Kulturë, Lifestyle

​Nis ndërtimi i objektit të bibliotekës në Mitrovicë

Punimet pritet të përfundojnë vitin e ardhshëm.

Publikuar

Komuna e Mitrovicës ka nisur sot ndërtimin e objektit të bibliotekës së qytetit, “Latif Berisha”. Projekti i financuar nga Komuna e Mitrovicës arrin vlerën prej rreth 700 mijë euro, ndërsa punimet pritet të përfundojnë vitin e ardhshëm.

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ndërtimin e kësaj biblioteke e ka quajtur ndër projektet më të rëndësishme në mandatin e tij qeverisës. Sipas tij, paratë e investuara në arsim, kulturë, sport dhe shëndetësi, nuk janë shpenzim, por investimi më i duhur.

“Për mua është nder, kënaqësi, përgjegjësi, që sot jam këtu bashkë me juve në fillimin e ndërtimit të një prej objekteve ndër më të rëndësishmet në mandatin tim qeverisës. Jo si vlerë financiare, por si peshë dhe rëndësi, sepse çdo para e shpenzuar në arsim, kulturë dhe sport, nuk është shpenzim, është investimi më i duhur. Nuk ka ekonomi dhe prosperitet pa arsim, kulturë dhe pa shëndetësi…Kur kam bërë programin me të cilin kam garuar, kam qenë drejtpërdrejt i involvuar, i kam pasur tre pyetje për veten, kur bëhet ky projekt, sa kushton dhe nga financohet ky projekt. Pa i dhënë përgjigje vetes në këto pyetje, nuk e kam vendosur në program”, ka thënë Hamza.

Valdete Idrizi, drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Mitrovicë, e ka quajtur ditën e sotme historike për qytetin e Mitrovicës dhe qytetarët e saj. Ajo ka thënë se ndërtimi i bibliotekës në qytetin buzë Ibrit, ka qenë jo vetëm nevojë, por domosdoshmëri e kohës.

‘Jam shumë e lumtur, sepse sot me të vërtetë është një ditë historike… Jo se ka qenë nevojë, por ka qenë domosdoshmëri e kohës…Biblioteka e qytetit nuk ka pasur asnjëherë shtëpi të veten, asnjëherë objekt të saj”, ka theksuar Idrizi.

Ndërkaq sipas akademikut Isak Shema, të gjithë qytetarët e vendit i kanë sytë dhe përkushtimin nga Mitrovica.

“Mitrovica është vendi nga i kemi sytë të gjithë dhe ku e kemi përkushtimin tonë, prandaj me padurim presim jo vetëm ndërtimin, por edhe fillimin e punës të kësaj biblioteke”, është shprehur Shema.

Biblioteka në Mitrovicë gjatë periudhës së pasluftës kishte ndërruar disa herë adresë, por që së fundi ishte vendosur në lokacionin e qendrës multifunksionale “Omni Sport”, ku vazhdon të funksionojë edhe sot. 

Kulturë, Lifestyle

Origjina e lahutës dhe artizanati: Ekspozita në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar

Publikuar

nga

Në një demonstrim të pasurisë së trashëgimisë kulturore shqiptare, Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar shfaqet me një perlë të rrallë nga artizanati vendas: lahuta e gdhendur, e cila mbetet dëshmi e mjeshtërisë së gdhendjes prej drurit.

Kjo lahutë, e ruajtur me kujdes në sallat e MKAM, shënon një epokë të lashtë ku mjeshtëria e gdhendjes drurit kishte një rëndësi të jashtëzakonshme në kulturën dhe jetën e përditshme të popullit shqiptar. Gdhendja e drurit ka qenë një traditë e vjetër që ka lënë gjurmë të thella në identitetin kombëtar, duke përfaqësuar shprehjen më të lartë të aftësive artizanale.

Lahuta e shfaqur në MKAM është e pasuruar me motive lineare të përsëritura që rrethojnë sipërfaqen e saj, duke treguar një harmoni të vërtetë mes teknikës së gdhendjes dhe estetikës së thjeshtë dhe elegante. Me anë të kësaj vegle muzikore, malësorët e lashtë këndonin për ngjarje historike dhe për heronjtë që iu shërbenin si inspirim për brezat e ardhshëm.

“Origjina dhe artizanati”, cikli i ri në MKAM, dedikohet eksplorimit të trashëgimisë kulturore të artizanatit shqiptar, duke treguar se si teknikat e lashta si gdhendja e drurit janë transmetuar përmes shekujve dhe kanë mbijetuar deri në ditët e sotme si një pasuri e çmuar kombëtare.

Muzeu shfaqet si një qendër e pasurisë së artit mesjetar, duke eksponuar dhe mbrojtur jo vetëm objekte të pashlyera, por edhe historinë që ato përcjellin. Përmes koleksionit të tij të pasur, MKAM ndihmon në rikthimin e ndriçimit të trashëgimisë kulturore, duke e bërë atë të qasshme dhe të dashur për publikun e gjerë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Ritmi i historisë: 306 vjetori i operës ‘Scanderbeg’ nga Vivaldi në udhëheqje

Publikuar

nga

Më 22 korrik të vitit 1718, në skenën e teatrit “Teatro di via della Pergola” në Firence, u shfaq për herë të parë opera “Skënderbeu” e kompozuar nga Antonio Vivaldi, një vepër e rrallë në repertorin e tij. Opera ishte një nderim ndaj heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Teatri “Teatro di via della Pergola” ishte një institucion i rëndësishëm në kulturën italiane, i themeluar që nga viti 1657 me emrin “Teatro dell’Accademia degli Immobili”. Ai ishte një nga qendrat e inovacionit në operën italiane, duke marrë frymë nga propozimet artistike venedikase që kishin dominuar në fillim të shekullit XVII.

Libretisti i operës “Skënderbeu” ishte Antonio Salvi da Lucignano, ndërsa pjesët e mbetura të partiturave ruhen sot në Bibliotekën Kombëtare në Torino. Megjithëse mungon partitura e plotë, autografi i Vivaldit për këtë operë gjendet në vëllimin e dytë të koleksionit, duke përfshirë gjashtë kapituj të plotë të muzikës.

Kronikat e kohës tregojnë se opera u shfaq rreth 18 herë rresht, duke mbledhur sukses në çdo paraqitje. Studiuesit besojnë se faktori kryesor i suksesit të kësaj opere në atë periudhë ishte konteksti politik i kohës. Pas fitoreve të mëdha të Skënderbeut kundër Perandorisë Osmane, figura e tij ishte e rëndësishme në shpirtin e kohës në Venedik dhe shtetet italiane të tjera. Interesi për të ishte gjithashtu i lartë për shkak të rrezikut të ekspansionit otoman në Evropë.

“Skënderbeu” shënon një pikë kryesore në karrierën e Vivaldit si kompozitor operistik, duke i hapur atij rrugën për të fituar njohje të mëtejshme në skenën e operasë evropiane. Përkundër faktit që protagonisti i operës nuk i përket mitologjisë, por një figurë historike të afërt për kohën, figura e Skënderbeut mbeti e rëndësishme për kujtesën italiane dhe evropiane si udhëheqës i pavarur që rezistoi me sukses kundër forcave otomane.

Opera “Skënderbeu” tregon aftësitë kompozitore të Vivaldit për të trajtuar temat e historisë dhe heroizmit me një stil të jashtëzakonshëm muzikor, duke e bërë atë një kontribut të rëndësishëm në repertorin e operasë italiane të shekullit XVIII./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Eurovizioni i vitit të ardhshëm do të mbahet në Bazel ose Gjenevë

Publikuar

nga

Transmetuesi publik zviceran SRG SSR njoftoi se Eurovizioni i vitit të ardhshëm do të mbahet në Bazel ose Gjenevë. Vendimi përfundimtar për qytetin që do të presë muzikantët evropianë do të merret në fund të gushtit.

Lista e qyteteve të mundshme pritëse për Eurovision Song Contest është ngushtuar në dy, konkursi do të mbahet në Bazel ose Gjenevë, njoftoi shërbimi publik zviceran SRG SSR.

Përveç këtyre dy qyteteve, Cyrihu ka shprehur interesim për organizimin e garës më të madhe muzikore në botë, si dhe është dorëzuar një ofertë e përbashkët nga Berna dhe Bill.

Qyteteve të interesuara iu dha një afat deri në fund të qershorit për të dërguar ofertat dhe atyre iu kërkua të dërgonin informacione për sallën, planin e transportit publik, qëndrueshmërinë e konkursit, objektet hoteliere në dispozicion, sigurinë, çështjen e depozitimit të mbetjeve, si dhe ide se si vizitorët do ta përjetonin konkurrencën në qytetin e tyre.

Vendimi përfundimtar për qytetin pritës do të merret në fund të gushtit.

Zvicra fitoi fitoren e tretë në konkursin e këtij viti në Malmö falë Nemo dhe këngës The Code./KultPlus

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

“Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, në mbyllje procesi hartues dhe redaktimi në grupe

Publikuar

nga

Në përfundim të fazës së hartimit të Projektit “Fjalor i madh i gjuhës shqipe”, drejtuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bashkëpunim me Institutin Albanologjik të Prishtinës, u zhvillua takimi i rëndësishëm për finalizimin e veprës.

Takimi kishte një karakter konsultativ për të përmbyllur procesin e hartimit dhe redaktimit brenda grupeve pune. Diskutimet u fokusuan në përfundimin e fazës së tanishme të punës, si dhe në sistematizimin dhe unifikimin e paraqitjes leksikografike të materialeve të hartuara.

Anëtarët e grupeve pune nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë përfshinin Valter Memishën, si Sekretar Shkencor i Fjalorit dhe hartues, Anila Kananajn si hartuese dhe koordinatore, dhe Engjëllushe Karajn si hartuese.

Në takim morën pjesë edhe përfaqësues nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, përfshirë Shefkije Islamajn, Abdurrahim Maxhunin, Naim Berishën dhe Sejdi M. Gashin, të cilët kontribuan me hartimin e segmenteve të ndryshme të Fjalorit.

Në fund të takimit u bë e qartë se vepra ende nuk është e plotësuar plotësisht dhe secili hartues është nxitur të vazhdojë të pasurojë materialeve me fjalë, kuptime dhe shënime shtesë për të pasur një përmbajtje sa më të pasur dhe të përcaktuar gjuhësore./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara