Sport

Ademi me mesazh për skuadrat kosovare, kërkon korrektësi në edicionin e ri

Sezoni i ri 2022/23 i Superligës së Kosovës fillon nesër, ku do të zhvillohen tri ndeshje me fillim nga ora 17:00.

Published

on

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka shfrytëzuar rastin që të iu urojë skuadrave kosovare një edicion sa më të mirë në Superligë.

Sezoni i ri 2022/23 i Superligës së Kosovës fillon nesër, ku do të zhvillohen tri ndeshje me fillim nga ora 17:00.

Trepça’89 kundër Dritës, Gjilani përballë Ferizaj dhe Dukagjini me Prishtinën do të jenë tri ndeshjet e programit të nesërm, kurse të dielën do të zhvillohet ndeshja mes Drenicës e Llapit.

Ndërkaq, sa i përket ndeshjes mes Malishevës dhe Ballkanit, kjo përballje do të zhvillohet më vonë për shkak se kampioni kosovar është ende i angazhuar në garat evropiane.

Para se të filloj ky kampionat, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, nëpërmjet një mesazhi ka uruar klubet për një edicion sa më të mirë, duke kërkuar një garë korrekte përplot me emocione.

Më poshtë e gjeni mesazhin e Ademit.

“Të nderuar!

Drejtues të klubeve, futbollistë, trajnerë, gjyqtarë, kontrollorë, vëzhgues, futbolldashës dhe gazetarë sportivë!

Këtë fundjavë nisim edicionin e ri të garave 2022/23. Përpara kemi një rrugë të gjatë, por me përplot emocione që sjellë loja e futbollit dhe ecuria e garës javë pas jave.

Katër skuadrat tona që na përfaqësuan në Evropë shfaqën vlerat në rritje të futbollit tonë. Suksesi i FC Ballkanit në Ligën e Konferencës, duke arritur në fazën e “play-off”-it, e dëshmon progresin që po e bën Superliga jonë nga viti në vit.

Po ashtu, edhe paraqitja e FC Drita ishte mbresëlënëse, teksa SC Gjilani e KF Llapi me lojërat e tyre dhuruan emocione të mëdha tek futbolldashësit tanë.

Sidoqoftë, nuk duhet të kënaqemi me kaq, pasi futbolli ynë i ka mundësitë për arritje edhe më të mëdha.

Tani po e nisim një tjetër kampionat me 10 ekipe elitare, ku secila prej tyre ka bërë përgatitjet e duhura për ta filluar sa më mirë këtë edicion, teksa një javë më pas fillon edhe gara në Ligën e Parë, që po ashtu po tregohet mjaft e fortë dhe tërheqëse.

FFK me të gjitha organet e saj i ka bërë përgatitjet e duhura për mbarëvajtje të kampionatit dhe për garë korrekte. Sistemi VAR është treguar shumë i suksesshëm dhe ka ulur ndjeshëm pakënaqësitë e klubeve dhe të dashamirëve të futbollit në vendimet e gjyqtarëve.

Për këtë arsye, FFK, sivjet e ka licencuar edhe grupin e dytë të gjyqtarëve dhe operatorëve për sistemin VAR, me qëllim të zbatimit të kësaj teknologjie edhe në Ligën e Parë. Gjithsesi, implementimi i saj do të varet nga mundësitë e operatorit televiziv për t’i mbuluar të gjitha ndeshjet e kësaj kategorie.

Jam i vetëdijshëm që kriza financiare nëpër të cilën po kalon e gjithë Evropa, si pasojë e agresionit të Rusisë në Ukrainë, nuk është periudhë aspak e lehtë as për sponsorët dhe donatorët e klubeve tona, por jam i bindur se me organizim dhe menaxhim të mirë klubet do të arrijnë ta përballojnë me sukses edhe këtë fazë.

FFK, si çdo herë, do të jetë afër klubeve, do t’i mbështesë ato në kërkesat e tyre drejtuar institucioneve qendrore e lokale për investime në infrastrukturë, por edhe do të vazhdojë t’i ndihmojë me aq mundësi sa ka dhe aq sa i lejohet, për t’u krijuar kushte sa më të mira për zhvillimin e aktivitetit.

Në fund, uroj të gjithë protagonistët e garës për një edicion të mbarë, të suksesshëm e me sa më shumë emocione. Le të punojmë të gjithë në frymën e korrektësisë që në fund të edicionit të nxjerrim kampion skuadrën meritore, ashtu sikurse edhe skuadrat që do të na përfaqësojnë në Evropë.

Suksese për të gjitha klubet, teksa për tifozët kam një lutje: Ejani sa më shumë në stadiume, përkrahni ekipet tuaja të zemrës dhe jepni jehonë garës.

Urime e na priftë e mbara!

#BashkëPërFutbollin”.

Sport

Donis Avdijaj bëhet me ekip të ri

Published

on

Donis Avdijaj është bërë me ekip të ri.

Futbollisti kosovar është transferuar tek ekipi Wolfsberger AC.

Klubi austriak e ka bërë publik lajmin përmes faqes së vetë zyrtare në rrjetet sociale, përcjell “Gazeta Express”.

“RZ Pellets WAC e ka transferuar ish-lojtarin e Hartberg, Donis Avdijaj, si transferim i lirë. Avdijaj, i cili do ta veshë fanellën me numër 10 në Lavanttal, tani do të jetë në kërkim të golave për ekipin tonë. Mirë se vjen në Wolfpack, Donis”, shkroi klubi austriak.

Continue Reading

Sport

Mesazhi lamtumirës i Gallapenit për Prishtinën dhe i fillimit të kapitullit të ri në Poloni

Published

on

Dion Gallapeni u zyrtarizua sot nga klubi i tij i ri, Widzew Lodz.

Futbollisti kosovar nënshkroi kontratë katërvjeçare me klubin polak, tek i cili do të luajë deri në verën e vitit 2029, natyrisht nëse e respekton kontratën, shkruan “Gazeta Express”.

E pasi u prezantua nga klubi polak, futbollisti i deridjeshëm i Prishtinës e bëri një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit e falënderoi klubin Bardhekaltër për mundësinë dhe emocionet, ndërsa foli me entuziazëm për eksperiencën e re që e pret tash e tutje në Poloni.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e futbollistit të krahut të majtë.

 

Continue Reading

Sport

Bayern-PSG, dueli tjetër gjigant në Botërorin e Klubeve

Published

on

By

Bayern Munich e mposhti Flamengo-n me rezultat 4–2 në ndeshjen e 16‑s në Hard Rock Stadium, Miami, dhe siguroi një vend nëçerekfinale, ku do të përballet me Paris Saint-Germain.

Goli i parë erdhi në minutën e 6-të, kur mbrojtësi Pulgar shënoi në portën e vet pas një korneri të Kimmich. Tre minuta më vonë, Harry Kane thelloi avantazhin me një goditje të bukur nga distanca, përcjellë KosovaPress.

Leon Goretzka shënoi golin e tretë në minutën e 41-të, ndërsa Flamengo kundërpërgjigjej me gola nga Gerson dhe Jorginho (penallti) përkohësisht duke ngushtuar diferencën në 3–2

Harry Kane bëri histori si sulmuesi i parë anglez që arrin 40+ gola në tri sezone të njëpasnjëshme në ligat kryesore evropiane dhe u barazua me Phil Foden dhe Ëayne Rooney si shënuesi më i mirë anglez në historinë e Club Ëorld Cup (3 gola)

Bayern do të përballet me Paris Saint-Germain, kampionin në fuqi të Champions League, në çerekfinale.

Në këtë mënyrë Bayern siguroi një vend në top 8 të botës, duke treguar formë dhe dominim, veçanërisht në tri ndeshjet me rivalë të fortë. PSG – si kundërshtari i ardshëm – do të jetë një test i madh për bavarezët.

Continue Reading

Sport

Sonte Inter – Fluminense

Published

on

By

Interi po hyn në fazën më delikate të Kampionatit Botëror për Klube 2025 me disa dilema në repartin ofensiv, por edhe me lajme pozitive.

Sulmuesi francez, Markus Turam, ka tejkaluar problemet muskulore të pësuara gjatë ndeshjes me Monterein dhe është rikthyer në stërvitje të plotë, duke respektuar plotësisht programin e rikuperimit të hartuar nga stafi mjekësor i klubit.

Ndërkohë, trajneri Kristian Kivu do të duhet të bëjë pa shërbimet e mesfushorit Davide Fratezi për ndeshjen e sotme. Fratezi vazhdon të vuajë nga problemet fizike dhe nuk është rikuperuar në kohë për këtë sfidë të rëndësishme në fazën e 1/8-ave.

Një tjetër çështje që mban pezull kampin zikaltër është gjendja e sulmuesit të ri, Françesko Pio Espozito. Lajmi i mirë është se ekzaminimet kanë përjashtuar çdo dëmtim të rëndë, bëhet fjalë vetëm për një lodhje muskulore. Espozito u ndal gjatë seancës së fundit stërvitore, por do të përpiqet të jetë të paktën mes të grumbulluarve për ndeshjen. Kështu, Kivu mund të detyrohet të hedhë menjëherë në fushë Markus Turam përkrah kapitenit Lautaro Martinez.

Sa i përket mesfushës, Kivu do të vazhdojë t’i besojë Asllanit regjinë, ndërsa përkrah tij do të jenë Barela dhe Mkhitarian. Në krahë do të vendosen Dumfris e Dimarko, ndërsa treshja para Zomerit do të përbëhet nga Darmian, Açerbi dhe Bastoni.

Continue Reading

Të kërkuara