Kronika e zezë

Arrestohen dhjetë të dyshuar për lëshim të çeqeve të rremë dhe keqpërdorim të kartelave bankare

Policia ka kryer kontrolle në 14 lokacione në qytetet: Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Kaçanik, Drenas, Suharekë dhe Deçan.

Publikuar

Policia e Kosovës ka arrestuar dhjetë persona nën dyshimin se janë përfshirë në veprat penale: ‘lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit’ dhe ‘hyrje në sistemet kompjuterike’.

Policia ka kryer kontrolle në 14 lokacione në qytetet: Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Kaçanik, Drenas, Suharekë dhe Deçan.

“Të dyshuarit, në bashkëveprim me njëri-tjetrin, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, kanë përdorur kartelat bankare pa autorizim duke bërë transaksione, tërheqje të parave nga bankomatët dhe blerje të gjësendeve të ndryshme, me kartela bankare të cilat kanë arritur në forma të ndryshme t’i komprometojnë. Në këtë rast janë dëmtuar institucionet financiare (bankat) në Kosovë me mijëra euro”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu policia bën të ditur se hetuesit policorë kanë zhvilluar veprime hetimore për një periudhë disamujore, nën dyshimin se disa persona janë përfshirë në veprimtari penale.

Sipas policisë në aksionin e sotëm kanë sekuestruar prova të ndryshme relevante, përfshirë kompjuterë, telefona celularë, USB, kartela bankare, dokumente, si dhe tre armë dhe municion.

Ky rast sipas policisë është duke u trajtuar në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

Kronika e zezë

Arrestohen dy të dyshuar në Gjakovë, u kapën me drogë

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Publikuar

nga

Zyrtarët policorë në Gjakovë kanë ndaluar S.K. dhe atij i është gjetur një sasi e substancës narkotike, që dyshohet të jeta marihuanë.

Më pas, Policia e ka kontrolluar banesën e tij, ku jetonte edhe S.L. Aty janë gjetur lëndë narkotike, fara kanabisi, peshore, pesë telefona dhe një thikë.

Pesha e përgjithshme e lëndës narkotike që dyshohet të jetë marihuanë është 30,88 gr dhe 1.04 gr fara të kanabisit.

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Kapet me narkotikë një person në Pallatin e Drejtësisë

Tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar shtatë qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Publikuar

nga

Është arrestuar një person në Pallatin e Drejtësisë pasi u kap me drogë.

Tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar shtatë qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në peshë të përgjithshme 5 gramë. Në konsultim me prokurorin është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjetur diçka e dyshuar.

“Pallati i Drejtësisë, Prishtinë 16.09.202 – 03:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 7 qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në peshë të përgjithshme 5 gramë. Në konsultim me prokurorin, është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjetur diçka e dyshuar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Kosovares ia djegin veturën me targa të Serbisë në Leposaviq

Njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Publikuar

nga

Është djegur një veturë me targa të Serbisë në Leposaviq. Lajmi në polici është lajmëruar nga një grua kosovare.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

“Leposaviq, 26.09.2023 – 00:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar, se dy persona të panjohur  i kanë djegur veturën (me targa të Serbisë) të cilën e kishte të parkuar para shtëpisë. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Tentim vrasje në Prishtinë

Hetimet po vazhdojnë.

Publikuar

nga

Një person është duke u trajtuar në QKUK, pasi që dyshohet se ndaj të njëjtit pas një mosmarrëveshje verbale, një i panjohur ka shtënë me armë zjarri dhe si pasojë ka pësuar lëndime në dorë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë dhe është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara