Lajmet

Amnesty: Fëmijët e burgosur në Iran torturohen brutalisht

Të miturit ishin deri në moshën 12-vjeçare.

Publikuar

Zyrtarët iranianë të sigurisë torturuan të mitur të cilët u arrestuan gjatë demonstratave kundër regjimit të vendit, thuhet në një raport të Amnesty International që u publikua të enjten.

Disa të mitur që u përballën me forma të dhunës, sikurse rrahje, goditje elektrike dhe përdhunim – ishin deri në moshën 12-vjeçare, raportoi Amnesty.

“Është e neveritshme që zyrtarët kanë ushtruar pushtet të tillë në mënyrë kriminale mbi fëmijët e cenueshëm dhe të frikësuar, duke shkaktuar dhimbje dhe ankth të madh mbi ta dhe familjet e tyre dhe duke i lënë ata me plagë të rënda fizike dhe mendore”, tha Diana Eltahawy, një zyrtare e Amnesty.

Forcat e sigurisë përdorën edhe tortura psikologjike, sikurse kërcënime me vdekje, për të frikësuar dhe detyruar të miturit të bëjnë rrëfime të detyruara.

Sipas Amnesty International, një i mbijetuar i tha të afërmit të tij: “Ata [agjentët e shtetit] na dhanë goditje elektrike, më goditën në fytyrë me pjesën e pasme të armës”.

“Ata kërcënuan se nëse i tregojmë dikujt, ata do të na arrestojnë përsëri, do të bëjnë edhe më keq dhe do t’ua dorëzojnë kufomat tona familjeve tona”, shtoi i mbijetuari.

Në raport thuhet se kushtet në të cilat u mbajtën fëmijët dhe të rinjtë ishin johumane./UBTNews/

Lajmet

​“Albin Zajednica”, PSD ngjyros rrugët dhe ndërtesën e Qeverisë

Nënkryetari i PSD-së pas aksionit simbolik ka bërë thirrje për protestën e së shtunës.

Publikuar

nga

Partia Socialdemokrate u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e së shtunës. Kjo parti ka shprehur kundërshtinë ndaj asociacionit, duke deklaruar se kryeministri Albin Kurti po e pranon duke e quajtur “vetmenaxhim”. Aktivistë të PSD-së kanë ngjyrosur rrugët e disa objekte me mbishkrimin “Albin Zajednica”.

Nënkryetari i PSD-së, Zgjim Hyseni tha se Kurti e ka quajtur asociacionin “zajednicë” për të ikur nga e vërteta.

“Emrin “Zajednicë” asociacionit ia ka lënë vet Albin Kurti. Është ai që e ka pagëzuar asociacionin me Zajednicë. Ne të gjithë kemi qenë kundër asociacionit për shkak se asociacioni në vetvetë ka qenë i dëmshëm, për shkak se paraqet ndarje etnike. Mirëpo, Kurtit nuk i ka mjaftuar kjo, ai ka pasur nevojë për një fjalë serbe, në mënyrë që kështu të krijojë një lidhje të shkurtër edhe me i sulmua politikanët e të përfitojë pushtet për vete. Pra, kur ai e ka kundërshtuar asociacionin edhe e ka quajtur zajednicë, nuk i ka bërë shumë përshtypje sa i dëmshëm është asociacioni. Po si mund të përdoret ky për të sulmuar kundërshtarët politik”, ka thënë Hyseni.

Ai shtoi se shefi i ekzekutivit po e zbaton këtë marrëveshje, ani pse tenton ta paketojë ndryshe.

“Dikur kur iu ka nevojitur për ta bërë jashtëzakonisht dëmshëm asociacionin e ka quajtur zajednicë. Sot që po i duhet për tu fshehur, asociacioni po e quan ‘vetmenaxhim’. Mirëpo, si herën e parë, si herën e dytë kemi të bëjmë me një projekt jashtëzakonisht të dëmshëm, të cilin Kurti po e zbaton. Tash që po e zbaton ka vendosur t’ia ndërrojë emrin. Ata që dikur e ka quajtur Zajednicë, tash po e quan vetmenaxhim. Në fakt kemi të bëjmë me të njëjtin projekt të dëmshëm, veçse tash është njeri tjetër që ka për ta zbatuar. Duke qenë se është njeri tjetër që do ta zbatojë, po donë edhe ta paketojë pak më ndryshe”, ka shtuar ai.

Nënkryetari i PSD-së pas aksionit simbolik ka bërë thirrje për protestën e së shtunës.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Ulen pagat, punëtorët teknik të disa shkollave në Prishtinë nga nesër bojkotojnë punën

Paga e tyre neto u ul nga 300 euro në 250.

Publikuar

nga

Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat në Kosovë ka njoftuar komunën e Prishtinës se punëtorët teknik të disa shkollave fillore dhe të mesme në kryeqytet nga nesër do të punojnë vetëm me nga dy orë gjatë orarit të punës, ndërsa për pjesën tjetër do të qëndrojnë në vendet e tyre të punës dhe nuk do të japin shërbimet e tyre.

Ky bojkot i punës, sipas kësaj sindikate po ndodhë për shkak që komuna e Prishtinës pas procedimit të tenderit për shërbime në mirëmbajtjen e shkollave me pagë neto 300 euro për këta punëtorë, ka ndryshuar shumën e pagave të punëtorëve dhe procedon me 250 euro.

Kryetari i FSPSP-së, Jusuf Azemi, ka thënë se nëse nuk kthehet shuma e proceduar si në fillim (300 euro), atëherë këta punëtor nga e hëna do të futën në grevë.

“Në takimin e mbajtur sot me punëtorët teknik të shkollave në Prishtinë, “Dardania”, “Gjergj Fishta” , “Pjetër Bogdani”, “Ismail Qemali”, “Naim Frashri”, “Asim Vokshi”, “Mehmet Gjevori”, shkolla këto fillore, dhe shkollat e mesme Ekonomia dhe Bujqësia ato te mesme që nga nesër do të punojnë vetëm nga 2 orë gjatë orarit të punës, pjesën tjetër do të qëndrojnë në vendet e tyre të punës dhe nuk do të japin shërbimet e tyre. Kjo pasi që Komuna e Prishtinës pas procedimit të tenderit për shërbime në mirëmbajtjen e shkollave me pagë neto 300 euro për këta punëtor, ndryshon shumën e pagave të punëtorëve dhe procedon me 250 euro, qa është shkelje ligjore e procedimit të tillë. Nëse nuk kthehet shuma e proceduar si në fillim atëherë këta punëtorë nga e hëna do të futën në grevë”, ka njoftuar me shkrim kryetari Azemi. 

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Jinping: Rusia dhe Kina kanë “qëllime të ngjashme”

Kështu deklaroi ai gjatë vizitës në Moskë.

Publikuar

nga

Kina dhe Rusia “ndajnë qëllime të ngjashme”, deklaroi presidenti kinez, Xi Jinping në një takim me presidentin rus, Vladimir Putin, të hënën gjatë një vizite në Moskë.

“Është e vërtetë që të dy vendet tona ndajnë të njëjtat qëllime ose disa të ngjashme. Ne kemi bërë përpjekje për prosperitetin e vendeve tona përkatëse… ne mund të bashkëpunojmë dhe të punojmë së bashku për të arritur qëllimet tona”, tha Xi.

“Jam shumë i lumtur që mund të vizitojë sërish Rusinë, me ftesën tuaj. Dhe se Rusia është vendi i parë që vizitova pas rizgjedhjes sime si president i Kinës”, deklaroi ai.

Xi shprehu gjithashtu mbështetje për rizgjedhjen e Putinit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Putini thotë se Rusia do të sigurojë grurë falas për Afrikën nëse marrëveshja e Detit të Zi nuk zgjatet

Kështu u tha Putin delegatëve në një konferencë parlamentare Rusi-Afrikë.

Publikuar

nga

Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi të hënën se Rusia do t’u sigurojë grurë falas të gjitha vendeve afrikane nëse marrëveshja e drithit në Detin e Zi nuk zgjatet gjatë muajit maj.

Putin u tha delegatëve në një konferencë parlamentare Rusi-Afrikë se vetëm një sasi e vogël e eksporteve të grurit të zhbllokuar sipas marrëveshjes ka arritur në Afrikë dhe se përmbushja e kushteve ruse për rinovimin e marrëveshjes është në interesin e Afrikës./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara