Kronika e zezë

Digjen tri vetura me targa RKS në veri

Rasti raportohet të ketë ndodhur më 31 mars pas mesnatës.

Publikuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se persona të panjohur kanë djegur edhe tri vetura që u përkasin viktimave të nacionalitetit serb në veri të Kosovës.

Rasti raportohet të ketë ndodhur më 31 mars pas mesnatës, derisa një veturë ishte e parkuar në rrugën “Kral Milutin” në Zveçan, një në “Ivo Lola Ribar” në veri të Mitrovicës, dhe një veturë ishte në rrugën “Vlade Çetkoviq” gjithashtu në veri të Mitrovicës.

“Me 31 mars 2023 pas mesnatës, në veri të vendit është raportuar se nga persona të panjohur janë djegur edhe tri vetura që iu përkasin viktimave të nacionalitetit serb, të cilat kanë qenë të parkuara njëra në rrugën “Kral Milutin”- Zveçan, tjetra në rrugën “Ivo Lola Ribar”- Mitrovicë Veri, si dhe e treta në rrugën “Vlade Çetkoviq”- Mitrovicë Veri. Pas dy veturave të djegura me datën 30.03.2023 në veri të vendit, pas mesnatës së datës 31.03.2023, iu është vënë zjarri edhe tri veturave të tjera, të cilat iu përkasin viktimave të nacionalitetit serb, e të cilat ishin regjistruar me targa të Republikës së Kosovës (RKS)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke angazhuar njësitë kompetente policore, përfshirë forenzikën, të cilat kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, me udhëzim të të cilit janë iniciuar rastet ‘zjarrvënie’ për procedura të mëtejme hetimore.

Kronika e zezë

Gjuajtje me armë në Prishtinë pas një mosmarrëveshje në komunikacion

Rasti është duke u hetuar.

Publikuar

nga

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për të shtënat me armë zjarri në Hajvali. Siç bën të ditur policia në raportin 24-orësh pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion, një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tjetrit.

Në vendin e ngjarjes njësia e hetimeve dhe krimteknikës ka sekuestruar një gëzhojë. Rasti është duke u hetuar.

 “Rr. Brigada 153, Hajvali, Prishtinë. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje në komunikacion, një i dyshuar nga një veturë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Në vendin e ngjarjes njësia e hetimeve dhe krimteknikës kanë sekuestruar një gëzhojë. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza në Pejë

E konfirmon Policia e Kosovës.

Publikuar

nga

Policia e Kosovës njofton se dje një 12-vjeçare është raportuar e zhdukur në Pejë. Sipas raportit të fundit të policisë, vajza ishte nisur në shkollë dhe nuk është kthyer më.

“Rr. Nëna Terezë, Pejë 22.04.2024 – 07:45. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se vajza e tij 12 vjeçare ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

​Policia konfiskon dy armë të gjata, një elektroshok dhe një sasi të municionit në veri

Kështu është bërë e ditur nga Policia e Kosovës.

Publikuar

nga

Dy armë zjarri të llojit AK-47, disa karikatorë, një sasi e municionit dhe një elektroshok janë sekuestruar në Zveçan. Kështu është bërë e ditur nga Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës posedon informacione lidhur me personin e dyshuar mashkull serb të cilit i përket shtëpia e banimit, e i cili dyshohet se gjendet në Serbi”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje bëhet e ditur se ky rast nuk ndërlidhet me procesin e votimit, për apo kundër largimit nga funksioni i Kryetarëve të Komunave të Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

​Operacion antidrogë i Policisë: Kapen 50 kg drogë, arrestohen katër persona

Katër persona të dyshuar dërgohen në mbajtje.

Publikuar

nga

Policia e Kosovës bashkë me AKI-në dhe Prokuorinë kanë idenfitikuar katër persona të dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve”.

Në vazhdën e operacionit në kontrollin e realizuar në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve S.S në Suharekë kanë sekuestruar para, drogë dhe armë.

Katër persona të dyshuar dërgohen në mbajtje, konfiskohet drogë në vlerë rreth 70 mijë euro, sekuestrohen dëshmi tjera relevante gjatë operacionit antidrogë.

Policia e Kosovës (PK) në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe prokurorinë, pas një pune intensive operative dhe hetimore në terren kanë arrit të realizojnë identifikimin e katër (4) personave të dyshuar në drejtim të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria dhe në vazhdën e operacionit policor me autorizim nga prokurori/ja kujdestare është realizuar kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit me iniciale (S. S.) në fshatin “Grejkoc” të Suharekës dhe gjatë kontrollit si prova/dëshmi materiale janë sekuestruan si në vijim:

Pesë (5) paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë 50.600.

Kilogram (Pesëdhjetë kilogram e 600 gram).

Një (1) pushkë gjuetie dhe 30 fishek.

Një (1) diviar.

Një (1) veturë,.

Një (1) telefon Samsung me kartela të operatorëve Vala dhe Ipko.

Një (1) peshore digjitale.

Para të Gatshme, (1425) Njëmijë e katërqind e njëzet e pesë Euro.

Një (1) Iphone 12 pro.

Një (1) telefon Samsung.

Një (1) telefon Iphone XS.

Një (1) Telefon Nokia.

Një (1) veturë BMW.

Të dyshuarit e arrestuar janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit

ndalohen për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.

Vlera e substancës së dyshuar narkotike e cila është konfiskuar është rreth 70.000.00 euro ( Shtatëdhjetë mijë Euro).

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara