Lajmet

Çfarë marrëdhënie kemi ne me veten tonë të dikurshme?

Nga Il Post

Published

on

Kur kthehen pas në kohë dhe mendojnë se si kanë qenë në adoleshencë, apo si kanë qenë më parë në përgjithësi, shumë njerëz kanë përshtypjen se kanë ndryshuar shumë në shumë drejtime, përveç pamjes fizike. Ata analizojnë gjurmët e shijeve, zakoneve dhe vlerave të së kaluarës së tyre – nga muzika tek veshja, nga prirjet politike te marrëdhëniet njerëzore – dhe e kanë të vështirë të njohin veten e tyre.

Të tjerët mendojnë se nuk janë dhe aq ndryshe nga dikur, të paktën në disa aspekte, ndërsa të tjerë akoma mendojnë se s’kanë ndryshuar fare. Në një përpjekje për t’u bërë i dashur për elektoratin e tij gjatë fushatës së tij presidenciale në vitin 2016, ish-presidenti i ShBA-së, Donald Trump, asokohe 70 vjeç, pretendoi në një rast se ishte i njëjti person si dikur kur ishte si fëmijë.

Një pretendim që nuk është i vështirë të mos besohej, duke pasur parasysh sjelljen e tij zakonisht impulsive, shkruan një grup psikologësh nga Zelanda e Re dhe ShBA-ja në vitin 2020 në librin “Origjina e vetes:Si fëmijëria e formëson jetën tonë më vonë”.

Ata ngritën pyetjen se nëse bazohemi tek temperamenti, përvojat dhe shëndeti gjatë fëmijërisë, mund të parashikojmë personalitetin që do të kenë individë të ndryshëm në moshë madhore. Në këtë aspekt janë bërë disa përpjekje për të analizuar këtë çështje nga një këndvështrim empirik dhe “i jashtëm”,pra duke u përpjekur të identifikohen elementë të vazhdimësisë apo ndërprerjes së dukshme në zhvillimin e njerëzve për periudha shumë të gjata kohore.

Për shembull fëmijët që kanë të përbashkët diagnozën e çrregullimit të hiperaktivitetit dhe defiçitit të vëmendjes, mund të paraqesin disa sjellje ose tipare të karakterit në moshë madhore, dhe ndoshta edhe prirje të veçanta dhe jo ndaj të tjerëve, por ndaj vetes apo dhe të kaluarës së tyre.

Këtë vit u mbushën plot 50 vite nga studim shumë i dobishëm në këtë aspekt. Në vitin 1972, në qytetin e vogël Dandin të Zelandës së Re, psikologu dhe studiuesi i Universitetit të Otagos, Fil Silva, u bë pjesë e një studimi të ndërmarrë nga mjekja pediatre, Patrisha Bakfilld mbi 225 djem dhe vajza.

Objektivi fillestar ishte studimi i ndikimit të përdorimit të disa teknologjive të reja gjatë lindjeve në spitalin obstetrik “Queen Mary”. Por studimi u zgjerua duke përfshirë gjithsej 1037 djem dhe vajza. Ai duhej të zgjaste vetëm 3vjet. Por as Silva dhe as Bakfilld, nuk e imagjinonin se ai do të bëhej një nga studimet e gjata më të cituara dhe më me ndikim në histori.

Ai studim ofroi të dhëna që më vonë u përdorën në më shumë se 1300 kërkime, libra dhe studime të rishikuara nga kolegët mbi tema të llojeve të ndryshme, nga rreziku i ardhshëm i hipertensionit të zbulueshëm në fëmijëri, tek efektet afatgjata të kanabisit dhe ndjenjat e kundërshtimit ndaj vaksinave të koronavirusit.

Një nga kufizimet e njohura dhe më të dukshme të studimit, kishte të bënte me përbërjen e kampionit:vetëm njerëzit e lindur në Dandin dhe rrethinat e tij në vitet 1970 (fillimisht 535 djem dhe 502 vajza, nga të cilat 24 binjake). Gjithsesi, studiuesit vlerësojnë se ata njerëz u rritën në shumë lloje familjesh, madje shumë të ndryshme nga njëri-tjetri, dhe më pas kryesisht (2/3) u larguan nga Dandin kur u rritën.

Pra janë faktorë që e bëjnë relativisht më heterogjene mostrën. Njerëzit në studim u përfshinë fillimisht kur ishin 3 vjeç, dhe më pas përsëri në 5, 7, 9, 11, 13, 15, 18, 21, 26, 32, 38 dhe 45 vjeç. Dy studiuesit intervistuan shpesh jo vetëm subjektet e studimit, por edhe familjen dhe miqtë e tyre.

Pasi Silva doli në pension në fundin e viteve 1990, studimi vazhdoi nga studiues të tjerë dhe tani drejtohet nga psikologu nga Zelanda e Re, Riçi Pullton, bashkautor i librit “Origjina e vetes”,që përmbledh rezultatet e “Studimit Dandin” përveç studimeve të tjera të ngjashme të të kryera në Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe, me një total prej rreth 4.000 njerëz të ndjekur gjatë dekadave.

Gjetjet e tyre në lidhje me marrëdhëniet midis së kaluarës dhe të tashmes sonë, konfirmojnë në shumë raste disa ide të përbashkëta rreth zhvillimit njerëzor. Në fund të intervistave prej 1 orë e gjysmë, studiuesit vlerësuan aspekte të ndryshme të personalitetit:shqetësimin, impulsivitetin, kokëfortësinë, nivelin e vëmendjes, miqësisë, aftësive komunikative etj. Bazuar në këto rezultate, ata i ndanë subjektet ne 5 makro-grupe të ndryshme. Grupi më i madh – rreth 40 për qind e kampionit – ishin fëmijë “të ekuilibruar” që kishin një kombinim të përsëritur të disa tipareve të personalitetit.

25 për qind ishin fëmijë më miqësorë dhe me vetëbesim, të cilët ndiheshin më rehat me të huajt, dhe që përballeshin më shumë me situata të reja sesa të tjerët. 15 për qind të tjerë ishin më të rezervuar, dhe fillimisht shumë të kujdesshëm ndaj të panjohurve.

Së fundmi, 10 për qind e kampionit u klasifikuan si “të tërhequr”, të përbërë nga fëmijë të turpshëm dhe të mbyllur, dhe 10 për qind me një prevalencë të lehtë të meshkuj si të “hipo–kontrolluar” nga pikëpamja e impulseve, të përbërë nga fëmijë impulsivë, inatçorë dhe në ankth.

Pas intervistave gjatë disa dekadave të ardhshme, studiuesit ishin në gjendje të identifikonin modele kur subjektet mbushën 18 vjeç. Dallimet midis subjekteve të 3 grupeve të para ishin bërë të paqarta:edhe pse shfaqeshin lidhje të paqarta midis tipareve të caktuara të personalitetit dhe secilit prej grupeve individuale, studiuesit vendosën t’i bashkonin ato në një grup të vetëm.

Vëmendja e tyre u përqendrua tek djemtë dhe vajzat e grupit të tretë dhe të katërt, të cilët  treguan shenja më të dukshme koherence sesa tiparet që kishin shfaqur që në moshën 3 vjeçare. Adoleshentët në grupin e fëmijëve “të tërhequr”, ishin “dukshëm më pak energjikë dhe të vendosur” se gjithë të tjerët.

Ndërkohë ata me një nivel kontrolli të ulët, e përshkruanin veten si “në kërkim të rrezikut”,dhe në krahasim me adoleshentët e tjerë, kishin “më pak të ngjarë të shmangnin situatat e dëmshme, emocionuese dhe të rrezikshme”  apo që “silleshin në mënyrë reflektuese, me shumë kujdes apo të planifikuar”.

Po ashtu ata prireshin më shpesh se të tjerët të zemëroheshin dhe ta konsideronin veten “të keqtrajtuar dhe viktima të së kaluarës së tyre dhe botës”. Intervistat e mëvonshme treguan një “tërheqje progresive nga bota” nga ana e të rriturve në grupin e më introvertëve.

Në përgjithësi çdo person mund ta konsiderojë veten shumë të ndryshëm nga mënyra se si ishte në të kaluarën në disa aspekte, dhe ta konsiderojë veten të njëjtë si gjithmonë, në disa aspekte të tjera.

Por përshtypja e të qenit njerëz të ndryshëm ose të ngjashëm me atë që ishit dikur, kushtëzohet në mënyrë të pashmangshme edhe nga përshtypjet e njerëzve të tjerë.

Historitë që njerëzit i tregojnë vetes nëse kanë ndryshuar apo jo, janë shpesh edhe thjeshtëzime të dobishme për të vendosur një lloj rendi nga kaosi që dominon, për t’i rezistuar çdo fatkeqësie, dhe për të promovuar zhvillimin personal. /Marrë me shkurtime nga Il Post – Bota.al

Lajmet

Osmani priti në takim Anu Prattipatin

Published

on

By

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet në fushën e sigurisë si dhe situatën me ngërçin politik.

Në takim u diskutua gjithashtu për zhvillimet e fundit në vend, me fokus në hapat e mëtejmë drejt konstituimit të Kuvendit në dritën e vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, si dhe për zhvillimet në fushën e sigurisë”, njoftoi Presidenca e Kosovës.

Sipas njoftimit, Osmani ka diskutuar me diplomaten amerikane edhe rreth vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara si dhe takimet që presidentja i ka zhvilluar me zyrtarë të lartë të administratës Trump.

Me këtë rast, Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale, përfshirë hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit me SHBA-në, me theks të veçantë në fushat e ekonomisë dhe të mbrojtjes”, bëri të ditur institucioni i Presidencës.

Continue Reading

Lajmet

Gjykata e Prishtinës e dënon në mungesë me 15 vjet burgim për krime lufte një ish-pjesëtar të sigurimit serb

Published

on

By

Në një njoftim për media, Gjykata Themelore në Prishtinë tha se e gjeti fajtor të pandehurin, të cilin e identifikoi vetëm me inicialet S.F., për kryerjen e veprës penale krime lufte kundër popullsisë civile.

Prokuroria e akuzoi atë se, bashkë me dy zyrtarë të tjerë të paidentifikuar, e kishin marrë me forcë në veturën e tyre një mjek me inicialet H.Sh në vitin 1998 në rrugën Drenas-Prishtinë, dhe e “kishin dërguar në ndërtesën e Sigurimit Shtetëror në Prishtinë, ku e kishin rrahur e torturuar”.

Nga ajo ditë për fatin e tij nuk dihet asgjë”, sipas aktakuzës.

S.F., ka të drejtë të ankohet ndaj aktgjykimit të Themelores në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Gjykimi në mungesë mundësohet në Kosovë pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, të bëra më 2022. Megjithatë, gjykime të tilla mund të bëhen vetëm me kushtin që prokuroria dhe gjykata t’i kenë shteruar të gjitha mjetet për të siguruar praninë e të akuzuarit.

Megjithatë, ky Kod përcakton se personat që gjykohen në mungesë kanë të drejtë për një rigjykim pa kushte, kur të arrestohen.

Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, që nga hyrja në fuqi e ligjit për gjykimet në mungesë deri në shkurt të vitit 2025, janë ngritur 50 aktakuza në mungesë, kundër 73 anëtarëve të forcave serbe, të cilët dyshohen se kanë kryer krime lufte në Kosovë.

Ndërkaq, aktgjykimi i parë në mungesë është shqiptuar dhjetorin e vitit 2024 në rastin e Çedomir Aksiqit, i cili u dënua me 15 vjet burgim për krime lufte kundër popullatës civile.

Gjatë luftës në Kosovë më 1998-’99 u vranë mbi 13.000 civilë, kryesisht shqiptarë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.

Rreth 1.600 persona, kryesisht shqiptarë, janë ende të zhdukur.

Ndër vite, autoritetet e drejtësisë në Kosovë kanë akuzuar ose dënuar disa persona për krime lufte./REL

Continue Reading

Lajmet

Aksioni i Prokurorisë për spiunazh, arrestohet një polic

Published

on

By

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar arrestimin e një zyrtari të Policisë gjatë një operacioni të zhvilluar të enjten, më 17 korrik, që lidhet me dyshimet për spiunazh.

Sveçla e cilësoi këtë ndërhyrje si një aksion të rëndësishëm, duke theksuar se “rrit sigurinë dhe integritetin e institucioneve të vendit”.

Operacioni është ndërmarrë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Operacioni është ende në zhvillim dhe për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve, më shumë detaje do të bëhen publike pas përfundimit të tij”, thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë Speciale.

Autoritetet kanë bërë të ditur se Prokurori i Shtetit do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Continue Reading

Lajmet

​Haradinaj: Kurti me vetëdije po e mban peng Kuvendin

Published

on

By

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj tha se e gjithë Kosova është lodhur nga situata aktuale. Ai deklaroi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti me vetëdije po e mban situatën peng, siç shtoi ai, nuk ka arsye tjetër që të mbahet 48 herë seancë për konstituim të Kuvendit.

Para fillimit të seancës, ai iu tha mediave se nuk pret ndonjë ndryshim për ditën e sotme.

Unë mendoj që jo vetëm protestuesit që janë këtu, por mendoj që e gjithë Kosova është lodhur me këtë situatë dhe ne po i përsërisim fjalët e njëjta. Kemi dhënë një ofertë, jemi të gatshëm që të votojmë në rast se do të ketë një mirëkuptim ndryshimi të emrit, të kandidatit. Në rast se jo, do të mbesim kështu edhe fatkeqësisht edhe një kohë por unë prapë besoj që me vetëdije zotëri Kurti po e mban këtë situatë peng sepse nuk shoh arsye tjetër, pse duhet me ardh 48 herë me të njëjtin kandidat kur dihet botërisht që nuk janë numrat”, u shpreh ai.

Haradinaj shtoi se do ta shqyrtojnë ftesën e kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ka paralajmëruar se do i ftojë partitë politike për takim.

Nuk e shoh se cila do të jetë ajo marrëveshje përpos asaj që po qarkullon mes Nisma-s dhe LVV-së por sido që të jetë duhet me pa se çfarë do ndodhë. Nuk e di se çfarë pozicioni ka nëse Limaj i fton në takim partitë, që do t’i fton por do ta shohim, deri tash nuk kemi marrë ndonjë ftesë, por do ta shohim shqyrtojmë dhe do ta japim përgjigjen në kohë”, shtoi Haradinaj.

Continue Reading

Të kërkuara