Sport

​Katër ndeshje evropiane të hendbollit zhvillohen këtë vikend në Kosovë

Kampioni në fuqi, Istogu, do të përballet me skuadrën nga Portugalia, SIR 1Maio/Ada CJB.

Published

on

Plot katër ndeshje të Kupave Evropiane do të luhen në fundjavë në vendin tonë. Bëhet fjalë për ndeshje të raundit të dytë të Kupës Evropiane (EHF European Cup) për hendbolliste.

Kampioni në fuqi, Istogu, do të përballet me skuadrën nga Portugalia, SIR 1Maio/Ada CJB. Të dy ndeshjet luhen në palestrën “Karagaçi” në Pejë, për shkak të gjendjes jo të mirë të palestrës në Istog. Ndonëse ishte premtuar, renovimi i palestrës në Istog nuk është bërë ende dhe KHF Istogu është detyruar të zhvendoset në Pejë. Në Istog ishin planifikuar edhe ndeshjet e Kombëtares A dhe aktivitete tjera të Kombëtareve, që po ashtu do të mbahen në qytete tjera.

Ndeshja e parë e Istogut është të shtunën prej orës 18:00. Ndërsa ndeshja e dytë është të dielën prej orës 18:00.

Istogu ka fituar Superkupën kohë më parë dhe është i gatshëm për ndeshjet evropiane. Priten dy ndeshje të forta dhe interesante.

Me marrëveshje mes dy klubeve, dy ndeshje në shtëpi i zhvillon edhe KHF Ferizaj. Ferizajaset përballë do ta kenë skuadrën nga Izraeli, Maccabi Arazim Ramat gan. Ndeshja e parë është të shtunën prej orës 20:15 në palestrën “Bill Clinton”. Në të njëjtën arenë të dielën prej orës 19:00 është ndeshja e dytë.

Ferizaj ka angazhuar shumë lojtare të huaj dhe është konsoliduar për kampionatin e ri. Njëjtë si Istogu, synon suksesin në Kupën Evropiane.

Lajmet

Fiorentina nuk heq dorë nga Asllani

Published

on

Tashmë është bërë e qartë që Fiorentina është një nga klubet që ka shfaqur interes për Kristjan Asllani i cili do të largohet gjatë kësaj merkato vere nga Inter.

Vlera aktuale që Inter i ka vendosur lojtarit shkon nga 18 deri në 20 milionë euro dhe është më e lartë sesa ajo që Fiorentina mund të ofrojë për momentin.

Kristjan Asllani është i lidhur me Interin me kontratë deri në vitin 2028, ku mesfushori shqiptar iu bashkua klubit nga Empoli në vitin 2023, në një marrëveshje me vlerë rreth 15.7 milionë euro.

Gjatë sezonit të fundit, ai u aktivizua në 39 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke kontribuar me tre gola dhe tre asistime.

Continue Reading

Lajmet

Rrahmani: Stërvitja e vështirë, dy herë në ditë nuk janë aspak të lehta

Published

on

Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, ka folur për stërvitjet me Antonio Conten si dhe për partnerin e ri në mbrojtje, Beukema duke thënë se stërvitja është gjë e vështirë dhe se dy herë në ditë nuk janë aspak të lehta

“Viti i kaluar ishte grumbullimi më i vështirë, por ndoshta këtë vit do ta kapërcejmë! Stërvitja është e vështirë, seancat e dyfishta çdo ditë nuk janë aspak të lehta. Gjithmonë përpiqem të flas me çdo mbrojtës të ri që vjen. Mes nesh, mbrojtësve qendrorë, duhet të kuptojmë lëvizjet dhe automatizmat e tij: është e rëndësishme, të di se çfarë lloj lëvizjesh do të bëjë ai e bën më të lehtë për mua”, tha Rrahmani.

Rrahmani foli edhe për një tjetër fytyrë të re të Napolit, më të përfolurin nga të gjithë, Kevin De Bruyne. Lidhur me belgun, ku mbrojtësi deklaroi: “Mendoj se ai dinte shumë për Napolin. Para se të vinte, ai pyeti disa nga shokët e tij të ekipit kombëtar. Ai ka shumë cilësi. Zakonisht, kur mbërrin në një ekip tjetër, duhet të mësosh të bësh atë që kërkon dhe dëshiron trajneri”, shtoi ai.

Continue Reading

Lajmet

Markus Rashford kalon në Barcelonë

Published

on

Markus Rashford do të jetë lojtari më i ri i Barcelonës, katalanasit kanë arritur marrëveshje me Manchester United, për transferimin e sulmuesit anësor.

Do të jetë huazim për një sezon, me detyrim blerjen e kartonit nëse plotësohen disa kushte gjatë sezonit. Rashford do fitojë 12 milionë euro në sezon te Barca.

Ky transferim vjen për ta pasi dështuan me Niko Uilliams. Rashford do e ketë eksperiencën e parë jashtë Anglisë.

Ylli 27-vjeçar ka luajtur 297 ndeshje në Premier Ligë dhe gjatë kësaj kohe ka shënuar 89 gola dhe ka asistuar 52 të tjerë në kampionat.

Continue Reading

Lajmet

Ardon ​Jashari bën presion të madh për të kaluar te Milani

Published

on

Talenti i Club Brugge,  Ardon Jashari, thuhet se po shtyn përpara për një transferim te Milani këtë verë dhe nuk mori pjesë në foton zyrtare të ekipit  sipas “La Gazzetta dello Sport”.

Gazeta këmbëngul se mesfushori zviceran dëshiron të transferohet në San Siro vetëm në merkaton e verës 2025, por klubi i tij ende nuk e ka pranuar propozimin e fundit të Milanit me vlerë 32.5 milionë euro plus 2 milionë euro bonuse.

Jashari rifilloi stërvitjen me pjesën tjetër të ekipit në fillim të kësaj jave, por po bëhet gjithnjë e më i pakënaqur në Brugge, duke pasur parasysh se dëshiron të transferohet në Milano sa më shpejt të jetë e mundur.

22-vjeçari është i vetëdijshëm se nuk do të marrë pjesë në ndeshjet miqësore para-sezonale të Milanit në turneun e tyre në Azi, por shpreson të bashkohet me Rossonerët në fillim të gushtit.

Negociatat midis Milanit dhe Club Brugge janë zvarritur për javë të tëra, kështu që Rossonerët kanë rinisur bisedimet edhe për mesfushorin e Valencias, Javi Guerra , i cili shihet si alternativa kryesore ndaj Jasharit.

 

Continue Reading

Të kërkuara