Kronika e zezë

Arrestohet një person nën dyshimet për posedim droge dhe arme

Publikuar

Policia e Kosovës, njësia rajonale Prishtinë më datë 06.06.2021 pas një hetimi ka realizuar një operacion policor lidhur me veprat penale për blerje, posedim, shitje dhe shpërndarje të paautorizuar e narkotikëve, si dhe mbajtje nën kontroll dhe shfrytëzim i paautorizuar i armëve, i cili ka rezultuar me arrestimin e një person të dyshuar.

Në vazhdën e veprimeve të mëtejme policore në bashkëpunim me autoritetet kompetente, në konsultim me prokurorin kujdestar të Krimeve të Rënda si dhe me urdhër verbal të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, është bërë kontrollimi i 4 lokacioneve (banesave)të personave të dyshuar të cilat i kanë përdorur për shitje dhe shpërndarje të narkotikëve.

Tek i dyshuari E A. (1992) në momentin e ndalimit janë gjetur një revole e kalibrit 7.62 mm me dy karikator me gjithsej 16 fishekë të kalibrit 7.62 mm, një telefon i modelit Iphone 11, një çantë e zezë në cilën ishin 570 euro para të gatshme si dhe një çelës i derës.

Gjatë realizimit të kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar edhe 11 paketime me narkotikë të dyshuar për kokainë me peshë 1054.5 gram, një paketim në formë katrorë i mbështjellë me ngjitës ngjyrë e kafe, e mbushur me narkotikë të dyshuar kokainë me peshë 1246.6 gram, tri paketime të mbushura me narkotikë të dyshuar për kokainë me peshë 208.6 gram, një peshore digjitale ,,SCALE’, një veturë e tipit Mercedes G-KLAS e blinduar, një veturë e tipit AlfaRomeo, një pushkë automatike me bajonetë AK-47 me kalibër 7.62 mm, me dy karikator me 58 fishekë të kalibrit 7.62 mm e gjetur në bagazhin veturës, revole e kalibrit 9X19mm me 14 fishekë të kalibrit 9X19 mm, peshore digjitale CEG Model: Tiketë e trafikut e Policisë së Kosovës e të dyshuarit F. U. , dy çelësa të veturës dhe një çelës i skuterit, gjashtë fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një komplet për pastrimin e armëve, nëntë copë çelësa të dyerve të ndryshëm, pasaportë e shpuar e lëshuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut, patentë shofer i lëshuar nga Republika e Kosovës, tre çelësa , dy të dyerve dhe një elektronikë, një fishek i kalibrit 9×19 mm, dhe pajisje për gjetjen e përgjuesve, një skalper.

Personi i dyshuar E.A është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, përderisa lidhur me këtë rast është intervistuar edhe një femër e mitur e cila pas intervistimit në prezencë te prindit është liruar. Rasti është në proces hetimor nga njësia kompetente.

Kronika e zezë

Gjendet i gjallë në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Viktima është nxjerrë nga njësitet policore dhe me emergjencë është dërguar ne Spitalin Rajonal në Prizren.

Publikuar

nga

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën rreth orës 23:09 personi i zhdukur është gjetur, viktima kishte rënë në një humnerë rreth 5 metra poshtë rrugës. Viktima është nxjerrë nga njësitet policore dhe me emergjencë është dërguar ne Spitalin Rajonal në Prizren pasi kishte lëndime sipërfaqësore për të cilat është trajtuar.

“Më 27 mars 2024, në Stacioni Policor në  Prizren,  është raportuar se një person nga Ferizaj i cili bashkë me bashkëshorten e tij ishte  në pushime në fshatin turistikë Prevallë, Prizren kishte dalë për shëtitje në natyrë dhe nuk ishte kthyer më. Personi si i zhdukur është raportuar nga bashkëshortja e tij. Ajo raporton se bashkëshorti i saj është larguar nga vendbanimi rreth orës 18:30 dhe nuk dihet se ku është , bashkëshorti i saj është A.M. i lindur më 1963 . Pas raportimit në polici, janë dërguar zyrtarët  policor për të hetuar rastin dhe për të kërkuar viktimën, kërkimit i është bashkuar edhe njësia e Zjarrfikësve nga Prizreni si  dhe familjarët e të zhdukurit. Të njëjtën dite, rreth orës 23:09 personi i zhdukur është gjetur, viktima kishte rene në një humnerë rreth 5 metra poshtë rrugës, viktima është nxjerre nga njësitet policore dhe me emergjence është dërguar ne Spitalin Rajonal në Prizren pasi kishte lëndime sipërfaqësore për të cilat është trajtuar”, thuhet në njoftimin e policisë./UBTNews/

 

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

​Dhunë në familje në Viti, i dyshuari dërgohet për tretman në neuropsikiatri

I dyshuari është dërguar për trajtim mjekësor në neuropsikiatri.

Publikuar

nga

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në Viti. Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se i dyshuari mashkull ka kosovar pas një mosmarrëveshje verbale ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, duke i shkaktuar lëndime të lehtë trupore.

I dyshuari është dërguar për trajtim mjekësor në neuropsikiatri.

“Viti 27.03.2024 18:35. I dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarveshje verbale ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore për të cilat lëndime nuk ka dashur tretman mjekësor. I dyshuari është dërguar per trajtim mjeksor ne neuropsikiatri”, njofton policia.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Policia për vdekjen e 48-vjeçares: Është qëlluar derisa ndodhej në automjet pranë shtëpisë së saj

Policia ka bërë të ditur se përpos njërit që ka vdekur në vendin e ngjarjes, një tjetër ka vdekur gjatë ditës së sotme në QKUK.

Publikuar

nga

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për dy vrasjet e mbrëmshme që ndodhën në Prishtinë. Për rastin e vrasjes me armë zjarri në rrugën “Jeronim De Rada”, Policia ka bërë të ditur se përpos njërit që ka vdekur në vendin e ngjarjes, një tjetër ka vdekur gjatë ditës së sotme në QKUK.

Sipas PK-së, viktima e dytë Z.G, femër, 48 vjeç, është qëlluar nga arma e zjarrit derisa ndodhej në automjet pranë shtëpisë së saj dhe se nuk ishte e pjesë e palëve të përfshira në rast.

Në këtë rast, PK-ja ka bërë të ditur se katër persona kanë marrë lëndime nga arma e zjarrit (dy nga ta lëndime të rënda), ndërsa një person tjetër ka pësuar lëndime nga goditja e njërit prej automjeteve të përfshira në rast.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

​Prokuroria jep detaje nga vrasja e rëndë në Prishtinë

Derisa në vendin e ngjarjes Ulaj tha se janë sekuestruar gëzhoja, veturë e prova të tjera materiale të cilat do të shërbejnë në procedurën penale.

Publikuar

nga

Pas vrasjes së rëndë në Prishtinë që ndodhi një ditë më parë, prokuroria ka dhënë detaje për rastin.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, tha se prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bashkë me njësitë relevante kanë ndërmarrë veprime hetimore në vendin e ngjarjes.

“Sipas hetimeve preliminare dyshohet se nga të shtënat me armë zjarri është vrarë një person, ndërsa tre persona të tjerë janë plagosur dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ku njëri prej tyre e ka gjendjen më të rëndë shëndetësore”, thuhet në përgjigje.

Derisa në vendin e ngjarjes Ulaj tha se janë sekuestruar gëzhoja, veturë e prova të tjera materiale të cilat do të shërbejnë në procedurën penale.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, derisa në koordinim me policinë po zhvillohen hetime për arrestimin e të dyshuarve dhe sigurimit të prezencës së të njëjtëve në procedurën penale”, thuhet në njoftim.

Derisa edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje të këtij rasti.

“Dyshohet se pas një konfrontimi në mes të dy grupeve ka ardhur deri tek gjuajtja me armë zjarri, ku si pasojë një mashkull kosovar ka vdekur, ndërsa një femër kosovare është plagosur dhe e njëjta është dërguar në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Lidhur me rastin dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë në kërkim policor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML. Rasti nën procedura hetimore”, përfundon njoftimi i policisë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara