Lajmet

Erdogan e konfirmon që Turqia nuk do të lejojë Suedinë të anëtarësohet në NATO

Nuk do të lejohet “për sa kohë që ata lejojnë djegien e Kuranit”, tha ai.

Publikuar

Presidenti turk, Tajip Erdogan, nuk do të mbështesë kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO.

Suedia dhe Finlanda aplikuan vitin e kaluar për t’u bashkuar me paktin e mbrojtjes transatlantike pasi Rusia pushtoi Ukrainën.

Kombet kërkuan të fitonin mbështetjen e Turqisë, por kjo e fundit ngriti papritur kundërshtime.
Ankaraja pezulloi bisedimet muajin e kaluar kur një politikan danez i ekstremit të djathtë dogji një kopje të librit të shenjtë mysliman, Kuranit, në Stokholm.

“Në këtë pikë, Suedia nuk duhet të lodhet as të provojë [të anëtarësohet]. Ne nuk do t’i themi ‘po’ aplikimit të tyre në NATO për sa kohë që ata lejojnë djegien e Kuranit”, tha Presidenti Erdogan.

Ai sinjalizoi se Turqia mund të binte dakord që Finlanda t’i bashkohej NATO-s veçmas.

Turqia dhe Hungaria janë të vetmet vende që nuk ratifikuan anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës dhe çdo vendim për zgjerimin duhet të merret me marrëveshje unanime./UBTNews/

Lajmet

​LDK e kritikon qeverinë për ‘keqpërdorimin’ e parasë publike

Publikuar

nga

Buxhetit të Republikës së Kosovës i mungojnë rreth 1 miliard euro, mjete të cilat nuk shihen në asnjë sektor. Gjatë vitit 2023, buxheti i Republikës së Kosovës ka rënë për 11 për qind krahasuar me 20 për qind që ka qenë nga qeveritë paraprake. Kështu u deklarua në tryezën për informim publik nga grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, lidhur me temën “Abuzimi me paranë publike nga Qeveria e Kosovës”.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti tha se qytetarët dhe bizneset gjatë vitit 2023, kanë paguar 33 për qind më shumë tatim në pronë sesa në vitin paraprak.

“Qytetarët dhe bizneset gjatë vitit 2023, kanë paguar 33% më shumë tatim në pronë sesa në vitin paraprak pa asnjë nevojë.. Gjatë vitit të kaluar gjatë këtij mandati blerjet për rezerva shtetërore kanë qenë 21 milionë dhe këta janë krenuar për këto rezerva shtetërore….. Në buxhetin e vitit 2023 janë paguar 31 milionë euro avancë për siguri, për të cilat nuk ka asnjë informatë se çka kemi paguar dhe nga janë ardhur këto mallra… Tek subvencionet dhe transferet në vitin 2023 janë paguar 185 milionë euro, gjatë mandatit të kësaj qeverie si kurrë asnjëherë më përpara 2021-23 janë paguar 520 milionë euro subvencione të ndryshme”, ka thënë Hoti.

Ndërsa për investimet kapitale, Hoti tha se kanë qenë në nivelin historikisht më të ulët ndonjëherë.

“Investimet kapitale kanë qenë në nivelin historikisht më të ulët ndonjëherë, gati janë të përgjysmuara, kanë ra në 11 për qind të buxhetit, krahasim rreth 20 për qind që ka qenë nga qeveritë paraprake..9:14 Ekonomisë së Kosovës i mungojmë rreth 1 miliardë euro, por diferenca mes asaj që është planifikuar ndaj asaj që është realizuar…9:40 Në vitin 2023 janë dhënë 60 milionë avance për investime kapitale, në qeveritë paraprake baza vjetore ka qenë 3-4 milionë…13:27 Shenjë nuk shihet as tek investimet kapitale, arsimi, shëndetësia, siguria, në asnjë sektorë se ku kanë shkuar të gjithë këto mjete”, ka shtuar ai.

Edhe deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami është shprehur se për tre vite janë nënshkruar 781 kontrata një burimore prej nivelit qendror në shumë prej 209 milionë euro dhe kjo sipas saj ka vazhduar edhe në vitin 2024. Sipas saj, në tremujorin e parë janë dhënë edhe 100 kontrata në vlerë prej 30 milionë euro.

“Një pjesë e madhe e buxhetit gjatë këtyre tre viteve ka shkuar në subvencione dhe transfere, dhe këto si LDK i kemi quajtur skema të korrupsionit publik. Për tri vite kur është aprovuar buxheti është votuar nuk ka pasur qindra miliona euro të cilat kanë qenë të destinuara për subvencione dhe transfere, por të gjitha këto kanë qenë të fshehura. 16:46 Për tre vite janë nënshkruar 781 kontrata një burimore prej nivelit qendror në shumë prej 209 milionë euro dhe kjo ka vazhduar edhe në vitin 2024 edhe në tre mujorin e parë janë dhënë edhe 100 kontrata në vlerë prej 30 milionë euro ky është korrupsion, keqpërdorim i detyrës zyrtare sepse ftohen kompanitë të cilat njihen dhe gjithashtu është dëmtim i buxhetit të Kosovës”, është shprehur ajo.

Rreth Ministrisë së Shëndetësisë, deputeti Armend Zemaj ka theksuar se pas hartimit të listës së barnave esenciale favoret janë bërë për kompani të veçanta.

“Për sektorin e shëndetësisë ajo çka është e faktuar edhe nga kërkesa në qasjen e dokumenteve publike, ne kemi marrë informata se pas hartimit të listës esenciale për barna vlera e kontratave për barna të cilat janë krijuar me insistimin e kësaj Qeverie në vlerë më shumë se 330 për qind më shtrenjtë sesa ato të vitit paraprak. Favoret janë bërë për kompani të veçanta, ku vetëm njëra kompani përfituese ka arritur që të sigurojë më shumë se 27 milionë tenderë nga buxheti 60 milionësh që jepet për listën esenciale të barnave. Çka është skandal në vete se hartuesit për shpërndarjen e barnave për listën esenciale tashmë janë udhëheqës të këtyre kompanive. E keqja e kësaj është se këto barna janë për sëmundje të rralla, sidomos për ata persona që janë me kancer dhe kjo është tregues i fytyrës së vërtetë”, ka theksuar ai.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Rusia e gatshme të ndihmojë Iranin lidhur me hetimet për vdekjen e Raisit

Publikuar

nga

Rusia është gati të ofrojë ndihmë gjatë hetimeve lidhur me shkakun e përplasjes së helikopterit ku mbeti i vdekur presidenti iranian, Ebrahim Raisi, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve, RIA.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

OKB-ja i kërkon Izraelit qasje të sigurt humanitare në Gaza

Publikuar

nga

Agjencia e OKB-së për ndihmë ushqimore ka kërkuar “qasje të sigurt dhe të qëndrueshme” në Rripin e Gazës nga autoritetet në Izrael.

Programi Botëror i Ushqimit (WFP) ngriti shqetësime për “përshkallëzimin e mundshëm në luftime”, teksa shtoi se “Ne kemi nevojë për qasje të sigurt dhe të qëndrueshme në dhe përreth gjithë Gazës për të parandaluar urinë”.

Të paktën 422 kamionë me ndihma humanitare u inspektuan dhe u transferuan në Gaza nëpërmjet portit Ashdod dhe kalimit Erez, dhe Kerem Shalom, sipas COGAT, agjencisë izraelite që koordinon dërgimin e ndihmave në Gaza./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Kusari-Lila: Qeveria s’pajtohet me draftin e Asociacionit nga BE-ja, prandaj nuk e dërgon në Kushtetuese

Publikuar

nga

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk mund të dërgojë draft-statutin e Asociacionit të propozuar nga BE-ja në Gjykatë Kushtetuese, pasi nuk pajtohet me të njëjtin.

Sipas saj, ka brenga serioze sesi draft-statuti i Asociacionit të dërgohet në Kushtetuese, mirëpo tha se duhet të ekzistojë një rrugë e ndërmjetme në të cilin duhet të ketë diçka nga ana e qeverisë, por edhe të merren garanci serioze nga faktori ndërkombëtar se i njëjti s’mund të ketë kompetenca ekzekutive.

“Jemi në rrethana të cilat asnjëherë – formë apo mënyrë nuk duam që të krijojmë mekanizma që mund të ketë mosfunksionalitet apo dëmtim të brendshëm të rendit kushtetues në Kosovë, përkundër që është thënë se ka garanci se asociacioni nuk ka kompetenca ekzekutive. Ajo çka është prezantuar në draftin e BE-së në të cilin janë dhënë komente, të cilat nuk kanë reflektuar si të tilla. Kemi brenga serioze mbi atë sesi mund të realizohet apo çfarë forme i dërgohet Gjykatës Kushtetuese. Nuk mund t’i dërgohet si një draft i pranuar pa pasur një vendim të qeverisë. Qeveria nuk ka vendim për atë draft pasi s’pajtohet me atë draft në tërësinë si është dorëzuar. Prandaj duhet të ekzistojë një rrugë e ndërmjetme në të cilin duhet të ketë diçka nga ana e qeverisë, por në afate në të cilat duhet të merren garanci serioze, që deri tash s’ka pasur”, tha ajo.

Kusari-Lila shprehu zhgënjimin e saj me mosanëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

“Jemi të zhgënjyer me atë çfarë ndodhi, me mosfutujen në agjendë. E kuptojmë se ka pasur kërkesa individuale të shteteve pastaj në raport me kërkesën që u tha më e artikuluar nga dy shtete, nga Franca dhe Italia. Por kjo nuk na zmbraps nga përpjekjet dhe kontinutitet për plotësimin e të gjitha standardeve që kanë të bëjnë me të drejtat, rendit, ligjin dhe zhvillimin. Ishte një përvojë jo e mirë, por nuk ishte hera e parë që Kosova u ballafaqua me një standard shtesë apo ndryshe nga organizata kishte për vendet të tjera. Është e paprecedent të kthehet një vendim i Asamblesë Parlamentare të mos trajtohet në Këshillin e Ministrave, siç ndodhi në rastin tonë”, theksoi ajo.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara