Sport

​Pirlo merr ofertë për t’iu kthyer punës si trajner

Klubi portugez ka menduar ta shkarkojë Jorge Jesusin, i cili po lidhet me një rikthim te Flamengo në Brazil.

Publikuar

Benfica po konsideron seriozisht mundësinë e emërimit të Andrea Pirlos si trajnerin e tyre të ardhshëm – sipas “Calciomercato”.

Klubi portugez ka menduar ta shkarkojë Jorge Jesusin, i cili po lidhet me një rikthim te Flamengo në Brazil.

Pirlo është zgjedhja e parë e Benfica-s për të zëvendësuar Jesusin, me italianin që ka mbetur pa punë që kur u shkarkua nga Juventusi në fund të sezonit 2020-21.

Sport

​200 milionë për transformimin rrënjësor të infrastrukturës së futbollit

Ai ka thënë se tashmë ka nisur rindërtimi i tërësishëm i fushës së stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, teksa punimet vazhdojnë në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Publikuar

nga

Kryeministri Albin Kurti ka folur rreth zhvillimit të infrastrukturës së sportit në Kosovë, përfshirë edhe ndërtimin e stadiumit nacional. Ai ka thënë se tashmë ka nisur rindërtimi i tërësishëm i fushës së stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, teksa punimet vazhdojnë në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.

“Për përfundimin e punimeve në stadiumin e qytetit të Gjakovës kemi zotuar 9 milionë euro. Po hartohen projektet për renovimin e stadiumit të Pejës dhe ndërtimin e stadiumit të ri të Ferizajt. Për stadiumin e Gjilanit po zhvillohen procedurat e prokurimit për zbatimin e punimeve, ndërsa shumë shpejt nisim procedurat për fazën e fundit të punimeve në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Punimet janë duke vazhduar edhe në stadiumet e Malishevës e Shtimes, si dhe në fushat ndihmëse në Bërnicë, Gjilan, Raushiq, Studençan, Komoran dhe Kllokot, teksa janë shpallur procedurat për hartim të projekteve për stadiumet e reja të Suharekës dhe Rahovecit.

Pjesë e planit pesëvjeçar për zhvillimin e infrastrukturës së fushave sportive të futbollit janë edhe renovimi i stadiumeve në Vushtrri, Kamenicë, Mitrovicë (“Riza Lushta”), Podujevë dhe Drenas.

“Vlera totale e investimeve në infrastrukturën e futbollit është afër 200 milionë euro, teksa gjatë këtij viti do të nisin procedurat për stadiumin nacional të Kosovës”, ka thënë Kurti.

Plani pesëvjeçar për infrastrukturën e futbollit është dakordim mes Qeverisë, komunave dhe Federatës së Futbollit të Kosovës dhe i njëjti i është prezantuar dhe ka marrë mbështetjen e FIFA-s dhe UEFA-s.

Vazhdo të lexosh

Sport

Dy përballje interesante zhvillohen sot në Albi Mall Superligën e Kosovës

Të dy përballjet luhen me fillim nga ora 15:00.

Publikuar

nga

Sot zhvillohen dy përballje interesante në kuadër të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Ndeshja e parë e vlefshme për xhiron e 30-të të kampionatit do të zhvillohet ndërmjet Malishevës dhe Prishtinës. Malishevasit presin në shtëpi skuadrën kryeqytetase, ku edhe do të tentojnë fitoren për të ndjekur tri vendet e para në tabelë.

Ndërsa Llapi e pret në “Zahir Pajaziti” skuadrën e Fushë Kosovës. Tahir Batatina me skuadrën e tij do të vazhdoj të ndjek Ballkanin i cili gjendet në vendin e parë me katër pikë më tepër se ata dhe e Dritën që gjendet vetëm dy pike mbi Llapin.

Të dy përballjet luhen me fillim nga ora 15:00./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Albi Mall Superliga vjen me tri ndeshje interesante në program

Të tri ndeshjet pritet të luhen me fillim nga ora 15:00.

Publikuar

nga

Sot do të zhvillohen tri ndeshje në kuadër të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Java e 30-të fillon me super-përballjen ndërmjet kampionit aktual dhe liderit të tabelës, Ballkani, i cili e pret në “Stadiumin e Qytetit” në Suharekë, Dritën. Skuadra e Ilir Dajës ka të grumbulluara 57 pikë gjithsej dhe synon ta ruajë vendin e parë në klasifikim, ku ndiqet pikërisht nga Drita me vetëm dy pikë më pak se ata.

Në ndeshjen tjetër Gjilani e pret në shtëpi Feronikeli ’74, ku edhe ky pritet të jetë një duel mjaftë interesant. Me gjilanasit të cilët janë vetëm tri pike para skuadrës nga Drenasi dhe do të kërkojnë të ikin sa më shumë nga “zona e ftohtë”.

Ndërkaq, Dukagjini, pas barazimit me Llapin, udhëton drejt Prizrenit ku pritet nga Liria në stadiumin “Përparim Thaqi”. Dukagjinit i duhet fitore në këtë përballje në mënyrë që ta ruaj distancën në tabelë me Gjilanin, i cili gjendet vetem katër pike prapa tyre.

Të tri ndeshjet pritet të luhen me fillim nga ora 15:00./UBTNews/

 

Vazhdo të lexosh

Sport

Zinedine Zidane shumë pranë emërtimit si trajner i Bayern Munich

33-herë kampionët e Gjermanisë kanë nisur bisedimet për ta ulur në stolin e trajnerit, legjendën e futbollit francez, Zinedine Zidane.

Publikuar

nga

Bayern Munich nuk po kalon nëpër një formë të mirë nën drejtimin e Thomas Tuchelit këtë sezon dhe si duket aventurës së tij te bavarezët po i afrohet fundi.

Drejtuesit e klubit gjerman para disa javësh kishin filluar kontaktet me ‘ishin’ e tyre, Juilan Nagelsmann, mirëpo ai refuzoi të merrte postin e trajnerit për herën e dytë te Bayerni. Kështu sot ai zyrtarizoi marrëveshjen e re me Kombëtaren e Gjermanisë.

Në anën tjetër, sipas mediave spanjolle, 33-herë kampionët e Gjermanisë kanë nisur bisedimet për ta ulur në stolin e trajnerit, legjendën e futbollit francez, Zinedine Zidane.

Zidane më parë kishte drejtuar vetëm Real Madrid-in, por që në këtë aventurë bilanci i tij është mbreslënës, duke fituar tri herë Ligën e Kampionëve dhe dy herë La Liga-n.

“Mundo Deportivo”, ka bërë të ditur se edhe për vetë Zidane, Bayern Munich cilësohet si një prej klubeve që plotësojnë kushtet të cilat kërkon ai për një projekt ambicioz, si për historinë që ka, ashtu edhe për projektet afatgjata që ndërton.

Palët pritet të vihen në kontakt në javët e ardhshme, për të diskutuar rreth një marrëveshje të mundshme./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara