Kronika e zezë

​E shiti banesën dy herë, arrestohet prishtinasi për mashtrim

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Publikuar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi kishte shitur banesën viktimës mashkull kosovar, më pas të njëjtën banesë i kishte shitur një personi tjetër.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është inicuar si mashtrim.

“Prishtinë 01.08.2022 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ia kishte shitur banesën viktimës mashkull kosovar, më pas të njëjtën banesë i kishte shitur një personi tjetër mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.   

Kronika e zezë

Viti, arrestohet kontrabandisti i kërkuar

I dyshuari I. M., viti i lindjes 1993 ka pasur urdhërarrest aktiv të lëshuar nga gjykata.

Publikuar

nga

Policia e Kosovës ka informuar sot se ka arrestuar një kontrabandist të kërkuar në Viti.

I dyshuari I. M., viti i lindjes 1993 ka pasur urdhërarrest aktiv të lëshuar nga gjykata.

“Me datën 22 mars 2023, rreth orës 07:00, njësitë policore Taskforcë nga Policia Kufitare kanë ndaluar një automjet transportues në Mjak të Vitisë, me drejtues dhe pasagjer, dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ku gjatë legjitimimit të tyre ka rezultuar se i dyshuari, drejtuesi i mjetit, me iniciale I. M., viti i lindjes 1993, kishte urdhërarrest aktiv të lëshuar nga gjykata kompetente, ku përveç kësaj po ashtu është vërtetuar se edhe mjeti të cilin e drejtonte ishte pa regjistrim valid.”, ka informuar Policia.

Pas veprimeve të ndërmarra, sipas Policisë, janë konfiskuar 40 thasë fara kungulli, 1000 kg dhe 50 pako arra të qëruara, 525kg, për të cilat “të dyshuarit nuk posedonin dokumente përkatëse dhe se të njëjtit po ashtu kanë pranuar se malli i ngarkuar është futur përmes rrugëve ilegale nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në Republikën e Kosovës”.

Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit, i dyshuari i cili kishte urdhërarrest i është dorëzuar stacionit policor përkatës për procedura të mëtejme.

“Malli i konfiskuar i dorëzohet Doganës së Kosovës, ndërsa rasti procedohet në procedurë të rregullt”, ka informuar Policia.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Një e moshuar gjendet e vdekur në Gjakovë

Vdekjen e të moshuarës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Publikuar

nga

Një e moshuar është gjetur e vdekur dje në shtëpinë e saj në Gjakovë.

Vdekjen e të moshuarës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

“Raportohet se viktima e moshuar femër kosovare, dyshohet se është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësit përkatëse policore, në konsultim me prokurorin trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka informuar Policia.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Dhunoi një të mitur, arrestohet burrë në Suharekë

Rasti ka ndodhur në muajin nëntor të vitit 2022.

Publikuar

nga

Policia ka informuar sot se një burrë është arrestuar në Suharekë për dhunimin e një të miture.

“Njësiti i hetimeve gjatë një pune hetimore, nën dyshimin e kryerjes së veprës së lart-cekur, kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar. Gjatë intervistës i njëjti ka pranuar se ka kryer marrëdhënie me viktimën femër kosovare e mitur”, ka informuar Policia.

Rasti ka ndodhur në muajin nëntor të vitit 2022.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Vrasje në tentativë në Ferizaj

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Publikuar

nga

Dy burra janë arrestuar dje në Ferizaj, pasi pas një mosmarrëveshjeje kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta një burrë.

Policia rastin e ka cilësuar “Vrasje në tentativë”.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, ka informuar Policia.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara