Sport

Dita e Flamurit sjell miqësoren mes veteranëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës

Listën e lojtarëve të ftuar e përbëjnë emra të cilët kanë bërë histori në fanellën kuqezi, dhe që kanë luajtur së bashku në Kombëtaren shqiptare.

Publikuar

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, është organizuar miqësorja mes veteranëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës, e cila do të zhvillohet më 28 nëntor nga ora 11:30 në stadiumin “Olympic Park” të Durrësit.

Listën e lojtarëve të ftuar e përbëjnë emra të cilët kanë bërë histori në fanellën kuqezi, dhe që kanë luajtur së bashku në Kombëtaren shqiptare.

Në stolin e trajnerit te Shqipëria do të jetë ish-futbollisti i njohur Sulejman Mema, ndërsa lojtarët të cilët do t’i ketë në dispozicion për këtë miqësore janë Blendi Nallbani, Ilir Bozhiqi, Elvis Sina, Geri Çipi, Ervin Fakaj, Hysen Zmijani, Armend Dallku, Debatik Curri, Luan Pinari, Bajram Fraholli, Ardian Mema, Ilir Alliu, Gilman Lika, Redi Jupi, Latif Gjondeda, Eqerem Memushaj, Fjodor Xhafa, Fatbardh Jera, Agustin Kola dhe Migen Memelli.

Në fund të këtij takimi do të dorëzohet trofeu simbolik për kombëtaren triumfuese, ndërsa kjo do të jetë miqësorja e tretë në këtë vit mes veteranëve të dy palëve.

Miqësorja e parë u zhvillua në 16 shkurt të vitit 2021 në Prishtinë për nder të Pavarësisë së Kosovës, kurse miqësorja e dytë u zhvillua më 23 korrik të këtij viti po ashtu në Prishtinë, me rastin e ditëlindjes së legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

28 nëntor, 11:30 Shqipëria (veteranët) – Kosova (veteranët) (Stadiumi Olympic Park)

Sport

Guardiola kapet keq me Neville e Carragher, ky i fundit e thumbon për 115 akuzat

Publikuar

nga

Pep Guardiola i është përgjigjur gazetarëve të “Sky Sports” për akuzën e Manchester Cityt për “kënaqësi” teksa ata përpiqen për titullin rekord të katërt radhazi në Premier Ligë.

Gary Neville akuzoi Cityn se ka pakënaqësi pas barazimit 3:3 kundër Tottenhamit, ndeshja e tretë radhazi që skuadra e Guardiolas tani ka dështuar ta fitojë.

Kolegu i Gary Neville, Micah Richards tha se ka diçka që nuk është në rregull te ish-klubi i tij, City, ndërsa zemërimit të Guardiolës nuk i ka shpëtuar as ish-mbrojtësi i Liverpool, Jamie Carragher.

“I njoh lojtarët e mi. Si sillemi ne është e jashtëzakonshme. Kam një ndjenjë që nëse e mbajmë këtë nivel, ne do ta fitojmë Premier Ligën. Ai e di se sa e vështirë është, ndryshe Gary Neville do të kishte fituar katër Premier Liga në periudhën më të mirë të Manchester United. Por ai nuk e bëri këtë gjë, ju e dini? Jamie Carragher nuk e fitoi asnjëherë Premier Ligën. Micah Richards nuk e fitoi Premier Ligën katër herë radhazi. Asnjëherë, kurrë. Nuk ka ndodhur kurrë”, tha Guardiola.

Ndërkaq, Guardiolas i është përgjigjur Jamie Carragher, i cili e thumboi atë duke ia përmendur 115 akuzat me të cilat po përballet City në Premier Ligë.

“Unë mendoj se do ta fitoja një (titull të Premier Ligës) nëse Liverpooli do të ishte në pronësi të një shteti kombëtar. Do ta fitoja një nëse do t’i kishim thyerr rregullat deri tani që Premier Ligë të na ngarkonte me 115 akuza!”, tha Carragher.

Vazhdo të lexosh

Sport

Liverpooli e City i rikthehen aksionit, derbi në “Old Trafford”

Publikuar

nga

Pas dy ndeshjeve të mbrëmshme, ku Wolves e mposhti Burnleyn 1:0, ndërsa Arsenali triumfoi 4:3 si mysafir i Lutonit, Premier Liga vazhdon sot me ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e 15 të këtij sezoni.

Katër ndeshje zhvillohen me fillim nga ora 20:30, ku aksionit i rikthehet Liverpooli i cili përballet me Sheffield United të Chris Wilder.

Ndërkaq, me fillim nga ora 21:15 kampioni, Manchester City luan si mysafirë në “Villa Park”, kundër Aston Villas.

Programin e sotëm do ta mbyllë derbi në “Stamford Bridge”, ku Manchester United e pret në shtëpi skuadrën e Chelseat.

20:30 Brighton – Brentford

20:30 Crystal Palace – Bournemouth

20:30 Fulham – Nottingham

20:30 Sheffield United – Liverpool

21:15 Aston Villa – Manchester City

21:15 Manchester United – Chelsea

Vazhdo të lexosh

Sport

​Kasami: Përveç Xhakës, te Zvicra nuk shoh dikë me cilësitë e mia

Ai ka thënë se te kombëtarja helvetike, përveç Granit Xahakës, nuk sheh lojtarët të tjerë që kanë cilësi më të mira se ai.

Publikuar

nga

Futbollisti Pajtim Kasami po kalon nëpër një periudhë të mirë në karrierën e tij me Sampdorian në Serie B në Itali.

Kasami ka thënë se mund të shkonte në Arabinë Saudite nëse do t’i ndiqte paratë, por që i është përkushtuar më tepër karrierës së tij profesionale.

“Po, kam pasur shumë oferta. Por nuk bëhej fjalë për paratë për mua, përndryshe do të luaja në Arabinë Saudite. Nga ana financiare kam pasur dy oferta që ishin vërtet shumë tërheqëse”, ka thënë Kasami për mediumin zviceran “20min”,

Kasami është pjesë e gjeneratës së artë të Kombëtares së Zvicrës dhe është kampion bote me ekipin U-17. Ai ka thënë se te kombëtarja helvetike, përveç Granit Xahakës, nuk sheh lojtarët të tjerë që kanë cilësi më të mira se ai.

“Në përgjithësi, çdo person ka rrugën e tij të karrierës. Kam bërë edhe gabime dhe kam besuar njerëz që nuk duhet t’i kisha besuar. Por do të jem i sinqertë me ju dhe me gjithë respektin: pas Granit Xhakës, Ricardo Rodriguez apo Haris Seferovic, nuk shoh shumë lojtarë të tjerë të këtij brezi që kanë cilësitë e mia”, ka thënë Kasami.

Ai zbuloi gjithashtu se ishte afër kalimit te Milani në vitin 2016.

“Në verën e vitit 2016 isha në bisedime me AC Milan, por Mino organizoi një lëvizje në Nottingham Forest”, tha Kasami në fund.

Vazhdo të lexosh

Sport

Ramadani: Mund të bëjmë mrekulli në EURO 2024

Publikuar

nga

Shqipëria njohu kundërshtarët në finalet e Evropianit “Gjermani 2024”, ku do të përballet me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. Kundërshtarë të fortë në letër, duke pasur parasysh eksperiencën e këtyre skuadrave në arenën ndërkombëtare, por edhe trofetë e fituar.

Në një prononcim për fshf.org, mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani, ka komentuar shortin e hedhur nga UEFA në Hamburg të Gjermanisë. Futbollisti, i cili aktivizohet me Leçen në Itali, theksoi se është një grup i vështirë.

Megjithatë, sipas tij asgjë nuk është e pamundur dhe Shqipëria do të shkojë në Gjermani për të marrë maksimumin. Më tej, mesfushori kuqezi shtoi se edhe në edicionin kualifikues Shqipëria u përball me kundërshtarë të fortë si Çekia dhe Polonia, por ia doli mbanë të bënte mirë.

“Përshëndetje të gjithëve, siç e patë grupin tonë, një grup i vështirë me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë, por ne do të shkojmë në Gjermani dhe do të tentojmë që të bëjmë befasinë. Ne shkojmë atje që të tregojmë nivelin e skuadrës tonë. Edhe në kualifikuese në Grupin E kemi pasur ekipe të vështira si Çekia dhe Polonia. Ne do të shkojmë atje të luajmë, të bëjmë maksimumin dhe të marrim rezultate pozitive. Nuk do të dorëzohemi lehtë. Një grup i vështirë, por ne mund të bëjmë mrekullinë në Gjermani. Ju përshëndes të gjithëve dhe forca Shqipëria”, përfundoi prononcimin e tij Ylber Ramadani.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara