Lajmet

40 OJQ nga Kosova dhe Serbia kërkojnë që qytetarët të mos mbahen peng i dialogut

Kërkojnë shmangie të tensioneve, mosbesimit dhe retorikës së zjarrtë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Published

on

Dyzet organizata joqeveritare në Kosovë dhe Serbi janë shprehur të shqetësuar për impaktin e mungesës së progresit në dialogun Beograd-Prishtinë mbi komunitetet lokale në Serbi dhe Kosovë.

Në një reagim dëguar mediave, këto organizata kanë kërkuar shmangie të tensioneve, mosbesimit dhe retorikës së zjarrtë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Organizatat kritikojnë deputetët e Listës Serbë të cilët nuk shkojnë në punimet e Kuvendit të Kosovës duke thënë se mungesa e tyre do të thotë që zgjedhësit e tyre dhe problemet e përditshme me të cilat ballafaqohen nuk po shprehen në mënyrë efektive.

Organizatat kërkojnë që sa i përket çështjes së targave, të gjitha palët do të duhej të punojnë në mënyrë konstruktive për të gjetur një zgjidhje që nuk do të dëmtojë qytetarët.

Përmes këtij reagimi thonë se shumë marrëveshje kanë ngecur, si njohja reciproke e diplomave.

Reagimi i plotë:

Duke pasur parasysh raportet e BE-së dhe zhvillimet e fundit në terren, ne të poshtë-nënshkruarit, jemi të shqetësuar për impaktin e mungesës së progresit në dialogun Beograd-Prishtinë mbi komunitetet lokale në Serbi dhe Kosovë. Qytetarët janë ata që vuajnë më së shumti nga vazhdimësia e tensioneve dhe mosbesimit. Prandaj, të gjitha palët duhet të reshtin retorikën e zjarrtë që cenon dhe dëmton marrëdhëniet brenda dhe ndërmjet komuniteteve. Shtrirja e paqartësive duhet të reduktohet përmes transparencës dhe llogaridhënies. Të gjithë qytetarët duhet ta kenë të qartë se çfarë është rënë dakord, ndërsa vetë procesi i dialogut duhet të afrohet me vetë qytetarët e prekur prej tij.

Pamjet e përshëndetjes së Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe Porfirije në rrugët e Prizrenit dërgojnë mesazh pozitiv të respektit të ndërsjellë dhe të bashkëjetesës paqësore; imazhe dhe ndjenja që japin shpresë për të ardhmen e marrëdhënieve brenda dhe ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. I lavdërojmë të gjitha palët për qasjen e tyre konstruktive – në veçanti Gazmend Muhaxherin, kryetarin e komunës së Pejës, i cili mori pjesë në ceremoni – dhe shpresojmë që mbi këto themele mund të ngrihen përpjekje të mëtejme.

Mirëpo, ne gjithashtu bëjmë thirrje për përparim të prekshëm në një sërë fushash të tjera. Në Kosovë, ekziston një mungesë thelbësore e dialogut dhe bashkëpunimit përmes institucioneve të zgjedhura. Parlamentarët e Listës Srpska (Srpska Lista) po dështojnë të përfaqësojnë nevojat e komunitetit serb të Kosovës. Mungesa e vazhdueshme e deputetëve të tyre në Kuvendin e Kosovës do të thotë që zgjedhësit e tyre dhe problemet e përditshme me të cilat ballafaqohen nuk po shprehen në mënyrë efektive. Ne bëjmë thirrje për kthimin e menjëhershëm dhe pjesëmarrjen aktive të Listës Srpska.

Sot, shumë marrëveshje thuajse nuk përmenden fare. Ura kryesore në Mitrovicë mbetet e mbyllur për qarkullim, pavarësisht investimeve të shumta të BE-së. Të dyja palët do të duhej të angazhohen për zgjidhjen e demarkacionit të Mitrovicës së Veriut, gjë që ka penguar procesin e rihapjes. Duhet të ndërmerren hapa shtesë për të siguruar që Ura të shërbejë si një hapësirë gjithëpërfshirëse dhe e përbashkët që lidh njerëzit nga të dyja anët e lumit Ibër.

Për sa i përket çështjes së targave, të gjitha palët do të duhej të punojnë në mënyrë konstruktive për të gjetur një zgjidhje që nuk do të dëmtojë qytetarët. Pikat e reja të kalimit për të cilat është rënë dakord më parë duhet të hapen menjëherë për të lehtësuar udhëtimin e qytetarëve pa kaluar distanca dhe vonesa të panevojshme. Fluksi i lirë i qytetarëve do të duhej të jetë pjesë themelore e normalizimit të marrëdhënieve.

Njohja reciproke e diplomave ka ngecur, duke çuar në mungesë të stafit jetik në institucionet kryesore publike në Serbinë jugore dhe në Kosovë, për shembull, duke përfshirë ata që kanë të bëjnë me shëndetësinë, arsimin, drejtësinë dhe aksesin në shërbime më gjerësisht. Ky është shembulli më i thekshëm i pasojave të moszbatimit të asaj që është rënë dakord dhe do të duhej të trajtohet pa vonesa të mëtejshme.

Në Serbinë jugore, ekziston ndjesia se integrimi i komunitetit shqiptar po dëmtohet nga marrëdhëniet e tensionuara ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Plani prej shtatë pikash për integrim do të duhej të jetë prioritet për qeverinë e re të Serbisë, duke përfshirë përfshirjen e përfaqësuesve shqiptarë në Trupin Koordinues të saj për komunat Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë. Shqetësimet që kanë të bëjnë me kryerjen e regjistrimit të popullsisë në Medvegjë do të duhej të adresohen menjëherë dhe do të duhej të bëhet një rishikim i plotë i procesit të pasivizimit.

Ne, të poshtë-nënshkruarit, mbështesim plotësisht çdo proces që mund të japë vrull të ri dhe energji pozitive dhe nga i cili mund të përfitojnë qytetarët nga të gjitha sferat e jetës. Ndërtimi i besimit dhe konfidencës është jetik për marrëdhëniet brenda dhe ndërmjet komuniteteve në të ardhmen.

Nënshkruesit:

Advocacy Center for Democratic Culture, (ACDC) North Mitrovica

AKTIV

Balkan Forum

Belgrade Centre for Security Policy (BCSP)

Civic Initiatives, Belgrade

Centre for Peace and Tolerance (CPT)

Community Building Mitrovica (CBM)

European Center for Minority Issues Kosovo (ECMI)

European Movement in Serbia (EMIS)

European Fund for the Balkans (EFB)

Foundation BFPE for a Responsible Society (BFPE)

Gorazdevac Media Group

Human Center Mitrovica

Junior Chamber International Prizren (JCI- Prizren)

Jelena Loncar, Akademike nga Universiteti i Beogradit

Kosova info

Laëyers’ Committee for Human Rights (YUCOM)

Mitrovica Ëomen Association for Human Rights (MËAHR)

Ministria e Lajmeve Preshevë

NGO Be Active 16 Preshevë

NGO Integra

Peer Educators Netëork (PEN)

Pozitiv 365 Preshevë

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)

Qendra për Demokraci dhe Edukim – Lugina

Qendra Kosovare për Studime Gjinore

Qendra Mediale Çagllavicë

Rahim Salihi, Aktivist i shoqërisë civile

Radio Astra Prizreni

Radio Peja

Sbunker

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës

TV Prizreni

The Future Bujanoc

Valon Arifi, aktivist i shoqërisë civile, Bujanovac

Vjollca Krasniqi, Akademike nga Universiteti i Prishtinës

Voice of Roma, Ashkali and Egyptians (VoRAE)

Youth Initiative for Human Rights (YIHR) Kosovë

Youth Initiative for Human Rights (YIHR) Serbia

Youth Trails Preshevë

Lajmet

Karriera e suksesshme nis me UBT-në – Përmbyllet Akademia Verore e Qendrës së Karrierës

Published

on

Pas dy ditësh të mbushura me ligjërata, punëtori dhe sesione frymëzuese, Akademia Verore e Karrierës, e organizuar nga Qendra e Karrierës në UBT, ka përmbyllur edicionin e saj të radhës me sukses të plotë.

Ky program, i cili bashkoi studentë, profesionistë dhe përfaqësues të kompanive lidere në Kosovë, u kthye në një platformë reale për zhvillim personal dhe profesional, duke ofruar mundësi konkrete për orientim në karrierë dhe ndërtim të rrjetit profesional.

Gjatë ditëve të Akademisë:

Studentët morën pjesë në ligjërata mbi zhvillimin e karrierës dhe shkathtësitë e buta, si dhe në sesione interaktive me ekspertë të fushës së HR dhe sipërmarrjes.

Kompani si Automita, e përfaqësuar nga Qendresa Shala dhe Tenton, e përfaqësuar nga Alban Sahiti – alumnus i UBT-së, ndanë rrugëtimet e tyre frymëzuese dhe mundësitë për të rinjtë.

Ndërkohë, përfaqësues nga Gjirafa, IPKO, KosovaJobs dhe kompani të tjera ndanë përvoja të drejtpërdrejta dhe këshilla për hyrjen e suksesshme në tregun e punës.

Në përmbyllje të këtij edicioni, u theksua roli kyç që Qendra e Karrierës në UBT luan në ndërlidhjen e studentëve me tregun e punës, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme për ndërtimin e një karriere të qëndrueshme dhe inovative.

Continue Reading

Lajmet

Osmani: Në maj morëm informacione për veprimet e Serbisë në kufi me Kosovën

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Omsani, ka thënë të enjten se Serbia ka pasur qëllim dhe ka ende qëllim destabilizimin e situatës së sigurisë në Kosovë, dhe se këtë vlerësim e ka bërë mbi bazën e informatave të vazhdueshme që i ka marrë nga institucionet e sigurisë të Republikës së Kosovës.

Më konkretisht në fund të muajit maj kemi marrë informacione specifike lidhur me veprimet e Serbisë në kufi me Kosovën. Menjëherë pas marrjes së këtyre informacioneve kam pasur takime me institucionet e sigurisë të cilat më raportojnë si presidente. Jemi siguruar që çdo institucion në Kosovë ka mobilizim të duhur për mbrojtje të vendit”, ka thënë ajo në një konferencë për media.

Osmani ka thënë se një pjesë e informacioneve janë të klasifikuara, por që ato janë ndarë me aleatët për të ndalur përshkallëzimin e sigurisë.

Serbia i ka hedhur poshtë deklaratat e Osmanit ditë më parë, mirëpo presidentja e Kosovës i ka quajtur ato “pjesë të propagandës së tyre të vazhdueshme”.

I siguroj qytetarët e Kosovës se nuk ka arsye, as për shqetësim dhe as për panik, sepse institucionet tona janë në krye të detyrës për mbrojtjen e kufijve dhe të sigurisë të të gjithë qytetarëve tanë. Kërcënimet nga Serbia janë të vazhdueshme, megjithatë institucionet tona kanë gjithçka në kontroll”.

Osmani i ka bërë këto deklarata në një konferencë për media në Prishtinë, pas kthimit nga disa vizita në Shtetet e Bashkuara dhe Letoni.

Përgjatë vizitës në Uashington javën e kaluar, presidentja i ka konfirmuar deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump se ai e ka parandaluar një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë “në javët e fundit”.

Vetë Trump i ka përmendur Kosovën dhe Serbinë në disa raste në javët e fundit, duke thënë se ka parandaluar një konflikt mes tyre, por pa ofruar hollësi për periudhën kohore.

Radio Evropa e Lirë e ka kontaktuar Shtëpinë e Bardhë për sqarim lidhur me këto deklarata, por nuk ka marrë përgjigje.

Përgjigje nuk ka nisur as Qeveria në detyrë e Kosovës, kur është pyetur se për çfarë lloj përshkallëzimi të situatës bëhet fjalë.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Ballkani Perëndimor vazhdon të ketë rëndësi strategjike për aleancën dhe ajo është e përkushtuar për stabilitet rajonal.

Megjithatë, KFOR-i nuk ka dashur t’i komentojë deklaratat e fundit të Osmanit dhe Trumpit, duke thënë se për to duhet referuar te institucionet e Kosovës dhe ato të SHBA-së.

Edhe Ambasada e Gjermanisë në Kosovë i ka thënë një ditë më parë Radios Evropa e Lirë se nuk ka informacione për ndonjë përshkallëzim ushtarak të situatës mes Kosovës dhe Serbisë./REL

Continue Reading

Lajmet

Osmani priti në takim Anu Prattipatin

Published

on

By

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet në fushën e sigurisë si dhe situatën me ngërçin politik.

Në takim u diskutua gjithashtu për zhvillimet e fundit në vend, me fokus në hapat e mëtejmë drejt konstituimit të Kuvendit në dritën e vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, si dhe për zhvillimet në fushën e sigurisë”, njoftoi Presidenca e Kosovës.

Sipas njoftimit, Osmani ka diskutuar me diplomaten amerikane edhe rreth vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara si dhe takimet që presidentja i ka zhvilluar me zyrtarë të lartë të administratës Trump.

Me këtë rast, Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale, përfshirë hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit me SHBA-në, me theks të veçantë në fushat e ekonomisë dhe të mbrojtjes”, bëri të ditur institucioni i Presidencës.

Continue Reading

Lajmet

Gjykata e Prishtinës e dënon në mungesë me 15 vjet burgim për krime lufte një ish-pjesëtar të sigurimit serb

Published

on

By

Në një njoftim për media, Gjykata Themelore në Prishtinë tha se e gjeti fajtor të pandehurin, të cilin e identifikoi vetëm me inicialet S.F., për kryerjen e veprës penale krime lufte kundër popullsisë civile.

Prokuroria e akuzoi atë se, bashkë me dy zyrtarë të tjerë të paidentifikuar, e kishin marrë me forcë në veturën e tyre një mjek me inicialet H.Sh në vitin 1998 në rrugën Drenas-Prishtinë, dhe e “kishin dërguar në ndërtesën e Sigurimit Shtetëror në Prishtinë, ku e kishin rrahur e torturuar”.

Nga ajo ditë për fatin e tij nuk dihet asgjë”, sipas aktakuzës.

S.F., ka të drejtë të ankohet ndaj aktgjykimit të Themelores në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Gjykimi në mungesë mundësohet në Kosovë pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, të bëra më 2022. Megjithatë, gjykime të tilla mund të bëhen vetëm me kushtin që prokuroria dhe gjykata t’i kenë shteruar të gjitha mjetet për të siguruar praninë e të akuzuarit.

Megjithatë, ky Kod përcakton se personat që gjykohen në mungesë kanë të drejtë për një rigjykim pa kushte, kur të arrestohen.

Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, që nga hyrja në fuqi e ligjit për gjykimet në mungesë deri në shkurt të vitit 2025, janë ngritur 50 aktakuza në mungesë, kundër 73 anëtarëve të forcave serbe, të cilët dyshohen se kanë kryer krime lufte në Kosovë.

Ndërkaq, aktgjykimi i parë në mungesë është shqiptuar dhjetorin e vitit 2024 në rastin e Çedomir Aksiqit, i cili u dënua me 15 vjet burgim për krime lufte kundër popullatës civile.

Gjatë luftës në Kosovë më 1998-’99 u vranë mbi 13.000 civilë, kryesisht shqiptarë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.

Rreth 1.600 persona, kryesisht shqiptarë, janë ende të zhdukur.

Ndër vite, autoritetet e drejtësisë në Kosovë kanë akuzuar ose dënuar disa persona për krime lufte./REL

Continue Reading

Të kërkuara