Kronika e zezë

​IPK arrestoi pesë të dyshuar në operacionin e koduar “Ulpiana”

Operacioni u zhvillua në pesë lokacione të ndryshme.

Publikuar

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar pesë persona, në mesin e tyre një zyrtar policor, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, armëmbajtje pa leje dhe bixhoz të kundërligjshëm.

Operacioni u zhvillua në pesë lokacione të ndryshme ndaj të dyshuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të kundërligjshëm.

“Gjatë kontrolleve të lokacioneve të ndryshme hetuesit e IPK-së kanë sekuestruar gjësende të ndryshme përfshirë disa telefona mobil, dy USB, para të gatshme, dy pistoleta etj. Të ndaluar si pjesë e këtij operacioni janë pesë persona të dyshuar, një zyrtar policor dhe katër qytetarë”, ka njoftuar IPK-ja.

Veprat penale për të cilat dyshohen të dyshuarit janë: “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”, “Armëmbajtje pa leje”, “Dhënie ndihme kryesit të veprës penale pas kryerjes së veprës penale” dhe “Organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të kundërligjshëm”.

Kronika e zezë

Gjenden dy granata dore në një objekt në Graçanicë

Publikuar

nga

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një objekt të braktisur në Graçanicë të hënën janë gjetur dy granata dore. Siç njofton PK-ja, granatat janë tërhequr nga njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe KFOR-it.

“Gjatë kryerjes së punimeve në një objekt të braktisur, janë gjetur dy mjete të dyshimta (granata dore), të cilat janë tërhequr nga njësitet e FSK-se dhe KFOR-it në mënyrë të sigurt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Nënë e bijë vdesin si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën Dragash-Zhur

Publikuar

nga

Nënë e bijë kanë mbetur të vdekura si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 10:30 në rrugën Dragash-Zhur (Laku i Keq). 

Policia e Kosovës njofton se në këtë aksident kanë qenë të përfshira një kamion me rimorkio dhe një automjet i udhëtarëve.

“Lidhur me rastin dhe mjetet e përfshira në aksident, janë duke u kryer hetimet nga njësia e Trafikut Rajonal e Prizrenit. Në vendin e ngjarjes kanë ndalur edhe zyrtar të lartë nga Njësia e trafikut rajonal, prokurori i rastit dhe njësitet tjera relevante”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Trupat e pajetë janë dërguar në IML Prishtinë, ndërsa i dyshuari pas marrjes së ndihmës mjekësore është dërguar në ndalim policor për 48 orë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Një burrë gjendet i shtrirë në trotuar në Mitrovicë

Publikuar

nga

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Mitrovicë më 2 qershor, është gjetur i shtrirë në trotuar me lëndime në kokë.

Sipas policisë, viktima është dërguar në spitalin e Mitrovicës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Në vend ngjarje kanë dalur njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Arrestohen tre burra në Gjakovë, dyshohet se dhunuan dy gra

Publikuar

nga

Tre burra janë arrestuar në Gjakovë nën dyshimin se kanë dhunuar dy gra, pasi të enjten janë kapur në një automjet bashkë me viktimat të cilat nuk kanë pasur dokument identifikimi.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se të dyshuarit ishin në një automjet me dy viktimat gra, të cilat nuk kishin dokument identifikimi. Më pas, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, derisa dy viktimat janë dërguar për ekzaminim mjekësor, pasi siç thuhet në raportin e policisë, dyshohet se janë keqpërdorur seksualisht.

“Gjakovë, 30.05.2024 – 02:00. Policia ka ndaluar një automjet në të cilën ishin tre meshkuj kosovarë, si dhe dy femra kosovare, të cilat nuk kishin dokument identifikimi. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të arrestohen dhe të dërgohen në mbajtje, ndërsa viktimat të cilat dyshohet se janë keqpërdorur seksualisht janë dërguar për ekzaminim mjekësor”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara