Lajmet

Filloi ndarja e patentë-shoferëve ndërkombëtarë

Published

on

Agjencia për Regjistrim Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, sot edhe zyrtarisht ka filluar të ndajë patentë-shoferët ndërkombëtarë.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në ceremoninë e shpërndarjes morën pjesë: Bajram Gecaj, shefi i Kabinetit të Ministrit të Punëve të Brendshme dhe drejtori i përgjithshëm i Agjencisë për Regjistrim Civil(ARC), Bekim Hoxha.

Me këtë rast shefi i kabinetit, Bajram Gecaj, theksoi se me aktin e sotëm të shpërndarjes së patentë-shoferëve ndërkombëtarë, po tregojmë përkushtimin dhe avancimin e ARC-së dhe MPB-së në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët e Kosovës.

Ai tha se ky patentë-shoferë do të ju hyjë në punë qytetarëve në disa shtete, deri në njohjen ndërkombëtare të Patentë-shoferëve sipas konventës ndërkombëtare, për të cilin për ta realizuar Republika e Kosovës duhet të jetë pjesë e OKB-së.

“Ne jemi duke bërë përpjekje individuale me shtet ku e kemi të koncentruar komunitetin tonë, si me Italinë, Gjermaninë dhe Austrinë, për të arritur marrëveshje individuale me këto shtete për njohje të patentë-shoferëve të Republikës së Kosovës, në mënyrë që ju mundësojmë diasporës tonë që të kenë qasje më të leha në këto shtete me dokumente të Kosovës”, theksoi Gecaj.

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i ARC-së, Bekim Hoxha, vuri në dukje se me aktin e sotëm po tregohet një vazhdimësi e përmirësimit të shërbimeve për qytetarët e Kosovës dhe ndarja e patentë-shoferit ndërkombëtarë është në trendet ARC-së dhe MPB-së në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët e Kosovës. Ai tha se prej njoftimit për fillimin e prodhimit të patentë-shoferëve ndërkombëtare, deri më tani rreth 500 qytetarë kanë aplikuar për tu pajisur më këtë dokument.

Në fund Hoxha ka thënë se në kuadër të lehtësimit të shërbimeve për qytetarët e Kosovës, nga java e ardhshme do të fillojnë shërbimet për vulat apostile edhe në disa qytete tjera të Kosovës dhe nuk do të jetë e koncentruar vetëm në Prishtinë.

Lajmet

​Ekstradohet nga Austria në Kosovë një person i kërkuar për vjedhje të rëndë

Published

on

By

Sot, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Njësiti për Menaxhimin e Urdhëresave të stacionit të Podujevës, ka realizuar pranimin e një personi të kërkuar me dy urdhëresa aktive të gjykatës, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Sipas Policisë së Kosovës, i kërkuari është ekstraduar në Kosovë, sot rreth orës 01:00, në bashkëpunim me autoritetet austriake dhe ato vendore.

Menjëherë pas pranimit, ai është dërguar për vuajtje të dënimit (1 vit e 6 muaj)”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se Policia e Kosovës vazhdon angazhimin për zbatimin e ligjit dhe sjelljen para drejtësisë të personave të shpallur në kërkim.

Continue Reading

Lajmet

Seanca dëgjimore për Bojan Jevtiq i arrestuar për spiunazh mbahet sot në orën 13

Published

on

By

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet seanca dëgjimore ndaj policit të arrestuar për dyshimin për spiunazh, Bojan Jevtiq.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi, ka thënë për “Betimi për Drejtësi” se seanca fillon në orën 13.

Një ditë më parë, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës pas përfundimi të operacionit të zhvilluar në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, njoftuan se kishin arrestuar togeri policor Bojan Jevtiq nën dyshimin për spiunazh.

Në njoftim thuhet se i dyshuari u dërgua në mbajtje për 48 orë, ndërkaq iu sekuestruan dokumente konfidenciale të Policisë, para, armë e muncion.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit në një fshat të Kamenicës janë sekuestruar prova materiale sic janë: dokumente konfidenciale të Policisë së Kosovës, disa telefona të mencur, usb, një armë e shkurtë, municion, para të gatshme në vlerë prej 10.000 euro, 2 milionë denarë serbë, 600 franga zvicerane dhe prova tjera të cilat do të ekzaminohen gjatë procedurës hetimore”, thuhet në njoftim.

Inspektorati Policor i Kosovës bën të ditur se ka rekomanduar suspendimin e togerit policor i cili ka qenë i angazhuar në pozitën e shefit të operativës në policinë kufitare në pikë kalimin kufitar “ Dheu i Bardhë”.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, brenda afatit ligjor në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, do të parashtroj kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë rast, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Jevtiq është i arrestuari i gjashtë për spiunazh në Kosovë.

Fatin e këtyre rasteve do ta ketë dhe kushdo tjetër që përpiqet të minojë punën dhe rolin e besuar në Polici. Ndaj si çdo herë do të jemi të pakompromistë dhe vigjilentë përballë çdo përpjekje që nëpërmjet hapësirës që vendi ynë u jep në Polici të kthehet në sulm ndaj republikës sonë”, tha ai./BetimipërDrejtësi

Continue Reading

Kulturë

Jessie J drejt rikthimit televiziv pas mastektomisë së suksesshme

Published

on

Jessie J po përgatitet për një rikthim emocional në televizion, vetëm pak javë pas një mastektomie të suksesshme pas diagnostikimit me kancer të gjirit.

Këngëtarja britanike 37-vjeçare pritet të shfaqet në një episod të veçantë të “Strictly Come Dancing” në muajin shtator, duke shënuar daljen e saj të parë publike pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Burime pranë produksionit të BBC-së kanë bërë të ditur se drejtuesit janë të entuziazmuar për pjesëmarrjen e saj, ndërsa Jessie është e përqendruar te shëndeti dhe rikuperimi i saj, por ndihet e emocionuar për t’u rikthyer në skenë, shkruan DailyMail.

Paralelisht, ajo është konfirmuar edhe për një performancë në festivalin “Radio 2 In The Park” në Chelmsford po në shtator.

Rikthimi i Jessie J pritet të jetë një moment i fuqishëm dhe frymëzues për publikun, pasi ajo jo vetëm që po sfidon kancerin me guxim, por edhe po kthehet në skenë me një mesazh të fortë për shpresën, forcën dhe qëndrueshmërinë

Continue Reading

Lajmet

IKSHPK me rekomandime për përdoruesit e pishinave publike

Published

on

By

Në kuadër të mbrojtjes së shëndetit publik dhe garantimit të sigurisë në ambientet ujore, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që përdorin pishinat publike, të respektojnë udhëzimet për ruajtjen e higjienës personale.

Sipas rekomandimeve, para hyrjes në pishinë, përdoruesit duhet bëjnë gjithmonë dush me ujë të rrjedhshëm, të përdorën rroba banje të pastra dhe mos të hyjnë në ujë me rroba të zakonshme.

Ndalohet hyrja në pishinë nëse vuani nga sëmundje infektive, të lëkurës apo të traktit tretës (p.sh. diarreja). Nëse keni plagë të hapura, mos hyni në ujë – ato janë portë për infeksione dhe nëse vëreni ujë të turbullt, erë të rëndë apo mungesë pastërtie, mos hyni në ujë dhe raportoni menjëherë”, njofton IKPSHK.

Sipas Institutit, përdoruesit të frekuentojnë vetëm pishinat që plotësojnë kushtet sanitare dhe janë të licencuara.

Continue Reading

Të kërkuara