Shumë komentues e kanë krahasuar fitoren e Lulës me një fitore të demokracisë.
Rusia ka pohuar vazhdimisht se Ukraina po komploton për të përdorur një "bombë të pistë" .
Ai e ka dënuar vazhdimisht atë që ai e ka përshkruar si "luftën e çmendur" të Rusisë kundër Ukrainës.
Gjyqet e të akuzuarve do të dëgjohen në publik gjatë ditëve në vijim.
Rama informoi se qeveria po shikon mundësinë e krijimit të një skeme për mbështetjen e zejtarëve.
Si dhe do të riparojë dhe rivendosë infrastrukturën e saj energjetike.
Ndërkaq Kurti falënderoi përfaqësuesit britanikë për kontributin për Kosovën.
"Nevoja për një vendim po vjen në krye në funksion të zhvillimeve gjeopolitike" tha një përfaqësues i qeverisë gjermane.
“Ukraina duhet ta fitojë këtë luftë”, tha ajo.
Kjo ndërsa spekulimet për të ardhmen e tij po intensifikohen.
Ajo i quajti sulmet ruse "një taktikë mizore dhe çnjerëzore për të shkaktuar vuajtje njerëzore me afrimin e dimrit".
Tani do të duhet të kryhen studime për të përcaktuar se nga cili shekull janë varret.
“Tani sytë tanë janë te Hungaria dhe sigurisht Turqia dhe ne presim që këto vende të ratifikojnë aplikimet tona", tha Marin.
"Pra është vërtet mirë që në këtë kohë dhe epokë, njerëzit mund të thonë se kush janë dhe kush duan të jenë" tha ajo.
Kjo për të diskutuar lidhur me pushtimin e Ukrainës nga Rusia.
Zelensky e falënderoi atë mes tjerash për mbështetjen e palëkundur.
Dhe për të rritur kapacitetin e energjisë së pastër me 100 gigavat në nivel global deri në vitin 2035.
Megjithatë, ai nuk ka gjasa të luajë përsëri për klubin e tij këtë vit.
Ligji parashikon që në kushtet e drejtimit dimëror mjeti mund të përdoret vetëm nëse ka goma dimri në të gjitha rrotat.
“Përcaktimi ynë është stabiliteti i çmimeve dhe këtë duhet ta arrijmë duke përdorur të gjitha mjetet që kemi në dispozicion", tha ajo.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi të martën fillimin e rekrutimit vjeshtor në Rusi.
Ata diskutuan për marrëdhëniet bilaterale dhe ndihmën që mund të ofrojë shteti zviceran.