Kronika e zezë

​Nisin hetimet, dy gra gjenden të vdekura në Mitrovicë

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen.

Publikuar

Dy gra gjatë ditës së djeshme kanë ndërruar jetë në rrethana të dyshimta në Mitrovicë.

Rasti i parë është raportuar të enjten rreth orës 18:10 se një grua është gjetur pa shenja jete, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kompetent.

Ndërkaq rasti i dytë në orën 18:19, ku është raportuar se viktima grua kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen.

Rasti është inicuar si vdekje e dyshuar.

Mitrovicë 08.09.2022 – 18:19. Është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Mitrovicë 08.09.2022 – 18:10. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kompetent. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Kronika e zezë

Tentim vrasje në Prishtinë

Hetimet po vazhdojnë.

Publikuar

nga

Një person është duke u trajtuar në QKUK, pasi që dyshohet se ndaj të njëjtit pas një mosmarrëveshje verbale, një i panjohur ka shtënë me armë zjarri dhe si pasojë ka pësuar lëndime në dorë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë dhe është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Një muaj paraburgim për terroristin që po trajtohet në QKUK

Ai dyshohet për vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Publikuar

nga

Gjykata Themelore Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit me inicialet V.T., pas seancës dëgjimore e cila u mbajt në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas njoftimit, kohëzgjatja e paraburgimit është prej një muaj.

Ai dyshohet për vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 126 i KPKS – së dhe kryerja e veprave terroriste nga neni129 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Prishtinë, 25 Shtator 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka mbajtur seancën dëgjimore në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ( QKUK), duke vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit V.T, i dyshuar për vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 126 i KPKS – së dhe kryerja e veprave terroriste nga neni129 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjyqtari i Procedurës Paraprake e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit V.T dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji”, thuhet në komunikatën për media.

Bëhet e ditur po ashtu, se masa e paraburgimit është caktuar në harmoni me nenin 182 të KPPRK dhe nenin 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 dhe paragrafit 1.3 të KPPRK-së.

Si gjithmonë, kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Zhduket një burrë në Gjilan

Ai është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Publikuar

nga

Një burrë është zhdukur pasditen e së dielës në qytetin e Gjilanit. Rastin në polici e ka raportuar një grua, e cila ka informuar se ai është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Shpërndante kokainë, arrestohet 44 vjeçari

Ngjarja ka ndodhur në Gjilan.

Publikuar

nga

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Gjilan, me qëllim të zbardhjes së një rasti, ku një person dyshohet se merrej me trafikim të narkotikëve, kanë ndërmarrë veprime operative dhe hetimore.

Policia e Kosovës gjatë trajtimit të rastit ka ardhur te konstatimi se i dyshuari, E. F., (viti i lindjes 1979, mashkull kosovar), me veprimet e tij ka konsumuar veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Sipas Policisë, i dyshuari gjatë veprimtarisë së shpërndarjes së lëndëve narkotike (kokainës), me qëllim që të mos bije në sy të Policisë, ka përdorur një shtëpi me qira dhe njëkohësisht ka shfrytëzuar vetura nga ‘rent a car’.

“Sot, më 22.09.2023, Policia ka arrestuar personin e dyshuar. Në koordinim me organet e drejtësisë është bërë kontrolli i banesës së të dyshuarit ku janë konfiskuar: 6.4 gramë substancë, që dyshohet të jetë kokainë, 1.5 gramë, dyshohet të jetë marihuanë, para të gatshme, një veturë dhe pesë telefona celularë. Në konsultim me prokurorin kompetent, i njëjti ka urdhëruar që pas intervistimit i dyshuari të ndalohet për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara