Lajmet nga UBT

Elita Hajrizi ishte pjesëmarrëse në samitin e njohur të teknologjisë “Web Summit 2023”, në Lisbona të Portugalisë

Hajrizi ka sjellë në këtë forum njohuri të avancuara në fushën e inxhinierisë së IT-së dhe ka ndarë eksperiencën e saj në zhvillimin dhe përdorimin e teknologjive të fundit.

Publikuar

Inxhinieria e IT-së, Elita Hajrizi ishte pjesëmarrëse në samitin e njohur të teknologjisë, i cili mbahet në Lisbona të Portugalisë, “Web Summit 2023”, ku ka ofruar njohuritë, përvojën dhe angazhimin e saj si vullnetare.

Elita Hajrizi ka sjellë në këtë forum njohuri të avancuara në fushën e inxhinierisë së IT-së dhe ka ndarë eksperiencën e saj në zhvillimin dhe përdorimin e teknologjive të fundit. Ajo ka shkëmbyer, ka marr informacione dhe është socializuar me pjesëmarrës nga e gjithë bota, si dhe ka përfituar përvojën për t’a sjellur këtë samit në një të ardhme edhe në Kosovë.

“Ka qenë një mundësi e mirë për të parë nga afër se si organizohet një ngjarje e tillë, e cila këtë vit ka bashkuar rreth 70 mijë pjesëmarrës. Gjithashtu, përvoja e fituar në këtë ngjarje është një mundësi për të menduar që të realizohet e njëjta edhe në Kosovë”, ka thënë Hajrizi.

Pjesëmarrja e Elita Hajrizi në “Web Summit 2023” është një shembull i përkushtimit të profesionistëve të fushës së IT-së nga UBT në shpërndarjen e njohurive dhe përfaqësimin e një standardi të lartë në skenën ndërkombëtare.

Kjo ngjarje ka mundësuar shkëmbimin e ideve, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe njohjen e arritjeve të inxhinierisë së IT-së në nivel global. Përfaqësimi i Elita Hajrizi ka rritur profilin e UBT dhe ka theksuar rolin e saj si një universitet i cili promovon dhe kontribuon në fushën e teknologjisë në skenën botërore.

Lajmet nga UBT

Përfaqësuesja nga Departamenti i Drejtësisë Amerikane, Kimberly Riffe ndau njohuritë e saj rreth dhunës me bazë gjinore me studentët e UBT-së

Publikuar

nga

Përfaqësuesja nga Departamenti i Drejtësisë Amerikane, njëherit menaxhere e ICITAP, Kimberly Riffe, mbajti një ligjëratë tematike rreth dhunës me bazë gjinore me studentët e UBT-së.

Nën organizimin e Fakultetit Studime të Sigurisë në UBT, me profesor Arian Kadriu, kjo ligjëratë kishte për qëllim ndërgjegjësimin dhe informimin e studentëve rreth këtij fenomeni, dhe si e tillë përkon edhe në 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore.

Kimberly Riffe theksoi se vetëdija dhe edukimi janë hapat fillestarë për të krijuar një mjedis të sigurt dhe të barabartë për të gjithë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

UBT dhe UP në krye të listës: Institucionet kryesore të shkencës sipas Kosovo National H-Index Ranking

Renditja merr parasysh H-indeksin e përgjithshëm të institucioneve shkencore të Kosovës, duke iu referuar informacioneve nga bazat e të dhënave dhe platformat shkencore si Web of Science, Scopus, dhe Google Scholar.

Publikuar

nga

Kosovo National H-index Ranking është një renditje e pavarur ndërkombëtare që synon të vlerësojë produktivitetin shkencor të shkencëtarëve, grupeve kërkimore dhe organizatave në Kosovë bazuar në H-indeksin e konsoliduar.

Renditja merr parasysh H-indeksin e përgjithshëm të institucioneve shkencore të Kosovës, duke iu referuar informacioneve nga bazat e të dhënave dhe platformat shkencore si Web of Science, Scopus, dhe Google Scholar.

UBT dhe UP kryesojnë listën duke u certifikuar edhe si Udhëheqës Potencial Shkencor në mesin e 21 institucioneve shkencore të përfshira në listë. Edhe ky rangim i radhës i UBT-së dëshmon për kontributin që sjellë në shkencë jo vetëm në nivel nacional, por edhe më gjerë. Veçanërisht këtë e dëshmon renditja në listën e platformës Web of Science, duke e pasur parasysh reputacionin e lartë në komunitetin shkencor që gëzon kjo platformë.

Rezultatet e marra nga Kosovo National H-index Ranking janë të një rëndësie të madhe pasi ato u ofrojnë organizatave shkencore dhe studiuesve në Kosovë njohuri të vlefshme për produktivitetin e tyre kërkimor. Kjo u lejon atyre të krahasojnë performancën e tyre me të tjerët në vend dhe në mbarë botën, duke ndihmuar në identifikimin e pikave të forta dhe të dobëta, shpërndarjen e burimeve dhe përcaktimin e drejtimeve të kërkimit në të ardhmen.

Shënim: Indeksi H, ose Hirsch index, është një metrikë që mat impaktin dhe publikimet shkencore të një hulumtuesi apo institucioni hulumtues, ku një hulumtues ka një indeks H të barabartë me numrin e artikujve të tyre që janë cituar të paktën aq herë sa dhe vlera e indeksit H.

Linku: https://xk.h-index.com/al/wos?fbclid=IwAR1CKUcHFSGRtCMivI44ZZI-W5FlFad1d3E3O55BkULZRlvKqxMZg3i5mXA

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Studentët e Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë në UBT vizituan fabrikën e çokollatës “Kamila” dhe atë të fermentimit “Prizdrijana” në Prizren

Vizita të tilla në kuadër të lëndëve praktike ndihmojnë studentët të përfitojnë dhe përforcojnë njohuritë e tyre rreth fushës, duke parë nga afër punën dhe angazhimin e industrive të ndryshme.

Publikuar

nga

Në kuadër të disa lëndëve mësimore studentët dhe profesorët e UBT-së realizuan vizitë studimore në dy industri ushqimore në Prizren, në fabrikën e çokollatës “Kamila” dhe atë të fermentimit “Prizdrijana”.

Studentët e vitit të dytë dhe tretë në Fakultetin Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, të shoqëruar nga profesorët Sami Gashi, Violeta Lajqi, Arianeta Nura dhe Vezir Jonuzi, kanë realizuar vizitë studimore në fabrikën e çokollatës “Kamila” dhe atë të fermentimit “Prizdrijana” në Prizren, me ç’rast kanë parë nga afër proceset e prodhimit të çokollatave, bonboneve, turshive, masat higjienike, mikrobiologjike e deri te paketimi i tyre.

Studentët dhe profesorët e UBT-së janë mirëpritur nga stafi i kompanisë së çokollatës “Kamila”, të cilët u informuan nga teknologu kryesor për procesin e prodhimit nga lënda e parë, deri te paketimi i produktit final i destinuar për eksport.

Vizita të tilla në kuadër të lëndëve praktike ndihmojnë studentët të përfitojnë dhe përforcojnë njohuritë e tyre rreth fushës, duke parë nga afër punën dhe angazhimin e industrive të ndryshme.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Rektori Hajrizi prezantoi Qytetin e Mençur të UBT-së dhe arritjet në fushën e energjisë në Konferencën II-të të KN CIGRE Kosovë

Publikuar

nga

Arritjet e UBT-së në industrinë e energjisë në Kosovë, duke qenë institucioni i vetëm me Fakultetin e Inxhinierisë së Energjisë, si dhe vet-qëndrueshmëria në këtë kontekst me Net Zero Energy Campus u prezantuan në Konferencën II-të të KN CIGRE Kosovë, nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi.

Në këtë konferencë, Rektori Hajrizi prezantoi modelin e ekosistemit të UBT-së ku ofrohen të gjitha nivelet kompetente të fushës së energjisë, nga shkollat profesionale deri në ato post-diplomike, njëherit Qytetin e Mençur ku prodhohet energjia, duke e bërë një kampus të vet-qëndrueshëm sa i përket kësaj fushe.

UBT është shkollë e energjisë dhe ka thelluar ndër vite bashkëpunimin me KEDS, KOSST, KEK dhe institucione të tjera në nivel vendi dhe rajoni, duke bërë kështu që të rinjtë dhe studentët e UBT-së të kenë punësim të garantuar dhe të menjëhershëm.

Rektori Hajrizi në kuadër të kësaj konference u takua edhe me sekretarin e përgjithshëm të CIGRE-s, Philipe Adam, me të cilin diskutoi për thellimin e bashkëpunimit, duke ofruar mundësi të reja për të rinjtë e Kosovës dhe rajonit.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara