Kronika e zezë

​Policia arreston një person të kërkuar në Ferizaj

I dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Publikuar

Sot rreth orës 12:30 në Ferizaj policia ka arrestuar një person të kërkuar i moshës 49 vjeçare.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Vjedhje ’’ me dënim burgimi prej një viti.

I dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 12:30 në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet B.K (M/K) i moshës 49 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Vjedhje ’’ me dënim burgimi prej një (1) viti. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, njofton policia.

Kronika e zezë

​Nuk respekton urdhrin mbrojtës nga gjykata, sulmon sërish ish-bashkëshorten

Rasti është inicuar si moszbatim i urdhrit mbrojtës.

Publikuar

nga

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të moszbatimit të urdhrit mbrojtës nga Gjykata, në Suharekë.

Të dielën një grua e cila kishte urdhër mbrojtës nga gjykata, ka njoftuar se ish-bashkëshorti i saj ka tentuar që me dhunë ta fuste në veturën e tij.

I dyshuari, sipas Policisë, është penguar nga disa persona, por i njëjti ka arritur që t’i marrë telefonin viktimës dhe të largohet në drejtim të panjohur.

Rasti është inicuar si moszbatim i urdhrit mbrojtës.

Suharekë, 25.09.2022-09:30. Viktima femër kosovare e cila kishte urdhër mbrojtës nga gjykata, ka njoftuar se ish-bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka tentuar që me dhunë ta fuste në veturën e tij . I dyshuari është penguar nga disa persona por i njëjti ka arritur që ti marr telefonin mobil viktimës dhe të largohet në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime”, njofton policia.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Gjakovë, një grua sulmohet fizikisht nga një familjare

Në raportin e policisë thuhet se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti është në procedurë të rregullt.

Publikuar

nga

Një grua nga Gjakova ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një familjare e saj, gjatë ditës së djeshme.

Në raportin e policisë thuhet se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti është në procedurë të rregullt.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Gjobitet shoferi për tejkalim shpejtësisë

Ngjarja ndodhi në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani’’ në Ferizaj.

Publikuar

nga

Policia e Komunikacionit Rrugor në ora 00:32 të mëngjesit ka ndaluar shoferin, i cili në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani” në Ferizaj, tejkaloi shpejtësinë.

Në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 152 km/h. Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet A.A (M/K) i moshës 26 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro, 5 pikë negative dhe një vit masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit.

“Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot në ora 00:32 të mëngjesit ka ndaluar shoferin me automjetin e udhëtarëve, i cili në rrugën ” Bajram e Gursel Sylejmani ’’ në Ferizaj, tejkaloi shpejtësinë ,ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 152 km/h. Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet A.A (M/K) i moshës 26 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro, 5 pikë negative dhe një (1) vit masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit. Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar. Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

​Vrasje në gjueti

Rasti është inicuar si vrasje nga pakujdesia.

Publikuar

nga

Të dielën paradite një burrë derisa ishte në gjueti-rekreacion, nga pakujdesia ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK .

Të dyshuarit i është konfiskuar një pushkë gjuetie me shtatë fishekë dhe është dërguar në mbajtje.

Rasti është inicuar si vrasje nga pakujdesia.

Kolovicë e Vjetër, Prishtinë, 25.09.2022-10:35. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa kanë qenë për gjueti-rekreacion, nga pakujdesia ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK . Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes. Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie me shtatë fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje“, thotë raporti i policisë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara