Lajmet

​Ramadani: Prej mungesës së vaksinës rrezikojmë valën e tretë të COVID-it

Published

on

Gjatë kësaj jave në Kosovë ka pasur një rritje të shifrave të qytetarëve të infektuar me koronavirus, vetëm ditën e djeshme janë raportuar 461 raste të reja.

Shkaktar i shtimit të infeksionit në vendin tonë po konsiderohet fushata elektorale dhe mosrespektimi i masave anit-COVID. Madje infektologu, Hamdi Ramadani ka paralajmëruar edhe një valë të tretë të COVID-19 në vendin tonë.

Sipas ish-drejtorit të Klinikës Infektive edhe prezenca e variantit të ri britanik i cili u konfirmua në fillim të muajit janar, e shton rrezikun për shpërndarje më të madhe të pandemisë në Kosovë.

“Me paraqitjen e rasteve ditëve të fundit, në aspektin tjetër fushata që ndodhi ditët e kaluara deri më datën 12 apo 13, e ka bërë që gjendja e situatës epidemiologjike dhe pandemike në vendin tonë do jetë jo e mirë. Ose më mirë me thënë e përkeqësuar. Të gjitha këto masa po e shihni se edhe ditët në vijim, por edhe tash e tutje nuk janë duke u respektuar nuk janë duke u zbatuar dhe kjo e bënë të mundur që ky virus, marr parasysh edhe një variant të ri të COVID-19 në Kosovë, ka filluar dhe e dini që është identifikuar një variant i ri i COVID-19, dhe që mund të kemi edhe një variant tjetër e bënë të mundur që ky virus të shpërndahet edhe më shumë edhe në shpejtësi më të madhe dhe të bëhet shpërndarja më e madhe. Dhe kjo po ndodh. Ju e dini që në vendin tonë ende nuk ka filluar vaksinimi dhe imunizimi kundër sëmundjes COVID-19 me vaksinën specifike edhe kjo e bënë të mundur që situata ende të jetë e keqe, e rëndë dhe mund të jetë e mundshme edhe fillimi i një vale të tretë të sëmundjes COVID-19”, theksoi Ramadani.

Infekologu Ramadani thekson se është e nevojshme që Kosova të ketë masa më rigoroze të cilat duhet të zbatohen.

“Është e nevojshme që masat rigoroze anti-COVID-19 sikurse në të gjithë botën që po bëhen me rigorozitet të madh të vazhdojnë dhe të implementohen dhe të jenë të zbatueshme edhe në vendin tonë. Në të kundërtën nëse masat anti-COVID, ato që ne i kemi potencuar maskat obligative, distanca dhe kufizimi i njerëzve e bëjnë të mundur që pandemia të vazhdojë me përhapjen e saj edhe deri tek ndërlikimet dhe pasojat me vdekshmëri. Është i nevojshëm që të bëhet kufizimi dhe masa më rigoroze dhe më shtrënguese në kuptimin e masave që duhet të zbatohen në një kohë pandemie. Nuk duhet të ndalemi në relaksim të këtyre masave sepse kjo është gabim”, theksoi Ramadani.

Ish-drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani thotë se arma më e mirë për të luftuar koronavirusin është vaksina, por që Kosova është vonuar shumë në sigurimin e saj. Ai akuzon institucionet përgjegjëse për mos punë në këtë drejtim.

“Është dashur shumë më herët që të mendohet në këtë drejtim dhe normalisht unë mendoj se është dashur që deri më sot vendi ynë të ketë edhe vaksinë dhe të fillojë vaksinimi dhe imunizimi sikurse në vendet e tjera. Nuk ka asnjë dilemë që ne jemi vonuar në kuptimin e dhënies ose sigurimit të kësaj vaksine nga cilado kompani, por që vaksina ka qenë dashur të jetë deri më sot në vendin tonë. Autoritetet zyrtare nuk e kanë bërë punën në këtë drejtim ashtu siç është dashur, nuk e di ku është defekti, me siguri vonesa kemi nuk ka asnjë dilemë”, tha ai.

Kujtojmë që Kosova po vazhdon t’i pres 100 mijë e 800 dozat e vaksinave të AstraZenecas përmes programit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, që ka për qëllim të shpërndajë vaksina në vende të varfra.

Lajmet

Gol emocionues i Dembele, dedikim për Jota pas humbjes tragjike

Published

on

By

Ousmane Dembele shënoi një gol të rëndësishëm në fitoren 2:0 të Paris Saint-Germainit ndaj Bayern Munchenit, duke ndihmuar ekipin e tij të kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube.

Pas golit, Dembele bëri një festim të veçantë, duke nderuar kujtimin e ish-futbollistit të Liverpoolit, Diogo Jota, i cili së fundmi humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Spanjë, së bashku me vëllain e tij, Andre Silva.

Kjo fitore përforcon pozicionin e PSG-së në turneun ndërkombëtar, duke u afruar drejt finaleve.

Continue Reading

Lajmet

Dështoi edhe tentimi i 42-të, Kuvendi ende pa kryeparlamentar

Published

on

By

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën të zgjedhin kryetarin e parlamentit edhe në tentimin e 42-të. Në këtë votim, vetëm 39 deputetë votuan pro krijimit të një komisioni që do të shqyrtojë mundësinë e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Seanca u mbyll dhe pritet të vazhdojë pas dy ditësh.

Ndryshe nga herët e kaluara, votimi u zhvillua në një seancë që u mbajt në mbrëmje, pasi ajo e planifikuar për paraditen e së shtunës u shty për shkak të një alarmi të rremë për bombë në ndërtesën e Kuvendit.

Gjatë seancës, kryesuesi Avni Dehari ndërpreu fjalimet e deputeteve Ganimete Musliu nga PDK-ja dhe Jehona Lushaku nga LDK-ja, të cilat kërkonin rikthim të votimit në formë të hapur.

Që nga 15 prilli, deputetët janë mbledhur çdo dy ditë për të konstituar Kuvendin, por pa sukses. Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, propozoi fillimisht Albulena Haxhiun për kryetare, por ajo nuk mori shumicën e votave. Më pas, VV-ja kërkoi ndryshim të mënyrës së votimit duke kaluar në votim të fshehtë.

Më 26 qershor, Gjykata Kushtetuese urdhëroi që Kuvendi të konstituohet brenda 30 ditëve. Megjithatë, interpretimi i këtij vendimi ka qenë i ndryshëm mes LVV-së dhe partive tjera. VV-ja argumenton se Kushtetuesja lejon ndryshimin e mënyrës së votimit, ndërsa partitë tjera kundërshtojnë këtë qëndrim.

Pas këtyre zhvillimeve, Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike i kanë drejtuar sërish Gjykatës Kushtetuese për sqarime të mëtejshme.

Continue Reading

Lajmet

Gashi: Kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet me votim të hapur

Published

on

By

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ripotencoi qëndrimin se zgjedhja e kryetarit të Kuvendit duhet të bëhet me votim të hapur dhe se çdo ndryshim në procedurat kuvendare duhet të kalojë përmes mocionit procedural.

“Ndryshimi i çdo procedure kuvendare bëhet me mocion procedural. Mocioni procedural duhet të propozohet në seancë dhe të votohet së pari shmangia e rregullores me dy të tretat e deputetëve dhe pastaj ndryshimi i procedurës. Është e paarsyeshme të ndodhë diçka e tillë. Duhet të vazhdohet sipas vendimit që është marrë dhe mënyrës se si është votuar gjithmonë. Kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet me votën e hapur,” tha Gashi.

Ai u shpreh gjithashtu i qetë lidhur me situatën e sigurisë në Kuvend, pas paralajmërimit për një mjet shpërthyes.

“Policia dhe institucionet e sigurisë po e kryejnë punën e vetë. Ne të tjerët duhet t’i kryejmë punët tona,” deklaroi deputeti i LDK-së.

Seanca konstituive, e cila ishte paraparë të mbahej në orën 11:00, u shty për në orën 20:00 për shkak të paralajmërimit për një bombë brenda ndërtesës së Kuvendit. Pas kësaj, Policia e Kosovës kërkoi nga deputetët që ta lirojnë ndërtesën.

Continue Reading

Lajmet

Çitaku: Edhe më të rrezikshme se kërcënimi me bombë janë prirjet totalitare të LVV-së

Published

on

By

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, komentoi kërcënimin e sotëm me bombë në Kuvendin e Kosovës, i cili fatmirësisht doli të jetë i rrejshëm. Megjithatë, ajo theksoi se prirjet totalitare të Lëvizjes Vetëvendosje përbëjnë rrezik më të madh për vendin.

“Po aq sa janë të rrezikshme dhe të trishtueshme sulmet që po i bëhen Kuvendit nga jashtë, qoftë me kërcënime të rrejshme, në aq e mos më shumë janë të rrezikshme prirjet totalitare që i kemi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe përpjekjet e tyre të vazhdueshme, tashmë pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, për të përmbysur rendin kushtetues,” tha Çitaku teksa hynte në sallën e Kuvendit për vazhdimin e seancës konstituive.

Continue Reading

Të kërkuara