Lajmet

Bislimi: Serbia po bllokon mbështetjet për shqiptarët e Luginës dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar

Published

on

Besnik Bislimi ka reaguar kundër përpjekjeve të Serbisë për të bllokuar mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për shqiptarët e Luginës së Preshevës, si dhe për të penguar regjistrimin e kryetarit të ri të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh).

Në një postim të tij, Bislimi theksoi se këto veprime të Serbisë janë ndërhyrje politike dhe shkelje të të drejtave të shqiptarëve. Ai nënvizoi se ato janë pjesë e një strategjie afatgjate të Serbisë për të diskriminuar shqiptarët në Luginën e Preshevës, duke bllokuar zhvillimin e tyre ekonomik dhe minuar institucionet e tyre legjitime.

Bislimi theksoi se ndihma e Kosovës për shqiptarët e Luginës është legjitime, pasi fondet janë transparente dhe përbëjnë mbështetje të drejtë dhe të nevojshme. Sipas tij, bllokimi i funksionimit të KKSh-së nga ana e Serbisë është një veprim pa asnjë bazë ligjore, i cili synon ta mbajë Këshillin jofunksional dhe të pafuqishëm për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve.

Ai gjithashtu theksoi se ky është një përpjekje për të kontrolluar institucionet shqiptare dhe për të shuar çdo zë të pavarur që kundërshton politikat diskriminuese të Serbisë, me qëllimin që shqiptarët të mos kenë zë dhe përfaqësim.

Besnik Bislimi përfundoi duke deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk do të ndalojë së përkrahuri shqiptarët e Luginës, pavarësisht pengesave nga Serbia, dhe se do të vazhdojë të rrisë mbështetjen vit pas viti. Ai gjithashtu u bëri thirrje institucioneve ndërkombëtare të mbajnë një qëndrim vigjilent ndaj këtyre zhvillimeve dhe përpjekjeve të Serbisë për të shkelur të drejtat e shqiptarëve./UBTNews/

Lajmet

BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë

Published

on

By

Bashkimi Evropian (BE) i ka bërë sërish thirrje Serbisë për të ndërmarrë hapat të menjëhershëm për t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit e dyshuar për sulmin vdekjeprurës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës në vjeshtën e vitit 2023.

“Ne e kemi marrë parasysh paralajmërimin e zyrës së prokurorit të lartë në Beograd më 2 dhjetor 2024 për hapjen e hetimeve në këtë rast”, tha një zëdhënës i bllokut të premten.

Ai shtoi se Serbia është e detyruar të bashkëpunojë në hetimet për rastin e Banjskës.

Më 24 shtator 2023, një grup i serbëve të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë një polic të Kosovës. Gjatë këmbimit të zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Kosova e fajëson Serbinë për këtë sulm, e cila mohon përfshirjen.

Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Në shtator të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj 45 personave – në mesin e tyre edhe Millan Radoiçiq – për sulmin e armatosur në Banjskë.

Autoritetet në Serbi nuk pranojnë ta ekstradojnë Radoiçiqin në Kosovë dhe thonë se ai do të gjykohet nga “gjykatat serbe”, ndërsa zyrtarët në Kosovë thonë se ato i kanë ofruar mbrojtje atij.

Në dhjetor, kryeprokurori i Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, Nenad Stefanoviq, tha se vendimi për të ngritur aktakuzë kundër Radoiçiqit, do të merrej deri në fillim të vitit 2025.

Në Serbi, Radoiçiq dyshohet për vepra të tjera penale, përkatësisht për “krim të rëndë kundër sigurisë së përgjithshme dhe prodhim, mbajtje dhe trafik të paligjshëm të armëve”.

Ndërkohë, zëdhënësi i BE-së e përsëriti të premten se për Serbinë përparimi në bisedimet për anëtarësim në bllokun evropian do të varet edhe nga përparimi në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe nga sundimi i ligjit.

Vendet anëtare në BE-së në dhjetorë nuk ishin pajtuar se Serbia i ka përmbushur të gjitha kushtet për të hapur disa kapituj në procesin e negociatave të anëtarësimit, edhe pse Komisioni Evropian kishte dhënë vlerësimin se ato kushte ishin përmbushur nga ana e Beogradit.

Disa shtete anëtare kundërshtimin për hapjen e këtyre kapitujve e kishte arsyetuar me mungesën e rezultateve në sjelljen para drejtësisë të atyre që janë përgjegjës për sulmin në Banjskë, të cilin BE-ja përmes përfaqësuesit të saj të lartë e kishte quajtur “sulm terrorist”.

Disa shtete të BE-së janë sidomos të pa kënaqura me faktin se nuk ka akoma as aktakuzë ndaj Radoiçiqit./REL/

Continue Reading

Lajmet

Tërmet në Itali

Published

on

By

Një tërmet me magnitudë 4,8 të shkallës rihter ka tronditur rajonin e Sicilisë pasditen e së premtes.

Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, epiqendra e tërmetit është regjistruar 44 kilometra të Capo d’Orlando.

Tërmeti ka rënë në orën 16:19 minuta, ndërsa ka pasur një thellësi prej 10 kilometrash. Nuk ka raportime për dëme materiale.

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës, gati për zgjedhjet e 9 shkurtit

Published

on

By

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës u mbajt takim zyrtar lidhur me planifikimet dhe angazhimin e Policisë në zbatimin e planit operativ “Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës”.

Në këtë takim morën pjesë menaxhmenti i lartë, në krye me drejtorin e Përgjithshëm të PK-së, kolonel Gazmend Hoxha, drejtorët e departamenteve si dhe udhëheqës e përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare nga Prokuroria e Shtetit, KQZ-ja, KFOR-i, EULEX-i, OSBE-ja dhe përfaqësues të ambasadës Amerikane e zyrës së BE-së në Kosovë.

Të pranishmit janë njoftuar lidhur me planifikimet, vlerësimet dhe angazhimet policore, në ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, si një proces mjaft i rëndësishëm për vendin. Drejtori Hoxha, gjatë këtij takimi, ka theksuar se përmes realizimit të planit operativ duhet të krijohet një ambient i sigurt dhe i qetë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës përmes mbajtjes së rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve. Përveç tjerash, ky plan parasheh bashkërendimin dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta të parapara sipas marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të institucioneve kompetente vendore, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Lajmet

​Përfshihet nga flaka një objekt në Prishtinë, ndërhyjnë zjarrfikësit

Published

on

By

Një objekt në lagjen “Qafa”, në Prishtinë, është përfshirë nga zjarri.

Aty kanë dal zjarrfikësit me kanë katër automjete, ndërkohë policia ka reaguar duke larguar qytetarët në një distancë.

Ende nuk dihet se cili është shkaktari i këtij zjarri.

Continue Reading

Të kërkuara