv Leonardo që shpreh admirimin e tij për argjentinasin së bashku me trajnerin Mauricio Pochettino.

Është e ngjashme me strategjinë që klubi parisien përdori për të tërhequr Neymarin. Koha e komenteve të tyre nuk është e rastësishme, duke qenë se kontrata e Messit me Barcelona skadon në verë dhe Blaugranët përballen me PSG-në së shpejti në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Messi nuk ka folur me PSG-në, duke thënë se ai do të vendosë për të ardhmen e tij në verë kur të përfundojë sezoni.

Argjentinasi aktualisht po vuan një ndalim prej dy ndeshjesh për kartonin e tij të kuq në Superkupën e Spanjës kundër Athletic Bilbao, por thuhet se synon të kthehet dhe të tentojë triumfet në La Liga, Copa del Rey dhe Ligën e Kampionëve.

Taktikat e PSG-së e kanë acaruar thellësisht Barcelonën. Taktikat përmbysëse të Leonardos dhe Pochettinos janë zhgënjyer në botën e futbollit dhe gjigandët katalunas thuhet se janë të bezdisur nga gatishmëria e rivalëve të tyre francezë për të folur për një lojtar që nuk është i tyre.

Vazhdo të lexosh

Sport

Berisha ndihet si lider te Reimsi

Publikuar

nga

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha ka pranuar se është adaptuar shumë mirë te skuadra e Reimsit, gjë që po dëshmohet edhe me paraqitjet e tij të mira këtë edicion.

Ai ka thënë se i është nevojitur pak kohë te Reimsi derisa e ka marrë veten pasi i është dashur të njihet më mirë me bashkëlojtarët dhe të kuptojë filozofinë e lojës së trajnerit David Guion.

“Te Reimsi po ndihem si në shtëpi edhe pse në fillim më është dashur pak kohë që të adaptohem. Të njëjtën situatë që po e shijoj te Reimsi e kam përjetuar te Salzburgu dhe më pëlqen shumë”, është shprehur Berisha.

“Më pëlqen të jem paksa lider dhe kam pasur ndjenjën se projekti i Reimsit ishte i duhuri për mua. Krahas paraqitjeve të mira, unë mundohem tu ndihmoj edhe lojtarëve të rinjë dhe kjo më bën të ndihem se në ekip kam një rol të rëndësishëm”.

Berisha ka thënë se këtë edicion, trajneri Guion i ka kërkuar atij të sulmojë më shumë dhe të marrë përgjegjësi më të madhe, gjë që po mundohet edhe ta bëjë. 27-vjeçar këtë sezon ka një gol e dy asistime për Reimsin në 18 paraqitje në të gjitha garat.

Ai te ekipi francez u transferua vitin e shkuar dhe firmosi kontratë deri në vitin 2024. Berisha karrierë ka bërë edhe te Lazio, Fortuna Duesseldorfi, Salzburgu e Vikingu.

Vazhdo të lexosh

Sport

Aguero rezulton pozitiv me Coronavirus

Publikuar

nga

Sulmuesi argjentinas i Manchester Cityt, Sergio Aguero, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Sulmuesi i Manchester Cityt ka qenë në izolim që nga 10 janari, pasi ishte rast kontakti dhe ka humbur ndeshjet me Birminghamin, Brightonin, Crystal Palacen dhe Aston Villan.

“Pas një kontakti që kam pasur me një rast pozitiv jam izoluar, dhe testi i fundit ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Kam pasur disa simptome dhe jam duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për rikuperim. Kujdesuni të gjithë!” – ka shkruar Aguero në Twitter.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara