Lajmet nga UBT

Delegacioni i UBT-së po merr pjesë në takimet dhe punëtoritë për IoT-ECO në Universitetin e Patras në Greqi

Publikuar

Një delegacion i përbërë nga profesorë dhe studentë të UBT-së, po marrin pjesë në takimet dhe punëtoritë për IoT-ECO në Universitetin e Patras në Greqi.

Në kuadër të këtyre punëtorive, me mbi 54 profesionistë të huaj, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi ka prezantuar rreth temës: “Implementation of the IoT hub and Digital Tëins at the UBT smart and self-sustainable city”.

Prezantimi i Rektorit Hajrizi ka vënë në pah zhvillimet e Qytetit të Mençur dhe të Qëndrueshëm të UBT-së, duke përdorur teknologjinë IoT dhe modele digjitale të dyfishta për të monitoruar dhe menaxhuar burimet në mënyrë më efikase.

Përveç Rektorit, edhe Dekani i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT, Besnik Qehaja, ka prezantuar në këto punëtori, duke sjellë kontributet dhe arritjet e fakultetit në fushën e teknologjisë dhe inxhinierisë. Prezantimet e tjera janë mbajtur nga Elita Hajrizi, Elton Boshnjaku, Saranda Dreshaj, Betim Gashi, Lavdim Menxhiqi, Blerim Zylfiu, Behar Haxhiismaili, Naim Llumnica dhe Milot Morina, të cilët kanë ndarë eksperiencat dhe projektet e tyre në zhvillimin dhe implementimin e zgjidhjeve IoT.

Këto punëtori dhe takime jo vetëm që kanë lehtësuar shkëmbimin e njohurive dhe përvojave midis profesionistëve të fushës, por gjithashtu kanë hapur rrugën për bashkëpunime të reja ndërkombëtare në fushën e teknologjisë së avancuar dhe inovacionit.

Lajmet nga UBT

Kontributi i Drenusha Krasniqit në Neuro-Oftalmologji: Një Udhëtim nga Prishtina në Harvard

Publikuar

nga

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mirëpriti Drenusha Krasniqin, asistenten e lartë të hulumtimit në Departamentin e Neuro-Oftalmologjisë në Shkollën Mjekësore të Harvardit, në kuadër të Akademisë së Shkencave Mjekësore në UBT.

Ajo ofroi një përmbledhje të detajuar të udhëtimit akademik dhe klinik të saj, duke ndarë përvojat e saj si studente ndërkombëtare dhe hulumtuese në fazat e hershme të karrierës.

Gjatë kësaj ligjërate, ajo ndau një formë të verbërisë të nervit optik (NAION) dhe hulumtimet e fundit rreth prejardhjes dhe trajtimit të saj.

Drenushë Krasniqi është e angazhuar aktivisht në hulumtime translacionale dhe klinike, me fokus në teknikat e avancuara të imazherisë për vizualizimin 3D dhe 2D të nervit optik të njeriut.

Me origjinë nga Prishtina, ajo ndoqi arsimimin e saj të mëtejshëm në Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aktualisht, puna e saj si Asistente e Lartë e Hulumtimit në Departamentin e Neuro-Oftalmologjisë në Shkollën Mjekësore të Harvardit, përfshin kryesisht përdorimin e teknikave të ndryshme të imazherisë për vizualizimin 3D dhe 2D të nervit optik të njeriut për të kuptuar çrregullime të ndryshme që lidhen me të.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Mbyllet me sukses Akademia Verore e Juridiku në kuadër të Global UBT Fest 2024

Publikuar

nga

Gjatë ditëve të Akademisë Verore të Juridikut, ekspertë dhe profesionistë të fushës së drejtësisë u mblodhën për të diskutuar temën e rëndësishme “Dhuna në Familje dhe Mbrojtja e të Drejtave të Pronësore të Grave”.

Mbyllja e kësaj akademie u shënua me mbajtjen e një seance gjyqësore të simuluar për vërtetim pronësie, e cila u realizua me sukses në ambientet e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Seanca e simuluar gjyqësore civile për vërtetim pronësie, e përgatitur nga Prof. Asst. Dr. Egzone Osmanaj dhe gjyqtarja Rrezarta Ajeti, u shndërrua në një nga momentet kulmore të akademisë, duke ofruar studentëve një eksperiencë praktike të çmuar dhe një mundësi për të zhvilluar aftësitë e tyre profesionale në një mjedis real gjyqësor.

Në kuadër të aktiviteteve të Akademisë Verore të Juridikut, studentët patën mundësinë të merrnin pjesë në ligjërata të specializuara nga personalitete të njohura akademike dhe praktike të fushës së drejtësisë.

Disa prej këtyre ligjëratave përfshinin: Ligjërata nga Assoc. Prof. Dr. Vedije Ratkoceri me temën “Dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore në prizmin juridiko-penal”; Ligjërata nga Asst. Prof. Dr. Albana Metaj – Stojanova rreth “Perspektivës gjinore në të drejtat pronësore dhe trashëgimore: fuqizimi i grave përmes barazisë”. Ligjërata nga Prof. Asoc. Dr. Ahmet Maloku mbi “Roli i mediave në parandalimin e dhunës në familje”.

Përveç ligjëratave, studentët morën pjesë në një punëtori të rëndësishme me temë “Mbrojtja e të drejtave pronësore të grave dhe roli i noterit”, të drejtuar nga noterja Arbena Shehu dhe Prof. Ass. Dr. Jorida Xhafaj.

Kjo punëtori ofroi një perspektivë praktike dhe aplikative për studentët në fushën e të drejtave pronësore, duke i afruar ata me sfidat dhe mundësitë reale që ofron profesioni i noterit.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Përfundon punimet Akademia Verore e Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë

Publikuar

nga

Akademia Verore e Shkencave Politike dhe e Studimeve të Sigurisë në kuadër të Global UBT Fest, trajtoi tema të ndryshme që kishin kryesisht të bënin me situatën në Ballkan, në rajon, në Ukrainë dhe në botë.

Ekspertë vendorë dhe të huaj trajtuan tema të ndryshme dhe dhanë pasqyrime mbi situatat e tanishme në botë, duke iu ofruar pjesëmarrësve njohuri dhe ekspertiza të ndryshme.

Gazetarët nga Ukraina (Ukrainan Expert – JRS) dhe nga Afganistani (Afghanistan Media Experts – JRS) që po qëndrojnë në Kosovë, gjithashtu trajtuan temat: “War Challenges and leaving the homeland” dhe “Afghanistan after Taliban takeover”.

Ata dhanë detaje rreth situatës së gazetarisë dhe situatës jo të mirë të luftës dhe informacionit në Ukrainë dhe diskutuam për dominimin e talebanëve, situatën e lirisë së shprehjes nën administratën e talebanëve, situata e të drejtave të njeriut.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Kreativiteti dhe vizioni profesional: Ligjërata tematike, workshope, projekte dhe diskutime në Fakultetin e Arkitekturës në UBT

Publikuar

nga

Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT në kuadër të Global UBT Fest për tri ditë radhazi mbajti akademinë verore në kampusin inovativ të UBT-së në Lipjan. Ceremonia e hapjes u drejtua nga Dekani i Fakultetit, Prof. Dr. Binak Beqaj, i cili luajti një rol të rëndësishëm në drejtimin dhe organizimin e suksesshëm të aktivitetit.

Prof. Dr. Binak Beqaj, në cilësinë e dekanit shpalli zyrtarisht fillimin e akademisë verore, duke i ftuar të gjithë pjesëmarrësit të angazhohen plotësisht në programin e pasur të ligjëratave tematike, workshopeve, prezantimeve dhe diskutimeve që ishin në programin e akademisë verore. Poashtu Prof. Dr. Binak Beqaj,  theksoi rëndësinë dhe seriozitetin e angazhimit të institucionit për të ofruar një platformë të rëndësishme për diskutimin dhe zhvillimin e dijes, përvojës, ideve inovative në fushën e arkitekturës dhe planifikimit urban.

Më pas, u zhvillua prezantimi i moduleve dhe projekteve nga Prodekani i Fakultetit, Egzon Bajraktari, të cilat vazhduan gjatë tri ditëve vijuese.

Të gjithë të pranishmit patën mundësinë të njiheshin me punën dhe programin e pasur që ishte paraparë në kuadër të kësaj akademie verore që organizoi Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor. Aktivitetet u përkrahën nga një numër i konsiderueshëm i studentëve, pedagogëve, përfaqësues të institucioneve publike e private dhe profesionistëve të fushës, të cilët shkëmbyen ide dhe përvoja të rëndësishme në lidhje me qëndrueshmërinë në arkitekturë.

Akademia filloi nën drejtimin e ligjëruesit Bard Bajçinovci i cili prezantoi modulin e tij në “Dizajn Arkitektonik”. Ligjëruesi ndau me audiencën qëllimet dhe objektivat e modulit të tij, duke theksuar rëndësinë e përdorimit të teknologjive dhe koncepteve të reja në zhvillimin e dizajnit urban dhe arkitekturës së qëndrueshme. Prezantimi i tij u shoqërua me demonstrime praktike dhe studime që ilustruan përdorimin e metodave të avancuara në fushën e dizajnit arkitektonik.

Në vazhdim të programit të akademisë verore, një fokus i rendësishëm iu dedikua temës “Qëndrueshmëria rigjeneruese si një hap përtej Eficiencës”. Ky sesion u drejtua nga Blerta Vula dhe Guri Berisha, të cilët prezantuan modulin e tyre në “Eficiencën e Energjisë”.

Një ligjeratë ndërmodulare u mbajt edhe nga ligjëruese Leana Mahmuti mbi temën “Modelet Fizike në Arkitekturë”, ku u theksua rëndësia e përdorimit të modeleve fizike për të simuluar dhe vlerësuar performancën e projekteve arkitektonike në lidhje me aspekte të ndryshme fizike dhe teknike.

Ligjëratë tjetër iu dedikua edhe temës “Tactical Urbanism and AI”, që u udhëheq nga ligjëruese Medina Shalaku, Anita Imeri, si pjesë e modulit të parë në “Planifikimin dhe Dizajnin Urban”. Ligjërueset diskutuan rreth përdorimit të taktikave urbane dhe inteligjencës artificiale në procesin e planifikimit dhe dizajnit urban. Poashtu, u paraqitën strategjitë e tyre për të përdorur teknologjitë e fundit për të përmirësuar qytetërimin e hapësirave urbane, duke adresuar sfidat dhe mundësitë që ofrojnë teknologjitë dhe praktikat e taktikave urbane.

Një sesion u mbajt nga Dea Luma mbi temën “Neuroarchitecture”. Ky sesion u zhvillua si pjesë e modulit të dytë në “Dizajni Arkitektonik”.

Në kuadër të Akademisë Verore “Global UBT Fest 2024” në Fakultetin e Arkitekturës, një sesion u mbajt me temën “Policies and Measures for Sustainable Development and Energy Efficiency in Kosovo”. Ky segment u zhvillua si pjesë e modulit të katërt në “Eficienca e Energjisë”.

Sesionin e drejtuan përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, Agim Mazreku dhe Servet Spahiu, që prezantuan politikat dhe masat që janë ndërmarrë në Kosovë për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe eficiencën e energjisë në ndërtesat dhe infrastrukturën e qyteteve.

“Tactical Urbanism and AI”, ishte tema tjetër e rëndësishme e workshopit që u mbajt nga profesor, Shqiprim Ahmeti, Anita Ymeri, dhe Medina Shalaku, që u zhvillua si pjesë e modulit të parë në “Planifikimin dhe Dizajnin Urban”. Fokusi i punëtorisë ishte në përdorimin e taktikave urbane dhe inteligjencës artificiale për të përmirësuar planifikimin dhe dizajnin e qyteteve. Ahmeti, Ymeri dhe Shalaku demonstruan aplikacionet praktike të teknologjive të reja dhe strategjitë për të adresuar problemet e qytetërimit në mënyrë inovative dhe efikase.

Workshop u zhvillua edhe në temën “Plus Hapësira Publike”, që u udhëhoq u nga profesor Vullnet Shaqiri dhe Bard Bajcinovci, si pjesë e modulit të dytë në “Dizajni Arkitektonik”. Workshopi fokusoi përmirësimin dhe zhvillimin e hapësirave publike në mjediset urbane. Shaqiri dhe Bajcinovci diskutuan rreth koncepteve dhe strategjive për të krijuar hapësira që shpërblejnë dhe përdorin burimet natyrore dhe kulturore në mënyrë të qëndrueshme dhe inovative.

“Eficienca e Energjisë”, u trajtua nga Guri Berisha, fokusi ishte në strategjitë dhe teknologjitë e fundit për të përmirësuar eficiencën e energjisë në ndërtesa dhe infrastrukturë.

  

Prezantimet e projekteve të studentëve në Global UBT Fest 2024

Në kuadër të Akademisë Verore “Global UBT Fest 2024” në Fakultetin e Arkitekturës në UBT, studentët paraqitën projektet e tyre në tema të ndryshme të fushës. Në “Planifikim dhe Dizajn Urban”, studentët prezantuan projekte të cilat përfshinin planifikimin dhe dizajnin e qyteteve të qëndrueshme, duke përdorur teknologjitë e fundit dhe konceptet e taktikave urbane.

Në fushën e “Dizajnit Arkitektonik”, u prezantuan projekte që fokusin kishin në dizajnin arkitektonik të ndërtesave dhe hapësirave, duke përfshirë inovacione në materialet dhe stilin arkitektonik.

“Trashëgimia Arkitektonike”, ishte fusha në të cilën studentët shqyrtuan dhe prezantuan projekte që kërkuan ruajtjen dhe përdorimin e trashëgimisë arkitektonike të ndërtesave dhe objekteve historike. Dhe në kuadër të “Eficienca e Energjisë”, u prezantuan projekte që fokusin kishin në  përdorimin e teknologjive për të rritur eficencën e energjisë në ndërtesa dhe infrastrukturë, duke adresuar sfidat e qëndrueshmërisë së energjisë.

Ditën e fundit të akademisë verore pas përfundimit të ligjëratave tematike, workshopeve, prezantimeve të studentëve në kuadër të “Global UBT Fest 2024”, kolegët dhe profesorët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor patën mundësinë të hyjnë në një fazë të diskutimit dhe konsultimit mbi projektet e prezantuara. Ky moment ofroi një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e ideve, vlerësimin e projekteve dhe përmirësimin e tyre nëpërmjet analizave dhe rekomandimeve të ofruara nga kolegët dhe ekspertët në fushën e arkitekturës dhe dizajnit urban. Ky proces përmirësoi jo vetëm cilësinë e projekteve të prezantuara, por gjithashtu theu barrierat akademike për të krijuar një mjedis të hapur për diskutim dhe rritje të njohurive në fushën e arkitekturës dhe urbanizmit.

Në përmbyllje të Akademisë Verore “Global UBT Fest 2024”, Dekani i Fakultetit, Prof. Dr. Binak Beqaj, bëri një vlerësim të aktiviteteve të këtij organizimi. Ai theksoi se akademia u përmbyll me sukses të madh, duke pasur një program me ligjerata tematike, workshope, prezantime projektesh dhe shkëmbime njohurish të reja. Prof.Dr. Binak Beqaj vuri në dukje se gjatë kësaj periudhe u zhvilluan debate konstruktive, u diskutua dhe u arritën përfundime profesionale të rëndësishme për fushën e arkitekturës. Dekani theksoi se stafi akademik u angazhua seriozisht në organizimin dhe mbikqyrjen e aktiviteteve, duke ndihmuar në arritjen e suksesit të kësaj akademie verore. Më e rëndësishmja, sipas tij, ishte angazhimi dhe vullneti i të gjithë pjesëmarrësve, të cilët nuk e konsideruan akademinë si një detyrim, por si një mundësi për të zhvilluar njohuri dhe aftësi të reja në fushën profesionale.

Ky vlerësim thekson vlerën e një angazhimi të plotë dhe një qëndrimi të hapur ndaj dijes dhe zhvillimit personal dhe profesional të studentëve, në drejtim të një mjedisi akademik. Dekani vlerëson edhe kujdesin e vazhdueshëm të UBT-së si institucioni më i njohur i arsimit të lartë në rajon, ku liria për të shprehur mendimet dhe debatet konstruktive janë të inkurajuara dhe vlerësuar në mënyrë të barabartë./UBTNews/

Dionesa Ebibi

 

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara